Licencë për Transport të Mallrave me Mjete Jashtë Norme

You are here

   LICENCË PËR TRANSPORT TË MALLRAVE ME MJETE JASHTË NORME

Aplikimi për herë të parë

Kjo licencë lëshohet nga DPSHTRR vetëm për subjektet juridike.

Aplikimi për marrjen e këtij shërbimi kryhet në DPSHTRR.

Dokumentat që nevojiten janë:

  1. Certifikatë e Kontrollit Fizik të mjetit;
  2. Certifikatë e Kompetencës Profesionale në Transportin Rrugor të Mallrave (mbahet fotokopje);
  3. Kontratë pune me Drejtuesin Teknik (nëse është i punësuar me kohëzgjatje të paktën 1-vjeçare);
  4. Kontratë qiraje (kur mjeti është marrë me qira);
  5. Garanci për qëndrueshmërinë financiare të subjektit;
  6. Kërkesë me shkrim mbi shërbimin e kërkuar.

Në përfundim të shqyrtimit, subjekti pajiset me Licencë për Transport Mallrash me Mjete Jashtë  Norme.

Afati i vlefshmërisë së licencës:  5 Vjet

Tarifa:   20,000 Lekë.

 

Aplikimi për rinovim

Në rast të rinovimit të licencës procedura është e njëjtë si në rastin e aplikimit për herë të parë. Në këtë rast dorëzohet dhe licenca origjinale që i ka mbaruar afati i vlefshmërisë.

Aplikimi për zëvëndësim në rast dëmtimi/humbje

Në rast të zëvëndësimit të licencës procedura është e njëjtë si në rastin e aplikimit për herë të parë.

 

BAZA LIGJORE:

Neni 15, 16, 32, Udhëzimi 15, datë 27.7.2007, i ndryshuar.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga