Pagesa e Taksave Vjetore

You are here

Paguani Taksën Vjetore të Mjeteve të Përdorura - TVMP dhe Taksën Vjetore të Mjeteve të Luksit - TVML

DPSHTRR do të ofrojë shërbim për pagesën e taksave të mjeteve në sportelet e drejtorive rajonale dhe nëpërmjet bankës përmes aplikimit online në faqen zyrtare të DPSHTRR, krahas pagesës online në portalin e-Albania. Afatet e pagesave të taksave duhet të respektohen nëse keni plotësuar 365 ditë nga pagesa e vjetshme.

 

VINI RE!

  • Aplikimet për lejet e daljeve me mjet për të ardhur te sportelet e drejtorive rajonale të DPSHTRR, janë të detyrueshme për sa kohë që qytetarët duhet të vetëdeklarojnë lëvizjen me mjet sipas fashave të orareve të miratuara nga qeveria. Këto aplikime janë subjekt i vazhdueshëm i ndryshimeve të masava të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e COVID-19.
  • Qytetarët duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant për të mbrojtur veten dhe të tjerët, ndryshe nuk do marrin shërbim në sportelet e DPSHTRR.
  • Qytetarët që paraqiten në sportel duhet të respektojnë radhën dhe distancën prej të paktën 2 metra nga njëri-tjetri.
  • Për udhëtimin me mjet, kujdesuni që dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur për të lejuar qarkullimin e ajrit dhe që mjeti të dezinfektohet vazhdimisht për të ruajtur higjienën. Lejohen jo më shumë se 2 persona në mjet ku pasagjeri duhet të ulet te sedilja mbrapa diagonal me shoferin.
  • Për motomjetet, lejohet vetëm 1 person i cili duhet të jetë i pajisur me kaskë dhe maskë mbrojtëse.
  • Vizitoni vazhdimisht faqen zyrtare të DPSHTRR www.dpshtrr.gov.al për t’u informuar mbi oraret e shërbimit dhe të rejat më të fundit.
  • Orari i shërbimit në sportel: 08:00-16:00, nga e Hëna në të Premte.

 


SI TË PAGUAJMË TAKSAT E MJETEVE?

 

Shërbim direkt në Sportel - Drejtori Rajonale / Pajisu me Leje për Dalje

Kliko Këtu për vendndodhjen e Sporteleve dhe Lejen e Daljes


Pagesë Online përmes Portalit e-Albania

Kliko Këtu për pagesën përmes Portalit 


Aplikim Online dhe Pagesë përmes Bankave

Plotëso Formularin dhe Paguaj në Bankë 


Informacion për Kontrollin Teknik të Mjetit

Shërbimi i kolaudimit (kontrollit teknik) ofrohet dhe administrohet nga SGS Albania.

  • Filimisht, ju duhet të rezervoni takimin te SGS: https://www.automotivealbania.sgs.com
  • Pasi të keni konfirmuar takimin e kontrollit teknik te SGS, ju duhet të aplikoni në e-albania për të shkuar me mjetin te ambientet e SGS. Kliko këtu për aplikimin në e-Albania.
  • Nëse keni për të bërë shërbime edhe te DPSHTRR, ju duhet të plotësoni aplikimin veçmas për DPSHTRR te portal e-albania sipas orarit përkatës.

Më shumë informacion:
https://www.automotivealbania.sgs.com