Transporti i Mallrave

You are here

ADR - Certifikatë e Trajnimit Profesional 

Certifikata e Trajnimit Profesional (ADR) shërben për drejtimin e mjeteve qe transportojnë mallrat e rrezikshme, të cilën e përfitojnë të gjithë shtetasit që kanë mbushur moshën 21 vjeç dhe që kanë një vit që drejtojnë një mjet mbi 3.5 ton (kategoria “C1”).

 

Pajisja për herë të parë me këtë Certifikatë në DRSHTRR-në që ka në juridiksion vendbanimin e aplikuesit, me këto dokumente me vete:

  • Dokument identifikimi;
  • Leja e Drejtimit;
  • Fotografi (2 copë) në format 4.2 cm x 3.5 cm;
  • Mandat arkëtimi 500 Lekë (Autorizimi).

Aplikanti duhet të marrë pjesë në kursin e kualifikimit për fitimin e njohurive bazë prej 18 orësh, duke bërë për këtë një pagesë prej 7200 Lekësh, pas së cilës do t’i nënshtrohet provimit përkatës dhe nëse shpallet fitues në këtë provim, të marrë pjesë në kursin e kualifikimit për njohuritë speciale prej 12 orësh, duke bërë një pagesë prej 4800 Lekësh, si dhe t'i nënshtrohet provimit përkatës. Autorizimi është i vlefshëm vetëm për 1 vit dhe duhet të rinovohet nëse i skadon afati.

  • Kursi i kualifikimit për fitimin e njohurive bazë (18 orë):         7,200 Lekë
  • Kursi i kualifikimit për njohuritë speciale (12 orë):            4,800 Lekë

 
Provimet kryhen pa pagesë, ndërsa riprovimet (në rastet kur aplikanti nuk është shpallur fitues i provimit të radhës) bëhen me pagesë 600 Lekë.
Për t’u pajisur me Certifikatën e Trajnimit Profesional ADR, pasi aplikanti është shpallur fitues në të dyja provimet, duhet të bëjë një pagesë 3,600 Lekë.
Afati i vlefshmërisë së Certifikatës ADR është 5 vjet. 

 

Rinovimi i Certifikatës ADR bëhet në DRSHTRR-në që ka në juridiksion vendbanimin e aplikuesit, me këto dokumente me vete: 

  • Dokument identifikimi;
  • Certifikata ADR;
  • Vërtetim banimi;
  • Leja e Drejtimit;
  • Mandat arkëtimi 500 Lekë (Autorizimi).

Aplikanti duhet të marrë pjesë në kursin e kualifikimit për rifreskimin e njohurive bazë dhe speciale prej 6 orësh, duke bërë për këtë një pagesë prej 2,400 Lekësh, pas të cilit do t’i nënshtrohet provimit përkatës. Autorizimi ka vlefshmëri 1-vjeçare dhe duhet të rinovohet nëse i skadon afati.
Për t’u pajisur me Certifikatën e Trajnimit Profesional ADR, të rinovuar, afati i vlefshmërisë të së cilës është për 5 vjet, pasi aplikanti është shpallur fitues në provimin e rinovimit, duhet të bëjë një pagesë 3,600 Lekë.

 

Dokumentacioni i nevojshëm për zëvendësimin e Certifikatës ADR si rezultat i dëmtimit, të humbjes ose vjedhjes është:

  • Dokument identifikimi;
  • Certifikata e mëparshme ADR (në rastin e dëmtimit);
  • Fotografi (2 copë) me ngjyra me përmasa 3.5 cm x 4.2 cm;
  • Mandat arkëtimi 800 Lekë.


CKP - Certifikatë e Kompetencës Profesionale 

Certifikata e Kompetencës Profesionale për Transportin e Mallrave (CKP) është dokument që provon se personi zotëron njohuri të mjaftueshme juridike, tregtare, financiare dhe teknike për drejtues veprimtarie të ndërmarrjes së transportit rrugor për mallra. Drejtues i Veprimtarisë së Ndërmarrjes së Transportit Rrugor është personi fizik i cili drejton efektivisht dhe vazhdimisht veprimtarinë e transportit të ndërmarrjes.

  • Brenda vendit të mallrave, e cila përfitohet nga kandidatët që kanë mbaruar arsimin e mesëm;
  • Ndërkombëtar të mallrave, e cila përfitohet nga kandidatët që kanë mbaruar arsimin e mesëm dhe që vërtetojnë se kanë një eksperiencë pune si administrator ose drejtor (për një periudhë 3-vjeçare, pa ndërprerje) në një ndërmarrje transporti rrugor, si dhe kandidatët që kanë mbaruar studimet e ciklit të parë në arsimin e lartë.

 

Aplikimi për CKP bëhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR-ve) ku ka vendbanimin aplikanti, me këto dokumente:

  • Dokument identifikimi;
  • Fotokopje e noterizuar e Diplomës të Shkollës, sipas kategorisë për të cilën aplikon;
  • Fotografi (6 copë) në format 4.2 cm x 3.5 cm;
  • Vërtetim banimi.

Detyrime në sportel:

  • Pagesa për zhvillimin e kursit të trajnimit, sipas arsimit përkatës të kandidatitit.

Organizimi i trajnimit për herë të parë
DPSHTRR (Sektori i Kualifikimeve Profesionale), organizon trajnimin e kandidatëve për Drejtues veprimtarie të ndërmarrjeve të transportit rrugor, me dy nivele:

  • 96 orë mësimi për transport brenda vendit për mallra;
  • 120 orë mësimi për transport ndërkombëtar për mallra.

Përkatësisht ndarja në orë mësimi:

  • Pjesa teknike 40 orë;
  • Pjesa ekonomike 28 orë;
  • Pjesa juridike 28 orë;
  • Transporti ndërkombëtar 24 orë.

 

Certifikata e Kompetencës Profesionale ka afat 5-vjeçar dhe aplikimi për rinovim bëhet të paktën 3 muaj para përfundimit të afatit të vlefshmërisë.
Kandidati përjashtohet nga provimi, por jo nga trajnimi. Aplikimi bëhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR-ve) ku ka vendbanimin aplikanti, me këto dokumente:

  1. Dokument identifikimi;
  2. Fotokopje e noterizuar e Diplomës të Shkollës, sipas kategorisë për të cilën aplikon;
  3. Fotografi (6 copë) në format 4.2 cm x 3.5 cm;
  4. Vërtetim banimi;
  5. Ekstrakt i QKB-së (për të vërtetuar se ka ushtruar për 3 vitet e fundit veprimtarinë e tij pa ndërprerje);
  6. Certifikatat origjinale (CKP);
  7. Mandat arkëtimi 800 Lekë për çdo Certifikatë;
  8. Pagesa e zhvillimit të kursit të trajnimit, sipas arsimit përkatës dhe eksperiencës në punë që vërtetohet me ekstraktin e QKB-së.

Pagesa për zhvillimin e kursit të trajnimit, sipas arsimit përkatës të kandidatit.

Organizimi i trajnimit për rinovim
DPSHTRR (Sektori i Kualifikimeve Profesionale), organizon trajnimin e reduktuar për kandidatët që paraqesin kërkesën e tyre për rinovimin e CKP-së. Trajnimi do të kryhet mbi bazë të veprimtarisë që ka ushtruar personi që zotëron CKP-në:

 Mbajtësi i CKP që vërteton që ka ushtruar veprimtarinë e tij pa ndërprerje në 3 vitet e fundit, i nënshtrohet trajnimit të reduktuar prej 24 orësh të ndara si më poshtë:

  • Pjesa teknike 7 orë;
  • Pjesa ekonomike 6 orë;
  • Pjesa juridike 6 orë;
  • Transporti ndërkombëtar 5 orë.

Mbajtësi i CKP që nuk vërteton që ka ushtruar veprimtarinë e tij pa ndërprerje në 3 vitet e fundit, i nënshtrohet trajnimit të reduktuar prej 48 orësh të ndara si më poshtë:

  • Pjesa teknike 14 orë,
  • Pjesa ekonomike 12 orë,
  • Pjesa juridike 12 orë,
  • Transporti ndërkombëtar 10 orë.

  • Në rast dëmtimi - kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe të shoqërohet me certifikatë origjinale.
  • Në rast humbje ose vjedhje - kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe të përmbajë sqarime të hollësishme mbi humbjen e saj.
  • Në rast ndryshimi të emrit - kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe të shoqërohet me certifikatën origjinale, si edhe dokument zyrtar që identifikojnë të njëjtin person.

Dokumentacioni i nevojshëm për zëvëndësimin e CKP-së është si më poshtë:

  • Dokument identifikimi;
  • Certifikata e mëparshme (në rastin e dëmtimit apo të ndryshimit të emrit);
  • Vërtetim banimi;
  • Fotografi me ngjyra me përmasa 3.5 cm x 4.2 cm sipas numrit të CKP-vë që do zëvëndësojë;
  • Mandat arkëtimi 800 Lekë për çdo Certifikatë.

Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP), është dokument personal, pjesë e dokumentacionit të qarkullimit të mjetit, e vlefshme vetëm për përdorimin e mjeteve të përcaktuara në kategoritë e shënuara të cilat në të gjitha rastet duhet të jenë në përputhje me kategoritë e lejes së drejtimit të mbajtësit të saj. 
CAP është një dokument që vërteton aftësimin profesional të përdoruesve të mjeteve rrugore që drejtohen me lejedrejtimi të kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, në përputhje me kërkesat e direktivës BE-2003/59/KE dhe me rregullat dhe kërkesat e reja që dalin nga zhvillimi i tregut të transportit rrugor të mallrave dhe udhëtarëve.
Modeli CAP, është pjesë e udhëzimit të Ministrit dhe e njëjtë me atë që parashikon Direktiva BE 2003/59/CE, prodhohet dhe shpërndahet nga strukturat e DPSHTRR-së.
Këto Certifikata lëshohen nga DRSHTRR-të, në varësi të kërkesës dhe lejes së drejtimit dhe janë 2 llojesh:

  • CAP për transportin e mallrave, për drejtuesit e mjeteve të destinuara për transporte specifike të mallrave me peshë maksimale të autorizuar mbi 3.5 ton, të pajisur me lejedrejtimi të kategorisë C1, C1E, C dhe CE;
  • CAP për transportin e udhëtarëve, për drejtuesit e mjeteve të destinuara apo autorizuara për transportin e udhëtarëve dhe nxënësve të shkollave, të pajisur me leje drejtimi të kategorisë D1, D1E,  D dhe DE.

Cilido që zotëron një CAP dhe është i pajisur me lejedrejtimi të kategorive C1 dhe D1 ose C dhe D, si dhe me ato që pasohen nga shtrirja e tyre, mund të kërkojë të pajiset me të dyja llojet e CAP, pasi të ketë kryer një trajnim periodik të veçantë dhe të jetë shpallur fitues i provimit përkatës teorik.

Pajisja me CAP
Përgatitja e kandidatëve që do të kërkojnë të pajisen për herë të parë me CAP, për transportin e mallrave ose për transportin e udhëtarëve, apo do të rinovojnë atë kur ti ketë mbaruar afati i vlefshmërisë, do të realizohet vetëm nëpërmjet kualifikimit fillestar dhe trajnimeve periodike, që do të kryhen në subjektet Autoshkollë të licencuara nga QKL-ja.
Për regjistrimin e kandidatëve, autoshkolla paraqet në zyrën e pranimit të DPSHTRR-së një kërkesë me shkrim sipas formularit model 04 CAP, si dhe dokumentacionin e kandidatit.
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin në kursin e kualifikimit fillestar:

  • Dokument identifikimi (fotokopje);
  • Leja e Drejtimit (fotokopje);
  • Certifikatë mjekësore e lëshuar jo më herët se 6 muaj nga data e aplikimit (origjinal).

Dokumentacioni nevojshëm për regjistrimin në kursin e trajnimit periodik:

  • Dokument identifikimi (fotokopje);
  • Certifikatë mjekësore e lëshuar jo më herët se 6 muaj nga data e aplikimit (origjinal).

Shkarko Pyetësorin CAP

Shkarko listën e Autoshkollave që përgatisin kursantët për pajisjen me CAP


DAP - Dëshmi Aftësie Profesionale për Mjetet Jashtë Norme në Kryerjen e Transporteve në Kushte Jonormale

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:
Aplikantët që kërkojnë të pajisen me Dëshminë e Aftësisë Profesionale, duhet të paraqiten pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rugor (DRSHTRR) ku kanë vendbanimin, me dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Dokument identifikimi;
  2. Kopje e noterizuar e Dëftesës së Pjekurisë;
  3. Vërtetim për aftësitë fizike për të kryer veprimtarinë e kërkuar të lëshuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij;
  4. Leje Drejtimi (nëse punonjësi është edhe drejtues i mjetit).

Programi i trajnimit për përgatitjen teorike të aplikantëve, sipas nenit 16 të Udhëzimit të Përbashkët të Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacionit dhe Ministrisë së Rendit Nr. 4447, datë 23.09.2003 “Për Shoqërimin Teknik të Mjeteve Jashtë Norme në Kryerjen e Transporteve në Kushte Jonormale” është hartuar nga Policia Rrugore, DPRR dhe DPSHTRR-ja dhe është miratuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore.

Përgatitja teorike e aplikantëve për  DAP 
DPSHTRR-ja, ashtu siç  është përcaktuar në nenin 15 të Udhëzimit Nr. 4447, datë 23.09.2003, pasi plotësohet një numër jo më i vogël së 10 aplikantë, organizon trajnimin. Kurset e trajnimit organizohen nga DPSHTRR e cila përpilon grafikun e zhvillimit të kursit të kualifikimit. Pjesëmarrja e aplikantëve në këto kurse pasqyrohet në regjistrin e pjesëmarrjes model 005 SHT pjesë e rregullores. Provimi i njohurive të fituara kushtëzohet me pjesëmarrjen e detyruar në kurset e trajnimit. Aplikantët që nuk kanë marrë pjesë në kurset e trajnimit, pavarësisht se i kanë kryer pagesat përkatëse, nuk do të lejohen të marrin pjesë në provimin e njohurive. 

Provimi i njohurive
Në provim, merren aplikantët që kanë marrë pjesë në kursin përkatës të trajnimit.

Rinovimi i DAP
Rinovimi i DAP të shoqëruesit teknik të mjeteve jashtë norme në kryerjen e transporteve jonormal, bëhet:

  • Kur i përfundon afati i vlefshmërisë;
  • Kur dëmtohet ose humbet.

Për të rinovuar Dëshminë e Aftësisë Profesionale, të paktën 1 muaj para përfundimit të afatit të vlefshmërisë, mbajtësi i saj duhet të drejtohet në zyrat përkatëse të DPSHTRR-së me dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Dokumentin e identifikimit;
  2. DAP të cilit i ka përfunduar afati;
  3. Vërtetim për aftësitë fizike për të kryer veprimtarinë e kërkuar, të lëshuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij.


Licencë për Transport të Mallrave me Mjete Jashtë Norme

Kjo licencë lëshohet nga DPSHTRR vetëm për subjektet juridike.
Dokumentat që nevojiten janë:

  1. Certifikatë e Kontrollit Fizik të mjetit;
  2. Certifikatë e Kompetencës Profesionale në Transportin Rrugor të Mallrave (mbahet fotokopje);
  3. Kontratë pune me Drejtuesin Teknik (nëse është i punësuar me kohëzgjatje të paktën 1-vjeçare);
  4. Kontratë qiraje (kur mjeti është marrë me qira);
  5. Garanci për qëndrueshmërinë financiare të subjektit.

Afati i Licencës është 5-vjeçar, pagesa është 20,000 Lekë.

  • Neni 15, 16, 32, Udhëzimi 15, datë 27.7.2007, i ndryshuar.

Licencë për Transport Ndërkombëtar Mallrash për të Tretë dhe me Qira

Dokumentat që nevojiten janë:

  1. Formulari i vetëdeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti);
  2. Ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB);
  3. Certifikatë e Kompetencës Profesionale në transportin rrugor ndërkombëtar të mallrave për drejtuesin teknik të subjektit;
  4. Kontratë pune me Drejtuesin Teknik (nëse është i punësuar me kohëzgjatje të paktën njëvjeçare);
  5. Garanci për qëndrueshmërinë financiare të subjektit (9,000 Euro për mjetin e parë dhe 5,000 Euro për çdo mjet shtesë).

Licenca është pa afat, pagesa është 30,000 Lekë.

Kujdes: Me pajisjen me Licencë, subjekti i transportit ka të drejtë të pajisë mjetet me certifikatë brenda 60 ditëve nga data e lëshimit, duke paraqitur lejen e qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje), pasi në rast se nuk tërheq licencën, autorizimin ose certifikatën, atëherë këtij i anulohet licenca, autorizimi ose certifikata.

  • VKM, Nr. 538, datë 26.05.2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga po ato nëpërmjet QKB dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, i ndryshuar;
  • VKM Nr. 325, datë 19.03.2008, “Për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe njohjen e dokumentave zyrtare, të caktuara për këta operatorë”, i ndryshuar;
  • Udhëzimi Nr. 15, datë 27.07.2007, i ndryshuar.
     

Certifikatë për Transport Ndërkombëtar Mallrash për të Tretë dhe me Qira

Apliko Online

Pajisje për herë të parë me Certifikatë
Pajisja për herë të parë me Certifikatë për Transport Ndërkombëtar Mallrash për të Tretë dhe me Qira bëhet pranë DPSHTRR. Për secilin nga mjetet që subjekti kërkon të pajisë me certifikatë, kërkohet Licencë për Transport Rrugor Ndërkombëtar Mallrash për të Tretë e me Qira.
Dokumentat që nevojiten janë:

  • Formulari i vetëdeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti);
  • Ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB);
  • Certifikatë e Kompetencës Profesionale në transportin rrugor ndërkombëtar të mallrave për drejtuesin teknik të subjektit;
  • Kontratë pune me Drejtuesin Teknik (nëse është i punësuar me kohëzgjatje të paktën njëvjeçare);
  • Garanci për qëndrueshmërinë financiare të subjektit (9,000 Euro për mjetin e parë dhe 5,000 Euro për çdo mjet shtesë).

Rinovimi i Certifikatës
Rinovimi i kësaj Certifikate, pas (pas përfundimit të vlefshmërisë), bëhet në zbatim të Udhëzimit Nr. 15, datë 27.7.2007, i ndryshuar.
Dokumentat që nevojiten janë:

  1. Formular i Vetëdeklarimit;
  • Administratori (përfaqësuesi ligjor);
  • Drejtuesi teknik është mbajtësi i Certifikatës së Kompetencës Ndërkombëtare të Mallrave (CKP);
  • Administratori është edhe Drejtues teknik.
  1. Ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB), i cili verifikohet dhe përpunohet nga nëpunësi i autorizuar i DPSHTRR-së;
  2. Leje qarkullimi për çdo mjet (mbahet fotokopje);
  3. Kontratë pune me Drejtuesin teknik (nëse është i punësuar me kohëzgjatje të paktën 1 vjeçare);
  4. Kontratë qiraje për mjetet me qira;
  5. Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim;
  6. Garanci për qëndrueshmërinë financiare të subjektit.

Afati i licencës është 5 vjet.
Tarifa                                                  Afati për 5 vjet
1. Certifikatë e tërheqësit                   10,000 Lekë /5 vjet
2. Kamion/rimorkio/1/2 rimorkio          Ton/kapacitet 10 Lekë/në vit


Certifikatë e Kontrollit Teknik të Sigurisë për Mjetet Motorike, Rimorkiot ose Gjysëm Rimorkiot, ndërmjet dy ose më shumë vendeve anëtare ECMT/CEMT

Kjo Certifikatë kërkohet për çdo mjet që bën transport ndërkombëtar të mallrave.
Dokumentat që nevojiten janë:

  1. Leje qarkullimi për çdo mjet (mbahet fotokopje);
  2. Kontrolli teknik për çdo mjet (mbahet fotokopje);
  3. CEMT, Euro III, IV, V, VI për mjetet motorike lëshuar nga prodhuesi (mbahet fotokopje);
  4. CEMT, për rimorkiot dhe ½ rimorkiot lëshuar nga prodhuesi ose e njëjta zyrë e DPSHTRR (mbahet fotokopje);
  5. Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim.

Afati është 1 vit, pagesa është 1,500 Lekë.

Apliko Online


ADR - Certifikatë Miratimi për Mjetet që Transportojnë disa Mallra të Rrezikshme

Kjo Certifikatë kërkohet për të gjitha mjetet që bëjnë transportin ndërkombëtar të disa mallrave të rrezikshme (vetëm brenda vendit).


Subjektet aplikojnë me kërkesë pranë DPSHTRR-së. Dokumentat që nevojiten janë:

  1. Modeli i aplikimit për certifikatën ADR, sipas aneksit 1, të shtojcës 1, për secilin mjet më vete;
  2. Certifikatë/ dëshmi e pronarit ose operatorit të autorizuar sipas aneksit 2, të shtojcës 1;
  3. Certifikatë e kontrollit teknik vjetor, e lëshuar jo më shumë se 40 ditë para ditës së caktuar për inspektim;
  4. Dokumentat e çisternës, për mjetet-çisternë, sipas modelit 013, të paraqitur në aneksin 9, të shtojcës 1;
  5. Certifikatën e miratimit ADR, të vitit paraardhës, nga prodhuesi, deklaratën e kombinuar të konformitetit që i bashkëlidhet formularit të aplikimit sipas aneksit;
  6. Certifikatë e miratimit ADR në 3 kopje së bashku me dokumentacionin përcillen në qendrën e inspektimit të zgjedhur nga subjekti, ku dërgohet dhe mjeti që do inspektohet në datën e caktuar në aneksin 1, të shtojcës 1.

Qendrat e inspektimit ADR të licencuara nga Ministria Përgjegjëse për Transportin Rrugor:

  1. LICENCË NR: 001 – Zotëruesi i kësaj licence: Shoqëria “AUTO TEKNO - TEST” SHPK
  2. LICENCË NR: 002 – Zotëruesi i kësaj licence: Shoqëria “ALMETA GMBH” SHPK
  3. LICENCË NR: 003 – Zotëruesi i kësaj licence: Shoqëria “ORLU” SHPK
  4. LICENCË NR: 004 – Zotëruesi i kësaj licence: Shoqëria “SHPRESA - AL” SHPK
  5. LICENCË NR: 005 – Zotëruesi i kësaj licence: Shoqëria “KASTRATI” SHPK

Afati i Certifikatës ADR për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshme është 1 vit nga data e lëshimit. Vlera e tarifës së shërbimit të shqyrtimit të dokumentacionit nga DPSHTRR për të gjitha llojet e mjeteve është 4 000 Lekë.

  • Udhëzimi Nr. 6, datë 27.05.2015, në përputhje me Marrëveshjen Europiane “Për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave të rrezikshme (ADR)”.

Certifikatë për Transport Ndërkombëtar Mallrash për Llogari të Vetë

*Kamionët me kapacitet transportues nën 1500 kg nuk certifikohen për veprimtarinë e transportit ndërkombëtar të mallrave për llogari të vet.
Veprimtaria e transportit ndërkombëtar të mallrave për llogari të vet ushtrohet kundrejt Certifikatës. Ky certifikim lëshohet për subjekte fizike ose juridike.

Dokumentat që nevojiten janë:

  1. Formulari i autodeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti);
  2. Ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB), i cili verifikohet dhe përpunohet nga nëpunësi i autorizuar i DRSHTRR-së;
  3. Leje e Qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje);
  4. Kontratë qiraje për mjetet me qira;
  5. Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim;
  6. Kontolli Teknik Periodik Vjetor.

Tarifa                                                   Afati 5 vjet                                    
1. Certifikatë e tërheqësit                    10 000 Lekë /5 vjet
2. Kamion/rimorkio/1/2 rimorkio          Ton/kapacitet 100 Lekë/në vit
Shënim: Aplikimi dhe marrja e Certifikatës bëhet pranë DRSHTRR-së ku subjekti ka selinë.


Certifikatë për Transport Mallrash të Rrezikshme Brenda Vendit

*Kamionët me kapacitet transportues nën 1,500 kg nuk certifikohen për transport mallrash brenda vendit.
Certifikata për Transport Mallrash të Rrezikshme Brenda Vendit lëshohet për subjekte fizike ose juridike.

Dokumentat që nevojiten janë:

  1. Formulari i vetëdeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti);
  2. Ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB), i cili verifikohet, përpunohet nga nëpunësi i autorizuar i DRSHTRR-së;
  3. Leje e Qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje);
  4. Kontratë qiraje për mjetet me qira;
  5. Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim;
  6. Kontolli Teknik Periodik Vjetor, (mbahet fotokopje);
  7. Certifikatë e miratimit për mjetet (vetëm brenda vendit) që transportojnë disa mallra të rrezikshme ADR, (Udhëzimi Nr. 6, datë 27.5.2015);
  8. Certifikatën e kontrollit të pajisjes së transportueshme për mallra të rrezikshme, lëshuar nga Instituti i Enëve nën Presion (model 13).

 
Tarifa                                                   Afati 5 vjet                                                
1. Certifikatë e tërheqësit                    10,000 Lekë /5 vjet
2. Kamion/rimorkio/1/2 rimorkio          Ton/kapacitet 100 Lekë/në vit
Shënim: Aplikimi dhe marrja e certifikatës bëhet pranë DRSHTRR-së ku subjekti ka selinë.


Certifikatë për Transport Ndërkombëtar Mallrash të Rrezikshme

Kamionët me kapacitet transportues nën 1500 kg nuk certifikohen për transportin ndërkombëtar të mallrave të rrezikshme.
Certifikata për Transport Ndërkombëtar Mallrash të Rrezikshme lëshohet për subjekte fizike ose juridike.

Dokumentat që nevojiten janë:

  1. Formulari i autodeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti);
  2. Ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB), i cili verifikohet, përpunohet nga nëpunësi i autorizuar i DRSHTRR-së;
  3. Leje e Qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje);
  4. Kontratë qiraje për mjetet me qira;
  5. Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim;
  6. Kontolli Teknik Periodik Vjetor, (mbahet fotokopje);
  7. Certifikatë e miratimit për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshme ADR (udhëzimi Nr. 6, datë 27.5.2015);
  8. Certifikatën e kontrollit të pajisjes së transportueshme për mallra të rrezikshme, lëshuar nga Instituti i Enëve nën Presion (model 13).

Afati i Certifikatës është nga 1 deri në 5 vjet.

Tarifa                                                   Afati 5 vjet                                                
1. Certifikatë e tërheqësit                   10,000 Lekë /5 vjet
2. Kamion/rimorkio/1/2 rimorkio          Ton/kapacitet 100 Lekë/në vit
Shënim: Aplikimi dhe marrja e Certifikatës bëhet pranë DRSHTRR-së ku subjekti ka selinë.


Llojet e mjeteve dhe mallrave që nuk kanë nevojë për licencim/certifikim

Nuk kanë nevojë për licencim/certifikim:

  • Mjete të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Brendshme dhe të Ministrisë së Drejtësisë;
  • Mjete të Kryqit të Kuq dhe ato mjete që transportojnë ndihma ushqimore e mjekësore në rastet e fatkeqësive natyrore;
  • Mjetet që transportojnë mallrat e rastit për ose nga aeroportet;
  • Transporti i kafshëve të gjalla me kamiona të specializuar për këtë qëllim;
  • Mjete që transportojnë pjesë këmbimi për mjetet e difektuara në rrugë, për anije ose për aeroplanë;
  • Mjete që shkojnë për të zëvendësuar një mjet të difektuar në rrugë;
  • Mjete që transportojnë objekte ose materiale për shfaqje teatrale, sportive, cirku, për regjistrime në radio, në televizion dhe për prodhime filmike;
  • Mjete të shërbimeve funerale;
  • Mjete të shërbimeve bankare;
  • Mjete të shërbimeve komunale;
  • Mjetet të transportit të ujit të pijshëm;
  • Mjeteve të Autoriteteve lokale për mbrojtjen Civile (MCR), të policisë, zjarrfikësve, autoambulancave, avaro-shpëtueseve të minierave;
  • Mjeteve të Urgjencës së elektrikut, ujit të pijshëm, telekomit, të aeroporteve brenda tyre;
  • Mjete të provës nga prodhuesi, autoshkollave;
  • Mjete të pastrimit të borës dhe shpërndarjes së kripës dhe rërës në rrugë;
  • Mjete që lëvizin të pajisur me mekanizma ngarkim-shkarkimi, trajlera ose rimorkio që nuk shërbejnë për transport mallrash por që lidhen me konstruksionin e mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve, rulat rrugore dhe rimorkiot e tyre.

  • Mallrat që transportohen me mjete që përfshihen në pikën 1, kur ato punojnë për llogari të vet;
  • Transporti i mbeturinave që dalin nga pastrimi i qyteteve dhe shërbimeve të tjera publike në qytete;
  • Çimento rifuxho nga fabrika për në objektet e ndërtimit;
  • Furnizimi i njësive tregtare me vezë, peshk i freskët, perime të freskëta, qumësht e prodhime të tij, kur ato ndodhen brenda qytetit;
  • Furnizimi i farmacive ose spitaleve me barna mjekësore brenda qytetit;
  • Transporti i postës, kur mjetet janë pronë e Drejtorisë së Përgjithshme të Postave;
  • Transporti i prodhimeve nga fermat bujqësore e blegtorale për në fabrikat e përpunimit;
  • Transporti i orendive, mobiljeve dhe sendeve të tjera shtëpiake, si edhe orendi e pajisje zyrash;
  • Transporti i sendeve apo lëndëve të konsumit publik si libra, pajisje shkollash, spitalesh apo qëndra shëndetësore, ose qëndra kërkimore shkencore;
  • Transporti i sendeve dhe lëndëve të forcave të armatosura;
  • Në të gjitha rastet e mësipërme, subjekti pronar i mjetit, vërteton me dokumenta zyrtare të lëshuara prej tij llojin dhe destinacionin e mallrave me përjashtim të forcave të armatosura.

(Sipas Udhëzimit Nr.1648, datë 16.08.1999 të MPPTT)