Autoriparime, Pjesë Këmbimi

You are here

DAP - Dëshmi Aftësie Profesionale për Autoriparime

Përgjegjësi Teknik pajiset me “Dëshmi Aftësie Profesionale” të veprimtarisë së autoriparimit, për nënkategoritë:

  • Veprimtaritë e riparimit dhe të mirëmbajtjes së pjesëve mekanike dhe të motorit;
  • Riparimin dhe mirëmbajtjen e karrocerisë;
  • Riparimin dhe mirëmbajtjen e impiantit elektrik;
  • Riparimin dhe mirëmbajtjen e gomave;
  • Subjektet që blejnë, shesin mjete me motor dhe rimorkio;
  • Subjektet që mbledhin, depozitojnë, shkatërrojnë mjete ose pjesë të tyre të dala jashtë përdorimit apo të braktisura.

Aplikanti që kërkon të pajiset me DAP, duhet të plotësojë këto kërkesa:

  • Të jetë inxhinier mekanik ose teknik, mekanik transporti;
  • Të mos jetë dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera në ushtrimin e veprimtarive të përmendura në pikën 2, të nenit 3 të Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimet, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe të pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar;
  • Të ketë aftësi fizike për të kryer këtë veprimtari, të vërtetuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij.

Aplikantët që plotësojnë kushtet sipas nenit 11, të Udhëzimit Nr. 1546, datë 29.03.2016 për t’u pajisur me Vërtetimin e Regjistrimit, duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) ku kanë vendbanimin, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesën në formë deklarate për pajisje me DAP (ku të ketë përcaktuar edhe nënkategorinë/ritë e kërkuara);
  2. Dokument identifikimi;
  3. Kopje e noterizuar e Diplomës (Inxhinier mekanik) ose Dëftesës së Pjekurisë (Teknik i mesëm mekanik);
  4. Në bazë të shkresës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kandidatët që janë me arsimin teknik mekanik transporti, duhet të kenë përvojë pune në veprimtarinë e autoriparimit, jo më pak se 5 vjet;
  5. Dokumentacion teknik justifikues (origjinal ose fotokopje të noterizuar) për atë që është paraqitur si veprimtari e kryer prej tij, në CV, që kanë lidhje me fushën e veprimtarisë së nënkategorisë përkatëse;
  6. Vetëdeklarim i personit, në lidhje me gjendjen e tij me organin e gjykatës, që nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera në ushtrimin e veprimtarive të përmendura në pikën 2, të nenit 3, të Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006;
  7. Vërtetim për aftësitë fizike për të kryer veprimtarinë e kërkuar, të vërtetuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij.

Nëse aplikani e ka vendbanimin në Tiranë, aplikimi bëhet pranë zyrave në ish NSHRAK. 

DPSHTRR organizon kurse kualifikimi, sipas programeve të miratuara nga Ministri Përgjegjës për Transportin Rrugor, me shkresë Nr. 7449/1, datë 22.10.2007.

Për këtë qëllim:

  1. Aplikantët e pajisur me Vërtetim Aplikimi, sipas nenit 6, të Rregullores Nr. 4, datë 21.04.2016, duhet t’i nënshtrohen kursit të detyruar teorik të kualifikimit, në datat e programuara nga DPSHTRR-ja, pasi të jenë pajisur më parë me programin përkatës, i cili është pjesë përbërëse e kësaj rregulloreje.
  2. Kurset e trajnimit do të organizohen të programuara nga Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale, nëpërmjet specialistëve të kësaj fushe.

Sipas programit të miratur kandidatët duhet të ndjekin kursin prej 33 orësh trajnimi.

Në provim, merren aplikantët që janë të pajisur me autorizim dhe që kanë marrë pjesë në kursin përkatës të trajnimit.

Aplikantët për pajisje me DAP (Dëshmi Aftësie Profesionale), kanë të drejtë të paraqiten në provimin e njohurive të fituara në kurset e trajnimit, deri në 3 herë, brenda afatit të vlefshmërisë së autorizimit dhe vetëm në seksionet e kërkuara prej tyre.

Rinovimi i DAP bëhet në rastet kur ky dokument dëmtohet (të dhënat e tij bëhen të palexueshme), shkatërrohet ose humbet.

Aplikimi për rinovim të DAP kryhet pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) ku ka vendbanimin aplikanti. Nëse aplikani e ka vendbanimin në Tiranë, aplikimi bëhet pranë zyrave në ish NSHRAK. 

  1. Në rastin e dëmtimit, subjekti dorëzon dokumentin e vjetër të dëmtuar, dokumentin e identifikimit dhe 2 fotografi.
  2. Në rastin e shkatërrimit, humbjes ose vjedhjes së dokumentit, subjekti duhet të paraqesë dokumentin e identifikimit, të dorëzojë 2 fotografi si dhe deklarimin përkatës për arsyen e rinovimit.
  3. Në të gjitha rastet, subjekti kërkues, plotëson kërkesën.
  4. Dokumentat e mësipërme së bashku me një kopje të faturës dhe mandat-arkëtimit, administrohen në dosjen përkatëse të subjektit kërkues.
  5. Procedurat e mëtejshme janë të njëjta si në rastin e aplikimit për herë të parë.
  • Ligji Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre, të dala jashtë përdorimit, ose të braktisura për veprimtaritë që lidhen me to”;
  • Udhëzimi Nr. 1546, datë 29.03.2016 “Autoriparimi i mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove”;
  • Subjektet që kërkojnë të ushtrojnë këtë veprimtari duhet të kenë detyrimisht një përgjegjës teknik për kryerjen e veprimtarisë që përfshihet në Kategorinë me kodin VII.3.B.1/a, b,c,ç,d,dh;
  • Rregullore Nr.4, datë 21.04.2018 të DPSHTRR-së.

    DAP - Dëshmi Aftësie Profesionale për Tregtim të Pjesëve të Këmbimit

    Përgjegjësi Teknik pajiset me “Dëshmi Aftësie Profesionale” të veprimtarisë së Tregtimit të pjesëve të këmbimit, në plotësim të detyrimeve të pikës 2 dhe 3, të nenit 9, të Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006, “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar, (Kategoria VII.3.B.3).

    Aplikanti që kërkon të pajiset me DAP Tregtim Pjesësh Këmbimi, në përputhje me përcaktimet e bëra në Ligjin Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimet, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe të pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar, duhet të plotësojë këto kërkesa:

    1. Të jetë inxhinier mekanik ose teknik, mekanik transporti;
    2. Të mos jetë dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera në ushtrimin e veprimtarive të përmendura në pikën 2, të nenit 3 të këtij ligji;
    3. Të ketë aftësi fizike për të kryer këtë veprimtari, të vërtetuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij.

    Aplikantët që plotësojnë kushtet sipas nenit 11, të Udhëzimit Nr. 1546, datë 29.03.2016 për t’u pajisur me Vërtetimin e Regjistrimit, duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) ku kanë vendbanimin, dokumentacionin e mëposhtëm:

    1. Kërkesë në formë deklarate për pajisje me DAP (ku të ketë përcaktuar edhe nënkategorinë/ritë e kërkuara), sipas modelit 001S;
    2. Dokument Identifikimi;
    3. Kopje e noterizuar e Diplomës (Inxhinier mekanik) ose Dëftesës së Pjekurisë (Teknik i mesëm mekanik);
    4. Në bazë të shkresës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kandidatët që janë me arsimin teknik mekanik transporti, duhet të kenë përvojë pune në veprimtarinë e autoriparimit, jo më pak se 5 vjet;
    5. Dokumentacion teknik justifikues (origjinal ose fotokopje të noterizuar) për atë që është paraqitur si veprimtari e kryer prej tij, në CV, që kanë lidhje me fushën e veprimtarisë së nënkategorisë përkatëse;
    6. Vetëdeklarim i personit, në lidhje me gjendjen e tij me organin e gjykatës, që nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera në ushtrimin e veprimtarive të përmendura në pikën 2, të nenit 3, të Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006;
    7. Vërtetim për aftësitë fizike për të kryer veprimtarinë e kërkuar, të lëshuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij.

    Nëse aplikani e ka vendbanimin në Tiranë, aplikimi bëhet pranë zyrave në ish NSHRAK.

    DPSHTRR-ja, sipas përcaktimit në Ligjin Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimet, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe të pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, për përgatitjen teorike të aplikantëve që do të kërkojnë të pajisen me DAP ose VAP, organizon kurse kualifikimi, sipas programeve të miratuara nga Ministri Përgjegjës për Transportin Rrugor, me shkresë Nr. 7449/1, datë 22.10.2007.

    Për këtë qëllim:

    • Aplikantët e pajisur me Vërtetim Aplikimi, sipas nenit 6, të rregullores Nr. 4, datë 21.04.2016, duhet t’i nënshtrohen kursit të detyruar teorik të kualifikimit, në datat e programuara nga DPSHTRR-ja, pasi të jenë pajisur më parë me programin përkatës, i cili është pjesë përbërëse e kësaj rregulloreje.
    • Kurset e trajnimit do të organizohen të programuara nga Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale, nëpërmjet specialistëve të kësaj fushe.

    Sipas programit të miratur kandidatët duhet të ndjekin kursin prej 15 orësh trajnimi.

    Në provim, merren aplikantët që janë të pajisur me autorizim dhe që kanë marrë pjesë në kursin përkatës të trajnimit.

    Aplikantët për pajisje me DAP, kanë të drejtë të paraqiten në provimin e njohurive të fituara në kurset e trajnimit, deri në 3 herë, brenda afatit të vlefshmërisë së autorizimit dhe vetëm në seksionet e kërkuara prej tyre.

    Aplikimi për rinovim të DAP kryhet pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) ku ka vendbanimin aplikanti. Nëse aplikani e ka vendbanimin në Tiranë, aplikimi bëhet pranë zyrave në ish NSHRAK.

    Rinovimi i DAP - Tregtim pjesësh këmbimi bëhet në rastet kur ky dokument dëmtohet (të dhënat e tij bëhen të palexueshme), shkatërrohet ose humbet.

    1. Në rastin e dëmtimit, subjekti dorëzon dokumentin e vjetër të dëmtuar, dokumentin e identifikimit dhe 2 fotografi.
    2. Në rastin e shkatërrimit, humbjes ose vjedhjes së dokumentit, subjekti duhet të paraqesë dokumentin e identifikimit, të dorëzojë 2 fotografi si dhe deklarimin përkatës për arsyen e rinovimit.
    3. Në të gjitha rastet, subjekti kërkues, plotëson kërkesën model 001S.
    4. Dokumentet e mësipërme së bashku me një kopje të faturës dhe mandat-arkëtimit, administrohen në dosjen përkatëse të subjektit kërkues.