Vetëdeklaro Kërkesën për të kryer një Ndryshim Konstruktiv në Mjet

You are here

*Ndryshimi konstruktiv konsiston në ndryshimin e një ose më shumë karakteristikave konstruktive, funksionale, apo sistemeve dhe pajisjeve të mjetit të cilët reflektohen si tregues teknik në lejen e qarkullimit.

TË DHËNAT E ZOTËRUESIT
TË DHËNAT E MJETIT
NGARKONI 3-5 FOTO

Ngarko foto për të vërtetuar nëse e keni kryer ose jo ndryshimin e kërkuar. Në foto duhet të dallohen qartë mjeti në disa pozicione, targa e mjetit dhe treguesi teknik për të cilin kërkoni të pajiseni me Autorizim. (jo më pak se 3 foto) *Komisionit shqyrtues mund t’i lindë e drejta të kërkojë informacione ose foto shtesë në rast se materialet e dërguara nga ju nuk janë bindëse!
 

Ngarko 3-5 foto
Files must be less than 5 MB.
Allowed file types: gif jpg jpeg png.
NGARKONI MANDAT PAGESËN

*Pagesa në bankë bëhet sipas emërtimeve të mëposhtme:

Mandat Arkëtimi

Emërtimi i Shërbimit: Kërkesë për Ndryshimin Konstruktiv

Përshkrimi: Specifikoni Targën e mjetit

Tarifa me TVSH: 700 Lekë

Pagesa në numrin e llogarisë së Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor ku do të merret shërbimi.

Kujdes! Pagesa e kryer nuk kthehet! Pagesa e tarifës së përcaktuar nuk detyron DPSHTRR që të vijojë me shqyrtimin e rastit apo konfirmimin e detyruar të aplikimit, në rast se ka mungesë në të dhënat e kërkuara. Ju do të kontaktoheni për çdo mungesë informacioni që do të evidentohet në aplikim. Në mungesë të mandat-pagesës, kërkesa juaj NUK do të shqyrtohet. Pas dërgimit të aplikimit me të gjitha të dhënat e kërkuara, qëndroni në pritje të vendimit të komisionin për aprovimin ose jo të kërkesës me anë të së cilës, në rast përgjigje pozitive, ju mund të filloni të kryeni punimet pranë një servisi të licencuar deri në certifikimin e ndryshimit të kërkuar.
Files must be less than 5 MB.
Allowed file types: gif jpg jpeg png.

Çfarë hapash duhet të ndjek nga aplikimi deri te ndryshimi i lejes së qarkullimit?

  1. Qëndroni në pritje të përgjigjes me email për konfirmimin (Autorizimin me email) ose refuzimin e shërbimit në rast problemi me aplikimin ose ndryshimin e kërkuar. (1 ditë pune).
  2. Pas pajisjes me Autorizimin me email dhe faturën e rregullt nga servisi vijohet me Identifikimin e Treguesve të mjetit në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Tarifa 1500 lekë.
  3. Pajisja me Leje Qarkullimi të re në të cilën reflektohet ndryshimi konstruktiv i kërkuar. Tarifa 1000 lekë leja e qarkullimit + 800 lekë azhurnimi i të dhënave teknike të mjetit në sistem.

Çfarë hapash duhet të ndjek nga aplikimi deri te ndryshimi i lejes së qarkullimit?

  1. Qëndroni në pritje të përgjigjes me email për konfirmimin (Autorizimin me email) ose refuzimin e shërbimit në rast problemi me aplikimin ose ndryshimin e kërkuar. (1 ditë pune).
  2. Pas marrjes se Autorizimit vijohet me ndryshimin konstruktiv pranë çdo servisi të licencuar i cili ofron këtë shërbim dhe përdor materiale të certifikuara dhe homologuara.
  3. Pas pajisjes me faturë të rregullt nga servisi vijohet me Identifikimin e Treguesve të mjetit në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Tarifa 1500 lekë.
  4. Pajisja me Leje Qarkullimi të re në të cilën reflektohet ndryshimi konstruktiv i kërkuar. Tarifa 1000 lekë leja e qarkullimit + 800 lekë azhurnimi i të dhënave teknike të mjetit në sistem.

Çfarë hapash duhet të ndjek nga aplikimi deri te ndryshimi i lejes së qarkullimit?

  1. Qëndroni në pritje të përgjigjes me email për konfirmimin (Autorizimin me email) ose refuzimin e shërbimit në rast problemi me aplikimin ose ndryshimin e kërkuar. (1 ditë pune).
  2. Pas pajisjes me faturë të rregullt nga servisi i licencuar i cili ofron këtë shërbim dhe përdor materiale të certifikuara dhe homologuara vijohet me pajisjen me Certifikatën e miratimit përfundimtar të ndryshimit lëshuar nga subjekti i licencuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE).
  3. Në përfundim të procesit vijohet me Identifikimin e Treguesve të mjetit dhe pajisjen me Leje Qarkullimi të re pranë DRSHTRR në të cilën reflektohet ndryshimi konstruktiv i kërkuar. Tarifa: 1500 lekë Identifikimi i Treguesve të mjetit + 1000 lekë leje qarkullimi + 800 lekë azhurnimi i të dhënave teknike të mjetit në sistem.

Çfarë hapash duhet të ndjek nga aplikimi deri te ndryshimi i lejes së qarkullimit?

  1. Qëndroni në pritje të përgjigjes me email për konfirmimin (Autorizimin me email) ose refuzimin e shërbimit në rast problemi me aplikimin ose ndryshimin e kërkuar. (1 ditë pune).
  2. Pas marrjes se Autorizimit vijohet me ndryshimin konstruktiv pranë çdo servisi të licencuar i cili ofron këtë shërbim dhe përdor materiale të certifikuara dhe homologuara.
  3. Pas pajisjes me faturë të rregullt nga servisi vijohet për pajisjen me Certifikatën e miratimit përfundimtar të ndryshimit lëshuar nga subjekti i licencuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE).
  4. Në përfundim të procesit vijohet me Identifikimin e Treguesve të mjetit dhe pajisjen me Leje Qarkullimi të re pranë DRSHTRR në të cilën reflektohet ndryshimi konstruktiv i kërkuar. Tarifa: 1500 lekë Identifikimi i Treguesve të mjetit + 1000 lekë leje qarkullimi + 800 lekë azhurnimi i të dhënave teknike të mjetit në sistem.
*Deklarimi i rremë ju ngarkon me përgjegjësi administrative.