Akt-Vlerësimi për Kushtet e Komoditetit në Transportin Rrugor të Udhëtarëve

You are here

    

Akt-Vlerësimi për Kushtet e Komoditetit në Transportin Rrugor të Udhëtarëve

 

  • Ku duhet të paraqitem për t'u pajisur me Akt Vlerësimi të Kushteve të Komoditetit? 

Ju duhet të paraqiteni me mjetin tuaj pranë Qendrën e Kontrollit Teknik në qytetin ku është i regjistruar mjeti.  

 

  •  A mund të pajisem me Akt Vlerësimi të Kushteve të Komoditetit nëse mjeti është i marrë me qera? 

Po, mund të pajiseni, por marrëdhënia e qerasë (kontrata) duhet të jetë e deklaruar dhe regjistuar në drejtorinë rajonale dhe e pasqyruar në lejen e qarkullimit.  

 

  •  Cili është afati i vlefshmërisë së Akt Vlerësimit të Kushteve të Komoditetit? 

Akt Vlerësimi i Kushteve të Komoditetit lëshohet me afat vlefshmërie 1 (një) vjeçare. Ky dokument duhet të mbahet në origjinal, në mjet. 

 

  •  A është e nevojshme të bëhet rezervimi i orarit për Akt Vlerësimin e Kushteve të Komoditetit? 

Për këtë shërbim nuk është i nevojshëm rezervimi online i orarit. Ju mund të paraqiteni pranë Qendrës së Kontrollit Teknik në orarin 08:00 - 16:00. 

 

  •  A mund të pajisem me Akt Vlerësimin e Kushteve të Komoditetit nëse nuk kam një Kontroll Teknik të vlefshëm për mjetin? 

Mjeti duhet të ketë një kontroll teknik të vlefshëm përpara se të pajiset me Akt Vlerësimin e Kushteve të Komoditetit. 

 

  • Dokumentet që duhet të paraqiten për llojin e mjetit Autoveturë për shërbimin taksi: 
  1. Leja e qarkullimit të mjetit në original;     
  2. Libri i taksimetrit që tregon se ka kolaudim të vlefshëm, të firmosur dhe vulosur; 
  3. Licenca e Taksisë me afat të vlefshëm;
  4. NIPT / Ekstrakti i QKB i subjektit fizik/juridik;  
  5. Dokument identifikimi i personit të cilit i është lëshuar leja e qarkullimit. 
  •  Dokumentet që duhet të paraqiten për llojin e mjetit Autobus: 
  1. Leja e qarkullimit të mjetit;
  2. Licenca e vlefshme për transport udhëtarësh brenda/jashtë vendit etj.,;                                        
  3. NIPT / Ekstrakti i QKB i subjektit juridik që ka mjetin në pronësi apo në përdorim;  

 

  • Cilat janë kushtet që duhet të plotësohen përpara se të paraqitet mjeti në Qendrën e Kontrollit Teknik për Akt Vlerësim të Kushteve të Komoditetit? 
  1. Të ketë paguar detyrimet për taksat e mjetit, gjobat etj.,;
  2. Të ketë kontroll teknik të vlefshëm të mjetit;
  3. Mjeti duhet të jetë i regjistruar me NIPT të subjektit fizik/juridik; 

 

  • Sa është pagesa për Akt Vlerësim të Kushteve të Komoditetit? 
    Tarifa e shërbimit të Akt Vlerësimit të Kushteve të Komoditetit është në masën 50% të tarifës së kontrollit teknik të mjetit.

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga