Certifikatë për Transport Ndërkombëtar Mallrash të Rrezikshme

You are here

Certifikatë për Transport Ndërkombëtar Mallrash të Rrezikshme

Kamionët me kapacitet transportues nën 1500 kg nuk certifikohen për transportin ndërkombëtar të mallrave të rrezikshme.
Certifikata për Transport Ndërkombëtar Mallrash të Rrezikshme lëshohet për subjekte fizike ose juridike.

Dokumentat që nevojiten janë:

  1. Formulari i autodeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti);
  2. Ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB), i cili verifikohet, përpunohet nga nëpunësi i autorizuar i DRSHTRR-së;
  3. Leje e Qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje);
  4. Kontratë qiraje për mjetet me qira;
  5. Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim;
  6. Kontolli Teknik Periodik Vjetor, (mbahet fotokopje);
  7. Certifikatë e miratimit për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshme ADR (udhëzimi Nr. 6, datë 27.5.2015);
  8. Certifikatën e kontrollit të pajisjes së transportueshme për mallra të rrezikshme, lëshuar nga Instituti i Enëve nën Presion (model 13).

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës është nga 1 deri në 5 vjet.

Tarifa:                                                                                        
1. Certifikatë e tërheqësit                   10,000 Lekë /5 vjet
2. Kamion/rimorkio/1/2 rimorkio          Ton/kapacitet 100 Lekë/në vit


Shënim: Aplikimi dhe marrja e Certifikatës bëhet pranë DRSHTRR-së ku subjekti ka selinë.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga