Transporti i Udhëtarëve

You are here

CKP - Certifikatë e Kompetencës Profesionale për Transportin e Udhëtarëve

Certifikata e Kompetencës Profesionale për Transportin e Udhëtarëve (CKP) është dokument që provon se personi zotëron njohuri të mjaftueshme juridike, tregtare, financiare dhe teknike për drejtues veprimtarie të ndërmarrjes së transportit rrugor për udhëtarë. Drejtues i Veprimtarisë së Ndërmarrjes së Transportit Rrugor është personi fizik i cili drejton efektivisht dhe vazhdimisht veprimtarinë e transportit të ndërmarrjes.

Certifikatat e Kompetencës Profesionale për Transportin Rrugor ndahet në :

  • Brenda vendit të udhëtarëve, e cila përfitohet nga kandidatët që kanë mbaruar arsimin e mesëm;
  • Ndërkombëtar të udhëtarëve, e cila përfitohet nga kandidatët që kanë mbaruar arsimin e mesëm dhe që vërtetojnë se kanë një eksperiencë pune si administrator ose drejtor (për një periudhë 3-vjeçare, pa ndërprerje) në një ndërmarrje transporti rrugor, si dhe kandidatët që kanë mbaruar studimet e ciklit të parë në arsimin e lartë.

Afati i CKP: 5 vjet 

Aplikimi për CKP bëhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR-ve) ku ka vendbanimin aplikanti, me këto dokumente:

  1. Dokument identifikimi;
  2. Fotokopje e noterizuar e Diplomës të Shkollës, sipas kategorisë për të cilën aplikon;
  3. Fotografi (6 copë) në format 4.2 cm x 3.5 cm;
  4. Vërtetim banimi.

Tarifa: 
1. Regjistrimi- 500 lekë 
2. Tarifa për trajnim- 400 lekë/ora 
3. Certifikata- 3600 lekë 

Në rast se aplikanti nuk shpallet fitues tarifa është 600 lekë.
Në rast se aplikanti përsërit kursin e trajnimit, tarifa e shërbimit është 200 lekë/ora.

DPSHTRR (Sektori i Kualifikimeve Profesionale), organizon trajnimin e kandidatëve për Drejtues veprimtarie të ndërmarrjeve të transportit rrugor, me dy nivele:

  • 96 orë mësimi për transport brenda vendit për udhëtarë;
  • 120 orë mësimi për transport ndërkombëtar për udhëtarë.

Përkatësisht ndarja në orë mësimi:

  • Pjesa teknike 40 orë;
  • Pjesa ekonomike 28 orë;
  • Pjesa juridike 28 orë;
  • Transporti ndërkombëtar 24 orë.

Certifikata e Kompetencës Profesionale ka afat 5-vjeçar dhe aplikimi për rinovim bëhet të paktën 3 muaj para përfundimit të afatit të vlefshmërisë.
Kandidati përjashtohet nga provimi, por jo nga trajnimi. Aplikimi bëhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR-ve) ku ka vendbanimin aplikanti, me këto dokumente:

  • Dokument identifikimi;
  • Fotokopje e noterizuar e Diplomës të Shkollës, sipas kategorisë për të cilën aplikon;
  • Fotografi (6 copë) në format 4.2 cm x 3.5 cm;
  • Vërtetim banimi;
  • Ekstrakt i QKB-së (për të vërtetuar se ka ushtruar për 3 vitet e fundit veprimtarinë e tij pa ndërprerje);
  • Certifikatat origjinale (CKP).
  • Mandat arkëtimi 800 Lekë për çdo certifikatë.
  • Pagesa e zhvillimit të kursit të trajnimit, sipas arsimit përkatës dhe eksperiencës në punë që vërtetohet me ekstraktin e QKB-së.

Tarifa për trajnim- 400 lekë/ora 

DPSHTRR (Sektori i Kualifikimeve Profesionale), organizon trajnimin e reduktuar për kandidatët që paraqesin kërkesën e tyre për rinovimin e CKP-së. Trajnimi do të kryhet mbi bazë të veprimtarisë që ka ushtruar personi që zotëron CKP-në:

  1. Mbajtësi i CKP që vërteton që ka ushtruar veprimtarinë e tij pa ndërprerje në 3 vitet e fundit, i nënshtrohet trajnimit të reduktuar prej 24 orësh të ndara si më poshtë:
    • Pjesa teknike 7 orë;
    • Pjesa ekonomike 6 orë;
    • Pjesa juridike 6 orë;
    • Transporti ndërkombëtar 5 orë.
  1. Mbajtësi i CKP që nuk vërteton që ka ushtruar veprimtarinë e tij pa ndërprerje në 3 vitet e fundit, i nënshtrohet trajnimit të reduktuar prej 48 orësh të ndara si më poshtë:
    • Pjesa teknike 14 orë;
    • Pjesa ekonomike 12 orë;
    • Pjesa juridike 12 orë;
    • Transporti ndërkombëtar 10 orë.

Zëvëndësimi i CKP-së
Në rast dëmtimi - kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe të shoqërohet me certifikatë origjinale.
Në rast humbje ose vjedhje - kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe të përmbajë sqarime të hollësishme mbi humbjen e saj.
Në rast ndryshimi të emrit - kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe të shoqërohet me certifikatën origjinale, si edhe dokument zyrtar që identifikojnë të njëjtin person.

Dokumentacioni i nevojshëm për zëvëndësimin e CKP-së është si më poshtë:

  • Dokument identifikimi;
  • Certifikata e mëparshme (në rastin e dëmtimit apo të ndryshimit të emrit);
  • Vërtetim banimi;
  • Fotografi me ngjyra me përmasa 3.5 cm x 4.2 cm sipas numrit të CKP-vë që do zëvëndësojë;
  • Mandat arkëtimi 800 Lekë për çdo Certifikatë.


CAP - Certifikatë e Aftësisë Profesionale për Transportin e Udhëtarëve

Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP), është dokument personal, pjesë e dokumentacionit të qarkullimit të mjetit, e vlefshme vetëm për përdorimin e mjeteve të përcaktuara në kategoritë e shënuara të cilat në të gjitha rastet duhet të jenë në përputhje me kategoritë e lejes së drejtimit të mbajtësit të saj. 
Modeli CAP, është pjesë e udhëzimit të Ministrit dhe e njëjtë me atë që parashikon Direktiva BE 2003/59/CE, prodhohet dhe shpërndahet nga strukturat e DPSHTRR-së.
Këto Certifikata lëshohen nga DRSHTRR-të, në varësi të kërkesës dhe lejes së drejtimit dhe janë 2 llojesh:

  • CAP për transportin e mallrave, për drejtuesit e mjeteve të destinuara për transporte specifike të mallrave me peshë maksimale të autorizuar mbi 3.5 ton, të pajisur me lejedrejtimi të kategorisë C1, C1E, C dhe CE;
  • CAP për transportin e udhëtarëve, për drejtuesit e mjeteve të destinuara apo autorizuara për transportin e udhëtarëve dhe nxënësve të shkollave, të pajisur me leje drejtimi të kategorisë D1, D1E,  D dhe DE.

Cilido që zotëron një CAP dhe është i pajisur me lejedrejtimi të kategorive C1 dhe D1 ose C dhe D, si dhe me ato që pasohen nga shtrirja e tyre, mund të kërkojë të pajiset me të dyja llojet e CAP, pasi të ketë kryer një trajnim periodik të veçantë dhe të jetë shpallur fitues i provimit përkatës teorik.


Gjurmo Certifikata e Aftësimit Profesional - CAP

Pas aplikimit për pajisjen me CAP, verifikoni nëse kartoni është prodhuar dhe dërguar pranë DRSHTRR-së ku keni kryer procedurat.

 

Gjurmo Certifikatën e Aftësimit Profesional - CAP

 

Përgatitja e kandidatëve që do të kërkojnë të pajisen për herë të parë me CAP, apo do të rinovojnë atë kur ti ketë mbaruar afati i vlefshmërisë, do të realizohet vetëm nëpërmjet kualifikimit fillestar dhe trajnimeve periodike, që do të kryhen në subjektet Autoshkollë të licencuara nga QKL-ja.
Për regjistrimin e kandidatëve, autoshkolla paraqet në zyrën e pranimit të DPSHTRR-së një kërkesë me shkrim si dhe dokumentacionin e kandidatit.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin në kursin e kualifikimit fillestar:

  • Dokument identifikimi (fotokopje);
  • Leja e Drejtimit (fotokopje);
  • Certifikatë mjekësore e lëshuar jo më herët se 6 muaj nga data e aplikimit (origjinal).

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin në kursin e trajnimit periodik:

  • Dokument identifikimi (fotokopje);
  • Certifikatë mjekësore e lëshuar jo më herët se 6 muaj nga data e aplikimit (origjinal).

Shkarko Pyetësorin CAP

Shkarko listën e Autoshkollave që përgatisin kursantët për pajisjen me CAP.


Licencë për Transport Rrugor Ndërkombëtar të Udhëtarëve

Të gjitha subjektet tregtare që dëshirojnë të pajisen me Licencë për Transport Rrugor Ndërkombëtar të Udhëtarëve mund të aplikojnë përmes portalit e-Albania dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Dokument identifikimi

Nëse personi që paraqitet në QKB nuk është përfaqësuesi ligjor, nevojitet:

a. Prokurë noteriale për personat fizikë;
b. Autorizim nga subjekti për personat juridikë.

  • Kontratë pune me Drejtuesin Teknik (nëse Administratori nuk plotëson kërkesën e kompetencës profesionale);
  • CKP - Certifikata e Kompetencës Profesionale (DPSHTRR);
  • Vetëdeklarim i Drejtuesit Teknik (sipas formatit të QKB-së);
  • Vetëdeklarimi i Administratorit (sipas formatit të QKB-së);
  • Dokumentacion për marrëdhënien e qerasë/huapërdorim të mjetit jo në pronësi;
  • Garanci financiare për mjetin e parë dhe çdo mjet shtesë / Kushti për qëndrueshmërinë financiare (konfirmim nga banka).

Afati i vlefshmërisë së Licencës: Pa afat.

Aplikim për licencë për transport rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve

 

VKM Nr.538, datë 26.05.2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga po ato nëpërmjet QKB dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, të ndryshuar.
VKM-së nr.325, datë 19.03.2008, “Për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe njohjen e dokumentave zyrtare, të caktuara për këta operatorë”, të ndryshuar.

 


Licencë për Transport Rrugor të Rregullt Ndërqytetas

Për marrjen e licencës në shërbimet e rregullta, të rregullta të specializuara dhe vajtjeardhje të transportit të udhëtarëve brenda vendit, aplikanti paraqitet pranë autoritetit përkatës të licencimit, me dokumentacionin shoqërues të mëposhtëm:

  • Vetëdeklarimi për reputacionin e mirë të përfaqësuesit ligjor të subjektit transportues dhe drejtuesit/drejtuesve të veprimtarisë, lidhjet 7/1 dhe 7/2;
  • Dokumenti nga një institucion bankar ose financiar, që vërteton gjendje të qëndrueshme financiare, i cili mund të jetë: i) një dokument/garanci bankare; ii) një dokument i lëshuar nga shoqëri sigurimi. Këto dokumente duhet të parashikojnë një vlerë në përputhje me shumat e përcaktuara në pikën1.2, të nenit 4, si dhe duhet të vërtetojnë se banka/shoqëria e sigurimit janë garant, për subjektin që kërkon të licencohet. Gjithashtu, do të pranohen dokumente të lëshuara nga çdo bankë, institucion financiar ose institucione të ngarkuara për këtë qëllim në çdo shtet anëtar të BE-së, ku individi ose subjekti i transportit rrugor apo filiali i tij është regjistruar;
  • Certifikata e kompetencës profesionale për drejtuesin e veprimtarisë, i cili mund të jetë ortaku i vetëm ose një prej ortakëve, apo administratori i subjektit ose një person i punësuar me kontratë për një periudhë të paktën 5 vjeçare;
  • Regjistrimi në Regjistrin Tregtar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), ku objekti i veprimtarisë duhet të jetë “Për transport udhëtarësh brenda vendit”;
  • Licenca origjinale e lëshuar nga bashkia, dhe në rast se dokumenti origjinal ka humbur, apo është dëmtuar, kopja e njehsuar me origjinalin.

Për mjetet, numrin e nevojshëm të kërkuar për shërbimin që do të operohet dhe për secilin mjet dokumentet si më poshtë:

  1. Leja e qarkullimit;
  2. Certifikata e kontrollit teknik të mjeteve;
  3. Aktvlerësimi në plotësimin e kushteve të komoditetit të mjeteve në transportin e udhëtarëve brenda vendit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), sipas udhëzimit nr. 1649, datë 16.8.1999, “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve”, të ndryshuar;
  4. Certifikata e kalibrimit të tahografit;
  5. Regjistrimi i mjeteve në QKB. Dokumentet e mësipërme duhet të jenë të njehsuara me origjinalin.

Për drejtuesin e mjetit dokumentet, si më poshtë:

  • Leja e drejtimit për drejtuesin e mjetit, me kategoritë përkatëse për mjetin që drejton;
  • Certifikata e aftësisë profesionale (CAP) për drejtuesit e mjeteve në përputhje me udhëzimin nr. 3606/2, datë 28.10.2011, “Për pajisjen e përdoruesve të mjeteve rrugore të kategorive C, CE, D (*) dhe DE, me certifikatën e aftësimit profesional (ÇAP)”, të ndryshuar, kur kërkohet.

Në rastin e shërbimeve të rregullta sipas pikës 1, të nenit 4, të ketë agjenci për shërbimin e udhëtarëve brenda vendit, ose kontratë me një agjenci transporti.

Policë sigurimi se pronari/ përdoruesi i mjetit të transportit ka lidhur kontratën e sigurimit, sipas ligjit nr. 10076, datë 12.2.2009, “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, të ndryshuar, i cili në transportin e udhëtarëve përfshin:

  • Sigurimin e udhëtarëve nga aksidentet në transportin publik;
  • Sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit motorik, për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.

Aplikimi për certifikatën e transportit për llogari të vet dhe dokumentet e nevojshme:

  1. Certifikata për operacionet e transportit të udhëtarëve për llogari të vet lëshohet nga bashkia, në të cilën subjekti është i regjistruar dhe do të jetë e vlefshme për të gjithë udhëtimin.
  2. Certifikata për operacionet e transportit për llogari të vet, i lëshohet vetëm sipërmarrjeve, enteve publike dhe organizatave/shoqatave për qëllime jotregtare dhe jofitimprurëse, të cilat veprimtarinë e transportit e kanë si veprimtari ndihmëse dhe plotësojnë kushtet e pikës 5, të nenit 5 të udhëzimit Nr. 5627, datë 18.11.2016.

  1. Vetëdeklarimi për reputacionin e mirë të përfaqësuesit ligjor dhe drejtuesit të veprimtarisë së subjektit;
  2. Regjistrimi në Regjistrin Tregtar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit;
  3. Leja e qarkullimit të mjetit;
  4. Certifikata e kontrollit teknik të mjetit;
  5. Akti i vlerësimit në plotësimin e kushteve të komoditetit për mjetin në transportin e udhëtarëve, lëshuar nga DPSHTRR-ja, sipas udhëzimit nr. 1649, datë 16.8.1999, “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve”, të ndryshuar.

Periudha e vlefshmërisë së licencës për shërbimet e rregullta ndërqytetëse është 5 vjet.

  • Udhëzimi Nr. 5627, datë 18.11.2016 "Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit."


Certifikatë për Transport Rrugor Ndërkombëtar të Udhëtarëve (të rastit)

Aplikimi për herë të parë dhe rinovimi i Certifikatës për Transport Rrugor Ndërkombëtar të Udhëtarëve (të rastit) bëhet vetëm online.

Apliko Online


Certifikatë për Kryerjen e Shërbimeve të Rregullta Ndërqytetëse

Subjekti duhet të paraqitet pranë DPSHTRR me dokumentet e mëposhtme:

  1. Dokument identifikimi për Administratorin/Drejtuesin teknik;
  2. Kërkesë për certifikim nga Administratori/Drejtuesi Teknik;
  3. Dokumentacionin për marrëdhënien e qirasë/huapërdrorimit të mjetit jo në pronësi;
  4. Certifikata e Kontrollit Teknik Vjetor;
  5. Certifikata e Kontrollin Teknik të Tahografit (institucion privat);
  6. Aktin e kushteve të komoditetit;
  7. Siguracionin e detyrueshëm për udhëtarët (institucion privat);
  8. Policë për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (TPL);
  9. Sigurim kontrate me vlerë 70,000 Lekë të reja, në rastin e shtimit të mjetit në linjë.

 
Afati i vlefshmërisë së Certifikatës: 1-5 vjet.

Tarifa: Tarifa e certifikatës për një vit është 1,500 lekë. Për pesë vite 7,500 lekë.
 


Akt-Vlerësimi për kushtet e Komoditetit në Transportin Rrugor të Udhëtarëve

Pajisje për herë të parë 

Pajisja për herë të parë me Akt-Vlerësimin për kushtet e Komoditetit në Transportin Rrugor Kombëtar të Udhëtarëve bëhet vetëm pranë Drejtorisë Rajonale ku subjekti ka selinë duke paraqitur fizikisht mjetin dhe dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Dokument identifikimi;
  • Formular i Vetëdeklarimit;
  • Certifikatë e Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore;
  • Licenca e Ushtrimit të Aktivitetit.

Rinovim i Komoditetit 

Rinovimi i Akt-Vlerësimit për kushtet e Komoditetit në Transportin Rrugor Kombëtar të Udhëtarëve bëhet online ose pranë Drejtorisë Rajonale përkatëse me vetëdeklarim.


Shtimi/Heqja e Orareve në Linjat e Transportit Ndërqytetës

Shtimi dhe heqja e numrit të orareve në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës të udhëtarëve do të bëhet pas shqyrtimit të dokumentacionit nga Komisioni Vlerësues, duke u bazuar në:
Informacion mbi Dokumentet:

  • Kërkesës së argumentuar të Bashkisë përkatëse;
  • Kërkesës së subjektit;
  • Marrëveshjes midis dy shoqërive respektive partnere për rakordimin e orareve.

VINI RE!

  • Pas dërgimit të aplikimit, qëndroni në pritje të pergjigjes nga Komisioni i Vlerësimit. Ky Komision brenda 30 ditëve merr në shqyrtim aplikimin, si edhe njofton me email dhe shkresë për pranimin ose refuzimin e kërkesës.
  • Për çdo problem ose paqartësi na shkruani te adresa e-mail: drejtoriacertifikimit@dpshtrr.gov.al
  • Udhëzimi Nr. 7, datë 31.12.2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Udhëzimin Nr. 5628, datë 18.11.2016 “Për miratimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse”.
  • Urdhëri Nr. 117, datë 17.02.2021, i Drejtorit të Përgjithshëm të DPSHTRR-së.