Certifikata e Kompetencës Profesionale për Transportin e Mallrave (CKP) është dokument që provon se personi zotëron njohuri të mjaftueshme juridike, tregtare, financiare dhe teknike për drejtues veprimtarie të ndërmarrjes së transportit rrugor për mallra. Drejtues i Veprimtarisë së Ndërmarrjes së Transportit Rrugor është personi fizik i cili drejton efektivisht dhe vazhdimisht veprimtarinë e transportit të ndërmarrjes.
- Brenda vendit të mallrave, e cila përfitohet nga kandidatët që kanë mbaruar arsimin e mesëm;
- Ndërkombëtar të mallrave, e cila përfitohet nga kandidatët që kanë mbaruar arsimin e mesëm dhe që vërtetojnë se kanë një eksperiencë pune si administrator ose drejtor (për një periudhë 3-vjeçare, pa ndërprerje) në një ndërmarrje transporti rrugor, si dhe kandidatët që kanë mbaruar studimet e ciklit të parë në arsimin e lartë.
Aplikimi për CKP bëhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR-ve) ku ka vendbanimin aplikanti, me këto dokumente:
- Dokument identifikimi;
- Fotokopje e noterizuar e Diplomës ose Dëftesës së shkollës së mesme;
- Në rastin e arsimit të mesëm dorëzohet ekstrakti i QKB-së (për aplikantët që kërkojnë edhe transport ndërkombëtar;
- Fotografi (6 copë) në format 4.2 cm x 3.5 cm.
Detyrime në sportel:
- Pagesa për zhvillimin e kursit të trajnimit, sipas arsimit përkatës të kandidatitit.
- Tarifa për regjistrim - 500 lekë;
- Tarifa për trajnim - 400 lekë/ora.
Organizimi i trajnimit për herë të parë:
DPSHTRR (Sektori i Kualifikimeve Profesionale), organizon trajnimin e kandidatëve për drejtues veprimtarie të ndërmarrjeve të transportit rrugor, me dy nivele:
Përkatësisht ndarja në orë mësimi:
- Pjesa teknike 40 orë;
- Pjesa ekonomike 28 orë;
- Pjesa juridike 28 orë;
- Transporti ndërkombëtar 24 orë.
**Për qytetarët e Tiranës:
Aplikimi për herë të parë bëhet pranë ambienteve të Ish Nshrak.
Rinovimi i CKP-së
Certifikata e Kompetencës Profesionale ka afat 5-vjeçar dhe aplikimi për rinovim bëhet të paktën 3 muaj para përfundimit të afatit të vlefshmërisë.
Kandidati përjashtohet nga provimi, por jo nga trajnimi. Aplikimi bëhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR-ve) ku ka vendbanimin aplikanti, me këto dokumente:
- Dokument identifikimi;
- Fotokopje e noterizuar e Diplomës të Shkollës, sipas kategorisë për të cilën aplikon;
- Fotografi (6 copë) në format 4.2 cm x 3.5 cm;
- Ekstrakt i QKB-së;
- Certifikatat origjinale CKP për të cilat ka mbaruar afati;
- Mandat arkëtimi për regjistrim - 500 lekë;
- Mandat arkëtimi për trajnimin - 400 lekë/ora.
**Për qytetarët e Tiranës:
Aplikimi për rinovim bëhet pranë ambienteve të Ish Nshrak.
Organizimi i trajnimit për rinovim:
DPSHTRR (Sektori i Kualifikimeve Profesionale), organizon trajnimin e reduktuar për kandidatët që paraqesin kërkesën e tyre për rinovimin e CKP-së. Trajnimi do të kryhet mbi bazë të veprimtarisë që ka ushtruar personi që zotëron CKP-në:
Mbajtësi i CKP që vërteton që ka ushtruar veprimtarinë e tij pa ndërprerje në 3 vitet e fundit, i nënshtrohet trajnimit të reduktuar prej 24 orësh të ndara si më poshtë:
- Pjesa teknike 7 orë;
- Pjesa ekonomike 6 orë;
- Pjesa juridike 6 orë;
- Transporti ndërkombëtar 5 orë.
Mbajtësi i CKP që nuk vërteton që ka ushtruar veprimtarinë e tij pa ndërprerje në 3 vitet e fundit, i nënshtrohet trajnimit të reduktuar prej 48 orësh të ndara si më poshtë:
- Pjesa teknike 14 orë,
- Pjesa ekonomike 12 orë,
- Pjesa juridike 12 orë,
- Transporti ndërkombëtar 10 orë.
Në rast dëmtimi - kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe të shoqërohet me certifikatë origjinale.
Në rast humbje ose vjedhje - kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe të përmbajë sqarime të hollësishme mbi humbjen e saj.
Në rast ndryshimi të emrit - kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe të shoqërohet me certifikatën origjinale, si edhe dokument zyrtar që identifikojnë të njëjtin person.
Dokumentacioni i nevojshëm për zëvëndësimin e CKP-së është si më poshtë:
- Dokument identifikimi;
- Certifikata e mëparshme (në rastin e dëmtimit apo të ndryshimit të emrit);
- Fotografi me ngjyra me përmasa 3.5 cm x 4.2 cm sipas numrit të CKP-vë që do zëvëndësojë;
- Mandat arkëtimi 800 Lekë për çdo Certifikatë.