ADR - Certifikatë Miratimi për Mjetet që Transportojnë disa Mallra të Rrezikshme

You are here

ADR - CERTIFIKATË MIRATIMI PËR MJETET QË TRANSPORTOJNË DISA MALLRA TË RREZIKSHME

Aplikimi për herë të parë

Kjo Certifikatë kërkohet për të gjitha mjetet që bëjnë transportin ndërkombëtar të disa mallrave të rrezikshme (brenda vendit dhe ndërkombëtar). Subjektet aplikojnë me kërkesë pranë DPSHTRR-së.

Dokumentat që nevojiten janë:

  1. Modeli i aplikimit për certifikatën ADR, sipas aneksit 1, të shtojcës 1, për secilin mjet më vete;
  2. Certifikatë/ dëshmi e pronarit ose operatorit të autorizuar sipas aneksit 2, të shtojcës 1;
  3. Certifikatë e kontrollit teknik vjetor, e lëshuar jo më shumë se 40 ditë para ditës së caktuar për inspektim;
  4. Dokumentat e çisternës, për mjetet-çisternë, sipas modelit 013, të paraqitur në aneksin 9, të shtojcës 1;
  5. Certifikatë e miratimit ADR, të vitit paraardhës, nga prodhuesi, deklaratën e kombinuar të konformitetit që i bashkëlidhet formularit të aplikimit sipas aneksit;
  6. Certifikatë e miratimit ADR në 3 kopje së bashku me dokumentacionin përcillen në qendrën e inspektimit të zgjedhur nga subjekti, ku dërgohet dhe mjeti që do inspektohet në datën e caktuar në aneksin 1, të shtojcës 1.

Në përfundim të shqyrtimit, në rast miratimi subjekti pajiset me certifikatë miratimi ADR, që i lejon kryerjen e transportit të lëndëve të rrezikshme.

Afati i vlefshmërisë:          1 vit    

Tarifa:                                 4,000 lekë

 

Aplikimi për rinovim

Në rastet e rinovimit të certifikatës ADR ndiqet e njëjta procedurë si në rastin e aplikimit për herë të parë.

 

Aplikimi për zëvëndësim në rast dëmtimi/ humbje

Në rastet e zëvëndësimit  të certifikatës ADR ndiqet e njëjta procedurë si në rastin e aplikimit për herë të parë.

Tarifa: 

  • Zëvendësim - 2,000 Lekë

 

BAZA LIGJORE:

Udhëzimi nr. 6, datë 27.05.2015, në përputhje me Marrëveshjen Europiane “Për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave të rrezikshme (ADR)”.    


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga