Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për pajisje me autorizim për stacion qëndrimi për marrjen e udhëtarëve në stacione të përcaktuara përgjatë itinerarit të linjave të transportit ndërqytetës. Autorizimi lëshohet si dokument nga DPSHTRR-ja, pas miratimit nga grupi i punës.
Aplikimi kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Autorizim stacion qëndrimi për linjat e transportit ndërqytetës”.
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti në Platformën e-Albania janë:
- Kërkesa e arsyetuar e subjektit;
- Dokumenti që vërteton miratimin e stacionit.
Në përfundim të shqyrtimit, subjekti pajiset me dokumentin që vërteton miratimin e stacioneve. Dokumenti gjenerohet me vulë elektronike dhe mund të shkarkohet në sistemin elektronik eTransport dhe e-Albania, në rubrikën “Dokumentet e mia”.
Afati: I njëjtë me afatin e licencës së operimit.
Tarifa: Nuk ka.
Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për pajisje me autorizim për stacion qëndrimi për marrjen e udhëtarëve në stacione të përcaktuara përgjatë itinerarit të linjave të transportit ndërqytetës. Autorizimi lëshohet si dokument nga DPSHTRR-ja. Ky shërbim kryhet në rastet e mbarimit të afatit të licencës dhe subjekti e ka rinovuar atë.
Aplikimi kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Autorizim stacion qëndrimi për linjat e transportit ndërqytetës”.
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti në Platformën e-Albania janë:
- Kërkesa e arsyetuar e subjektit;
- Dokumenti që vërteton miratimin e stacionit.
Në përfundim të shqyrtimit, subjekti pajiset me dokumentin që vërteton miratimin e stacioneve. Dokumenti gjenerohet me vulë elektronike dhe mund të shkarkohet në sistemin elektronik eTransport dhe e-Albania, në rubrikën “Dokumentet e mia”.
Afati: I njëjtë me afatin e licencës së operimit.
Tarifa: Nuk ka.
Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për ndryshimin e autorizimit në rast shtimi ose revokimi të stacioneve të qëndrimit për marrjen e udhëtarëve përgjatë itinerarit të linjave të transportit ndërqytetës. Autorizimi lëshohet si dokument nga DPSHTRR-ja, pas miratimit nga grupi i punës.
Aplikimi kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Autorizim stacion qëndrimi për linjat e transportit ndërqytetës”.
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti në Platformën e-Albania janë:
- Kërkesa e arsyetuar e subjektit;
- Dokumenti që vërteton miratimin e shtimit/ revokimit të stacionit.
Subjekti mund të gjurmojë statusin e aplikimit në platformën e-Albania nëpërmjet numrit unik të aplikimit.
Në përfundim të shqyrtimit, subjekti pajiset me autorizimin e ri me stacionet e kërkuara. Dokumenti gjenerohet me vulë elektronike dhe mund të shkarkohet në sistemin elektronik eTransport dhe e-Albania, në rubrikën “Dokumentet e mia”.
Afati: I njëjtë me afatin e licencës së operimit.
Tarifa: Nuk ka.
Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për pajisjen me autorizim të ri në rast dëmtimi ose humbje të stacioneve të qëndrimit për marrjen e udhëtarëve përgjatë itinerarit të linjave të transportit ndërqytetës. Autorizimi lëshohet si dokument nga DPSHTRR-ja,
Aplikimi kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Autorizim stacion qëndrimi për linjat e transportit ndërqytetës”.
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti në Platformën e-Albania janë:
- Kërkesa e arsyetuar e subjekti për zëvëndësimin e autorizimit;
- Dokumenti që vërteton miratimin e shtimit/ revokimit të stacionit.
Subjekti mund të gjurmojë statusin e aplikimit në platformën e-Albania nëpërmjet numrit unik të aplikimit.
Në përfundim të shqyrtimit, subjekti pajiset me autorizimin e ri me stacionet e kërkuara. Dokumenti gjenerohet me vulë elektronike dhe mund të shkarkohet në sistemin elektronik eTransport dhe e-Albania, në rubrikën “Dokumentet e mia”.
Afati: I njëjtë me afatin e licencës së operimit.
Tarifa: Nuk ka.
BAZA LIGJORE:
- Ligji nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar;
- Udhëzimi nr. 5628, datë 18.11.2016 "Për miratimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse", i ndryshuar;
- Urdhëri i përbashkët të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) me nr. 1008, datë 20.10.2021.