EASY CHECK – KONTROLLI FIZIK NË AMBIENTET E SUBJEKTIT

You are here

Çfarë është shërbimi EASY CHECK dhe kujt i ofrohet?

Shërbimi “Easy Check” i ofrohet të gjithë subjekteve dhe koncesionarëve që tregtojnë automjete duke mundësuar kryerjen e Kontrollit Fizik të mjeteve në ambientet e subjektit prej specialistëve të DPSHTRR, pa qenë nevoja për t’i sjellë mjetet te Kontrolli Fizik në drejtoritë rajonale. Ky shërbim aktualisht ofrohet VETËM nga DRSHTRR Tiranë dhe Durrës.

 

Si funksionon?

Pasi të plotësohet dhe dërgohet formulari me të dhënat e subjektit dhe të mjeteve të cilat do t’i nënshtrohen Kontrollit Fizik (minimalisht 5 mjete), subjekti do të kontaktohet me telefon/e-mail nga stafi i DRSHTRR përkatëse për përcaktimin e datës dhe orarit për Kontrollin Fizik.

Subjekti duhet të marrë masa për transportin e punonjësit të DRSHTRR deri në ambientet ku ndodhen mjetet të cilat do t’i nënshtrohen Kontrollit Fizik. Punonjësi i DRSHTRR do të vijojë më tej me përgatitjen e dokumentacionit përkatës.

Në një datë të dytë, punonjësi i autorizuar nga Subjekti për kryerjen e veprimeve paraqitet në sportelet e DRSHTRR përkatëse për procedurat e regjistrimit të mjeteve.

Pagesa për këtë shërbim kryhet ditën e paraqitjes në sportel me një kosto shtesë prej 1000 Lekë për mjet.

Të dhëna për kontakt:
Të dhëna për Mjetet

Unë i/e nënshkruari/a në dijeni të përgjegjësive penale që rrjedhin nga deklarimi dhe paraqitja e të dhënave e rrethanave të rreme, nën përgjegjësinë time personale deklaroj se të dhënat e paraqitura në këtë formular janë të vërteta dhe në respektim te ligit Nr. 9887 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" të ndryshuar, autorizoj me vullnetin tim të lirë institucionin, të përpunojë dhe të përdorë të dhënat e mia personale, për qëllimin e marrjes së shërbimit dhe efekte statistikore.
Njoftojmë se autorizimi i mëposhtëm është vullnetar.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga