Certifikatë e Kontrollit Teknik të Sigurisë për Mjetet Motorike, Rimorkiot ose Gjysëm Rimorkiot, ndërmjet dy ose më shumë vendeve anëtare ECMT/CEMT

You are here

CERTIFIKATË E KONTROLLIT TEKNIK TË SIGURISË PËR MJETET MOTORIKE, RIMORKIOT OSE GJYSËM RIMORKIOT, NDËRMJET DY OSE MË SHUMË VENDEVE ANËTARE ECMT/CEMT

Aplikimi për herë të parë

Kjo certifikatë kërkohet për çdo mjet që bën transport ndërkombëtar të mallrave.

Aplikimi kryhet online në faqen web www.dpshtrr.al.

Dokumentat që nevojiten janë:

  1. Leje qarkullimi për çdo mjet;
  2. Kontrolli teknik për çdo mjet;
  3. CEMT, Euro III, IV, V, VI për mjetet motorike lëshuar nga prodhuesi;
  4. CEMT, për rimorkiot dhe ½ rimorkiot lëshuar nga prodhuesi ose e njëjta zyrë e DPSHTRR;
  5. Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim.

Pas shqyrtimit të aplikimit, subjekti pajisjet me certifikatën CEMT, certifikatë e cila i jep mundësinë që të kryejë transportin ndërkombëtar të mallrave.

Afati i vlefshmërisë:   Sipas afatit të certifikatës së kontrollit teknik.

Tarifa:  1,500 lekë.

 

Aplikimi për rinovim

Në rast të rinovimit të certifikatës CEMT procedura është e njëjtë si në rastin e aplikimit për herë të parë.

 

Aplikimi për zëvëndësim në rast dëmtimi/ humbje

Në rast të dëmtimit ose humbjes të certifikatës CEMT procedura është e njëjtë si në rastin e aplikimit për herë të parë.

 

BAZA LIGJORE

Udhëzimi nr. 8, datë 31.12.2020 “Për kriteret, rregullat dhe dokumentacionin për lëshimin e licencave dhe të certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave”.

 

Apliko Online


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga