Certifikatë ATP

CERTIFIKATA ATP

Aplikimi për herë të parë

Me anë të këtij aplikimi subjekti pajiset me dokumentin nëpërmjet të cilit autoriteti kompetent certifikon zyrtarisht që miratohet një pajisje izotermike, ngrirëse, frigoriferike ose kaloriferike për transport ndërkombëtar rrugor të ushqimeve delikate, në përputhje me standardet e marrëveshjes ATP.

Subjektet aplikojnë me kërkesë pranë DPSHTRR-së.

Dokumentat që nevojiten janë:

  • Procesverbali i kolaudimit origjinal;
  • Leje qarkullimi;
  • Mandat pagesa.

Në përfundim të shqyrtimit, në rast miratimi subjekti pajiset me certifikatë ATP.

Afati i vlefshmërisë:   3 vite (6 vite në rast se mjeti është i ri).         

Tarifa:                          4,000 lekë

 

Aplikimi për rinovim

Në rastet e rinovimit të certifikatës ATP ndiqet e njëjta procedurë si në rastin e aplikimit për herë të parë.

Aplikimi për zëvëndësim në rast dëmtimi/ humbje

Në rastet e zëvëndësimit të certifikatës ATP ndiqet e njëjta procedurë si në rastin e aplikimit për herë të parë.

 

BAZA LIGJORE

Udhëzim nr. 7, datë 15.6.2012 “Për kontrollin e mjeteve të transportit në regjim të temperaturave të kontrolluara sipas marrëveshjes ATP”, i ndryshuar.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga