DAP për Mësues Teorie dhe Instruktor Praktike
Dëshmia e Mësuesit të Teorisë shërben për ata që japin mësimin e teorisë në Autoshkolla. Mësuesi i teorisë duhet të jetë i diplomuar inxhinier mekanik (profili mekanik).
Dokumentacioni i nevojshëm:
- Dokument identifikimi;
- Fotokopje e noterizuar e diplomës;
- Fotografi (2 copë) me përmasa 4.2 cm × 3.5 cm.
Provimi kryhet të premten e fundit të çdo muaji.
Tarifat:
Regjistrimi - 500 Lekë.
Riprovimi - 600 Lekë.
Pajisja me Dëshminë e Aftësisë Profesionale kushton 3,500 Lekë.
**Për qytetarët e Tiranës:
Regjistrimi për herë të parë për Dëshminë Mësues Teorie kryhet në Ish NShrak.
Rinovimi i DAP-it për Mësues Teorie
Dëshmia e Aftësisë Profesionale për Mësuesit e Teorisë është pa afat, rinovimi bëhet për rastet kur ajo dëmtohet, humbet ose kur zotëruesi i saj ndryshon vendbanim.
Dokumentacioni i nevojshëm për rinovim:
- Dokument identifikimi;
- Fotografi (2 copë) me përmasa 4.2 cm × 3.5 cm;
- Dëshmia e AftësisëProfesionale Mësues Teorie.
Tarifa për këtë shërbim është 3,500 Lekë.
**Për qytetarët e Tiranës:
Aplikimi për rinovimin e dëshmisë për Mësues Teorie kryhet pranë ish Nshrak.
Dëshmia e Instruktorit të Praktikës shërben për ata që japin mësimin e praktikës në Autoshkolla.
Instruktorët e Praktikës duhet:
- Të jenë me moshë mbi 30 vjeç dhe jo më shumë se 70 vjeç;
- Të kenë Dëftesë Pjekurie të arsimit të mesëm;
- Të kenë leje drejtimi të kategorisë për të cilën kërkon të testohet, të marrë prej 10 vitesh, ose leje drejtimi të vlefshme të një kategorie më të lartë.
Kriteret për pajisjen me Dëshmi Aftësie Profesionale për Instruktor Praktike
|
KATEGORIA E DËSHMISË PËR TË CILËN APLIKON
|
MOSHA E LËSHIMIT NË VITE
|
KATEGORIA E LEJES SË DREJTIMIT QË DUHET TË KETË APLIKANTI
|
DËSHMIA E INSTRUKTORIT TË PRAKTIKËS QË DUHET TË KETË APLIKANTI
|
KATEGORITË E LEJEDREJTIMIT PËR TË CILËT MUND TË PËRGATISË KANDIDATË
|
KUFIZIME
|
|
A
|
30 vjeç ≤ M ≤ 70 vjeç
|
Kategorinë “A”, të fituar prej 10 vitesh
|
Nuk ka detyrim
|
AM, A1, A2, A
|
JO
|
|
B
|
30 vjeç ≤ M ≤ 70 vjeç
|
Kategorinë “B”, të fituar prej 10 vitesh ose një kategori më të lartë
|
Nuk ka detyrim
|
B1, B
|
JO
|
|
BE
|
30 vjeç ≤ M≤ 70 vjeç
|
Kategorinë “BE”, të fituar prej 10 vitesh ose një kategori më të lartë, (“C1E”, “CE”, “D1E”, “DE”)
|
B
|
B1, B, BE
|
JO
|
|
C
|
30 vjeç ≤ M ≤ 70 vjeç
|
Kategorinë “C” të fituar prej 10 vitesh prej ose kategorisë “CE”
|
B
|
B1, B, C1, C
|
Pas Moshës 65 vjeç, lejohet të përdori për instruktim vetëm mjete praktike me peshë maksimale deri në 20 ton
|
|
CE
|
30 vjeç ≤ M ≤ 70 vjeç
|
Kategorinë “CE”, të fituar prej 10 vitesh
|
C
|
B1, B, C1, C, BE, C1E, CE
|
Pas Moshës 65 vjeç, lejohet të përdori për instruktim vetëm mjete praktike me peshë maksimale deri në 20 ton
|
|
D
|
30 vjeç ≤ M ≤ 65 vjeç
|
Kategorinë “D” të fituar prej 10 vitesh prej ose kategorisë “DE”
|
B
|
B1, B, D1, D
|
JO
|
|
65 vjeç ≤ M ≤ 70 vjeç
|
Kategorinë “D” të fituar prej 10 vitesh prej ose kategorisë “DE”
|
B
|
B1, B
|
Pas Moshës 65 vjeç, lejohet të përdori për instruktim vetëm mjete praktike të kategorisë B1 dhe B
|
|
DE
|
30 vjeç ≤ M ≤ 65 vjeç
|
Kategorinë “DE” të fituar prej 10 vitesh
|
D
|
B1, B, D1, D, BE, C1E, CE
|
JO
|
|
65 vjeç ≤ M ≤ 70 vjeç
|
Kategorinë “DE” të fituar prej 10 vitesh
|
D
|
B1, B, BE
|
Pas Moshës 65 vjeç, lejohet të përdori për instruktim vetëm mjete praktike të kategorisë B1 dhe B
|
Dëshmi aftësie profesionale për instruktor praktike, DAP i lëshohet aplikantit që ka fituar provat teorike dhe praktike për instruktor praktike në autoshkolla
Drejtuesi i mjetit që zotëron një dëshmi aftësie profesionale Mësues Teorie ose Instruktor praktike, DAP, përjashtohet nga detyrimi i provimit teorik për kategorinë e dëshmisë pasardhëse.
Dëshmia e aftësisë profesionale për instruktor praktike, DAP, ka vlefshmëri 5 vjet dhe nuk lëshohet ose rinovohet pas moshës 70 vjeç.
Dokumentacioni i nevojshëm:
- Dokument identifikimi;
- Fotokopje e noterizuar e dokumentit të përfundimit të arsimit të mesëm;
- Leja e drejtimit e vlefshme;
- Raporti mjeko-ligjor;
- Dëshminë e mëparshme nëse po kryen shtesë kategorie;
Provimi kryhet të premten e fundit të çdo muaji.
Tarifat:
Regjistrimi - 500 Lekë.
Riprovimi - 600 Lekë.
Pajisja me Dëshminë e Aftësisë Profesionale kushton 3,500 Lekë.
**Për qytetarët e Tiranës:
Regjistrimi për herë të parë për Dëshminë Instruktor Praktike kryhet pranë Ish NShrak.
Aplikimi për pajisjen me karton kryhet në Kashar.
Dëshmia e Aftësisë Profesionale për Instruktorët e Praktikës është me afat maksimal 5 vjeçar. Rinovimi bëhet për rastet kur mbaron afati, dëmtohet, humbet ose kur zotëruesi i saj ndryshon vendbanim.
Për rinovimin e saj nevojiten dokumentet e mëposhtme:
- Dokument identifikimi;
- Dëshmia e Aftësisë Profesionale Mësues Praktike;
- Leja e drejtimit e vlefshme.
Tarifa për këtë shërbim është 3,500 Lekë.
**Për qytetarët e Tiranës:
Aplikimi për rinovimin dhe duplikatin e dëshmisë për Instruktor Praktike kryhet në Kashar.