Dëshmia e Mësuesit të Teorisë shërben për ata që japin mësimin e teorisë në Autoshkolla. Mësues i teorisë duhet të jetë i pajisur me Diplomën e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike ose të jetë oficer transporti i diplomuar në Akademinë e Forcave Tokësore, si dhe të jenë, të pajisur të paktën me leje drejtimi të kategorisë "B".
Dokumentacioni i nevojshëm:
- Dokument identifikimi;
- Fotokopje e noterizuar e dokumentit të përfundimit të arsimit të lartë;
- Leja e Drejtimit;
- Fotografi (3 copë) me përmasa 4.2 cm × 3.5 cm.
Pagesa për regjistrim është 500 Lekë, provimi është pa pagesë, riprovimi është 600 Lekë. Pajisja me Dëshminë e Aftësisë Profesionale kushton 3,600 Lekë.
Dëshmia e Aftësisë Profesionale për Mësuesit e Teorisë është pa afat, rinovimi bëhet për rastet kur ajo dëmtohet, humbet ose kur zotëruesi i saj ndryshon vendbanim.
Pagesa për këtë shërbim është 800 Lekë