Llojet e mjeteve dhe mallrave që nuk kanë nevojë për licencim/certifikim

You are here

Llojet e mjeteve dhe mallrave që nuk kanë nevojë për licencim/certifikim

Nuk kanë nevojë për licencim/certifikim:

  • Mjete të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Brendshme dhe të Ministrisë së Drejtësisë;
  • Mjete të Kryqit të Kuq dhe ato mjete që transportojnë ndihma ushqimore e mjekësore në rastet e fatkeqësive natyrore;
  • Mjetet që transportojnë mallrat e rastit për ose nga aeroportet;
  • Transporti i kafshëve të gjalla me kamiona të specializuar për këtë qëllim;
  • Mjete që transportojnë pjesë këmbimi për mjetet e difektuara në rrugë, për anije ose për aeroplanë;
  • Mjete që shkojnë për të zëvendësuar një mjet të difektuar në rrugë;
  • Mjete që transportojnë objekte ose materiale për shfaqje teatrale, sportive, cirku, për regjistrime në radio, në televizion dhe për prodhime filmike;
  • Mjete të shërbimeve funerale;
  • Mjete të shërbimeve bankare;
  • Mjete të shërbimeve komunale;
  • Mjetet të transportit të ujit të pijshëm;
  • Mjeteve të Autoriteteve lokale për mbrojtjen Civile (MCR), të policisë, zjarrfikësve, autoambulancave, avaro-shpëtueseve të minierave;
  • Mjeteve të Urgjencës së elektrikut, ujit të pijshëm, telekomit, të aeroporteve brenda tyre;
  • Mjete të provës nga prodhuesi, autoshkollave;
  • Mjete të pastrimit të borës dhe shpërndarjes së kripës dhe rërës në rrugë;
  • Mjete që lëvizin të pajisur me mekanizma ngarkim-shkarkimi, trajlera ose rimorkio që nuk shërbejnë për transport mallrash por që lidhen me konstruksionin e mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve, rulat rrugore dhe rimorkiot e tyre.
  • Mallrat që transportohen me mjete që përfshihen në pikën 1, kur ato punojnë për llogari të vet;
  • Transporti i mbeturinave që dalin nga pastrimi i qyteteve dhe shërbimeve të tjera publike në qytete;
  • Çimento rifuxho nga fabrika për në objektet e ndërtimit;
  • Furnizimi i njësive tregtare me vezë, peshk i freskët, perime të freskëta, qumësht e prodhime të tij, kur ato ndodhen brenda qytetit;
  • Furnizimi i farmacive ose spitaleve me barna mjekësore brenda qytetit;
  • Transporti i postës, kur mjetet janë pronë e Drejtorisë së Përgjithshme të Postave;
  • Transporti i prodhimeve nga fermat bujqësore e blegtorale për në fabrikat e përpunimit;
  • Transporti i orendive, mobiljeve dhe sendeve të tjera shtëpiake, si edhe orendi e pajisje zyrash;
  • Transporti i sendeve apo lëndëve të konsumit publik si libra, pajisje shkollash, spitalesh apo qëndra shëndetësore, ose qëndra kërkimore shkencore;
  • Transporti i sendeve dhe lëndëve të forcave të armatosura;
  • Në të gjitha rastet e mësipërme, subjekti pronar i mjetit, vërteton me dokumenta zyrtare të lëshuara prej tij llojin dhe destinacionin e mallrave me përjashtim të forcave të armatosura.

(Sipas Udhëzimit Nr.1648, datë 16.08.1999 të MPPTT)


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga