Kushtet për pajisjen me Dëshmi Taksisti:
Për t’u pajisur me Dëshmi Taksisti, aplikanti duhet:
- Të jetë i pajisur me leje drejtimi të vlefshme të kategorisë D1 ose D;
- T’i nënshtrohet një testimi ku të demonstrojë se ka njohuritë e nevojshme në fushën e transportit të udhëtarëve me taksi, si më poshtë:
- Licencimi për kryerjen e shërbimit të transportit të udhëtarëve me taksi, kriteret bazë të licencimit, dokumentacioni, afatet dhe vlefshmëria e licencës;
- Mënyra e organizimit të shërbimit taksi;
- Kushtet e veçanta që duhet të plotësojnë automjetet e shërbimit taksi;
- Normat e sjelljes gjatë ushtrimit të veprimtarisë së shërbimit taksi;
- Kryerja e shërbimit taksi, jashtë rrethit të regjistrimit;
- Zbatimi i çmimeve dhe i tarifave në shërbimin taksi;
- Sinjalet rrugore treguese;
- Hartat rrugore dhe përdorimi i tyre;
- Mënyra e veprimit në rast aksidenti;
- Sanksionet administrative ndaj drejtuesve të mjeteve taksi.
Provimi i Teorisë:
Testimi i njohurive teorike realizohet me kompjuter në Drejtorinë Rajonale ku ka bërë regjistrimin aplikanti.
Provimi i aplikantëve për Dëshmi Taksisti, kryhet në çdo ditë të javës (nga e Hëna në të Premte), gjatë orarit zyrtar të punës.
Testi i provimit përbëhet nga 30 pyetje të formuluara rreth temave të përmendura më sipër, ku për secilën temë gjenerohen 3 pyetje.
Për plotësimin e testit, aplikanti ka në dispozicion 30 minuta.
Për t’u shpallur fitues i provimit, aplikanti duhet të ketë dhënë të paktën 24 përgjigje korrekte nga 30 gjithsej.
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim për pajisje për herë të parë me Dëshmi Taksisti
- Dokument identifikimi;
- Kërkesë regjistrimi, e cila bëhet në sportel;
- Leje drejtimi, të paktën e kategorisë D1 (brenda afatit të vlefshmërisë;
- Fotografi me ngjyra për dokumenta me përmasa 4.2x3.4 cm, (1 copë);
- Raport i aftësisë në punë (lëshuar deri në 3 muaj para datës së aplikimit);
Tarifat:
Tarifa e regjistrimit për Pajisje me leje per provën e kontrollit të njohurive teorike --- 500 lekë.
Tarifa për pajisjen me Dëshminë e taksistit --- 3200 lekë.
Nëse një kandidat shpallet jo fitues për riprovimin e njohurive teorike për pajisje me Dëshmi Taksisti, tarifa është 400 lekë.
Vlefshmëria e dëshmisë: dy vite nga data e lëshimit.
Aplikimi për herë të parë si dhe rinovimi për qytetin e Tiranës bëhet në DRSHTRR Tiranë, në Kashar.
Dokumentacioni i nevojshëm për rinovim të Dëshmisë së Taksistit
- Dokument identifikimi;
- Kërkesë regjistrimi, e cila bëhet në sportel;
- Raport i aftësisë në punë (lëshuar deri në 3 muaj para datës së aplikimit);
- Fotografi me ngjyra për dokumenta me përmasa 4.2x3.4 cm, (1 copë);
- Dëshminë e taksistit që i ka përfunduar vlefshmëria (origjinale).
Tarifa e shërbimit: 500 lekë.
Vlefshmëria e dëshmisë: dy vjet nga data e lëshimit.
Lëshimi i Dublikatës së Dëshmisë së Taksistit
Lëshimi i dublikatës së dëshmisë së taksistit bëhet në rastet kur dëshmia humbet ose është dëmtuar. Në këto raste, për t’u pajisur me dëshmi taksisti dublikatë, aplikanti duhet të paraqesë këto dokumenta:
- Dokument identifikimi;
- Fotografi me ngjyra për dokumenta me përmasa 4.2x3.4 cm, (1 copë).
Tarifa e shërbimit: 500 lekë.
Vlefshmëria e dublikatës: Data e përfundimit të vlefshmërisë do të jetë e njëjtë me datën e përfundimit të vlefshmërisë së dëshmisë që i përket dublikata, ndërsa kur aplikanti paraqet Raportin e Aftësisë në punë (lëshuar tre muaj para datës së aplikimit) afati i vlefshmërisë do të jetë dy vjet nga data e aplikimit.
Udhëzues për Shërbimin Taksi