Certifikatë për Transport Mallrash të Rrezikshme Brenda Vendit

You are here

Certifikatë për Transport Mallrash të Rrezikshme Brenda Vendit

*Kamionët me kapacitet transportues nën 1,500 kg nuk certifikohen për transport mallrash brenda vendit.
Certifikata për Transport Mallrash të Rrezikshme Brenda Vendit lëshohet për subjekte fizike ose juridike.

Dokumentat që nevojiten janë:

  • Formulari i vetëdeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti);
  • Ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB), i cili verifikohet, përpunohet nga nëpunësi i autorizuar i DRSHTRR-së;
  • Leje e Qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje);
  • Kontratë qiraje për mjetet me qira;
  • Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim;
  • Kontolli Teknik Periodik Vjetor, (mbahet fotokopje);
  • Certifikatë e miratimit për mjetet (vetëm brenda vendit) që transportojnë disa mallra të rrezikshme ADR, (Udhëzimi Nr. 6, datë 27.5.2015);
  • Certifikatën e kontrollit të pajisjes së transportueshme për mallra të rrezikshme, lëshuar nga Instituti i Enëve nën Presion (model 13).

 

Afati i vlefshmërisë - 5 vjet  

Tarifa:                                                                                              
1. Certifikatë e tërheqësit                    10,000 Lekë /5 vjet
2. Kamion/rimorkio/1/2 rimorkio          Ton/kapacitet 100 Lekë/në vit


Shënim: Aplikimi dhe marrja e certifikatës bëhet pranë DRSHTRR-së ku subjekti ka selinë.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga