Certifikim Mjeti në Linjat e Transportit Ndërqytetës

You are here

    

CERTIFIKIM MJETI NË LINJAT E TRANSPORTIT NDËRQYTETËS

 

Aplikimi për rinovimin e certifikatës së transportit ndërqytetës

Me anë të këtij shërbimi subjektet mund të aplikojnë për rinovimin e afatit të vlefshmërisë të certifikatave të mjeteve në linjat e transportit ndërqytetës.

Aplikimi për certifikimin e mjeteve në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Certifikim mjeti në linjat e transportit ndërqytetës”.

Subjekti duhet të plotësojë dhe të ngarkojë në platformën e-Albania dokumentet si më poshtë:

  1. Leja e qarkullimit për çdo mjet. Nëse mjeti nuk është në pronësi, marrëdhënia e qirase duhet të jetë e pasqyruar në lejen e qarkullimit;
  2. Certifikata e kontrollit teknik të mjetit;
  3. Akt-vlerësimi komoditeti në transportin brenda vendit;
  4. Çertifikata e kalibrimit të tahografit të mjetit;
  5. Regjistrimin në QKB të mjetit;
  6. Kontratë pune me drejtuesin e mjetit;
  7. Policë sigurimi për Sigurimin e udhëtarëve nga aksidentet në transportin publik;
  8. Policë sigurimi per Sigurimin e përgjegjësisë për dëmet shkaktuar palëve të treta të pronarit/përdoruesit të mjetit.

Në përfundim të shqyrtimit, në rast miratimi subjekti pajiset me certifikatën e kërkuar. Certifikata gjenerohet me vulë elektronike dhe mund të shkarkohet në sistemin elektronik eTransport dhe e-Albania, në rubrikën “Dokumentet e mia”.

 

Afati i vlefshmërisë:        1 – 5 vjet.

Tarifa:                               1,500 lekë/ vit.

 

Aplikimi për shtim/ zëvëndësim mjeti në linjat e transportit ndërqytetës

Me anë të këtij shërbimi subjektet mund të aplikojnë për shtimin e mjeteve të reja ose zëvëndësimin e mjeteve të certifikuara me mjete të tjera në linjat e transportit ndërqytetës.

Aplikimi për shtimin/ zëvëndësimin e mjeteve në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Certifikim mjeti në linjat e transportit ndërqytetës”.

Subjekti duhet të plotësojë dhe të ngarkojë në platformën e-Albania dokumentet si më poshtë:

  1. Leja e qarkullimit për çdo mjet. Nëse mjeti nuk është në pronësi, marrëdhënia e qirase duhet të jetë e pasqyruar në lejen e qarkullimit;
  2. Certifikata e kontrollit teknik të mjetit;
  3. Akt-vlerësimi komoditeti në transportin brenda vendit;
  4. Çertifikata e kalibrimit të tahografit të mjetit;
  5. Regjistrimin në QKB të mjetit;
  6. Kontratë pune me drejtuesin e mjetit;
  7. Policë sigurimi për sigurimin e udhëtarëve nga aksidentet në transportin publik;
  8. Policë sigurimi per Sigurimin e përgjegjësisë për dëmet shkaktuar palëve të treta të pronarit/përdoruesit të mjetit;
  9. Dokument/garanci bankare, ose Dokument i lëshuar nga shoqëri sigurimi, që vërteton gjendje të qëndrueshme financiare, i cili duhet të jetë me vleftë 70 000 lekë për mjetin që shtohet.

Në përfundim të shqyrtimit, në rast miratimi. subjekti pajiset me certifikatën e kërkuar. Certifikata gjenerohet me vulë elektronike dhe mund të shkarkohet në sistemin elektronik eTransport dhe e-Albania, në rubrikën “Dokumentet e mia”.

 

Afati i vlefshmërisë:        1 – 5 vjet.

Tarifa:                             1,500 lekë/ vit.

 

 

Aplikimi për revokim mjeti në linjat e transportit ndërqytetës

Me anë të këtij shërbimi subjektet mund të aplikojnë për revokimin e certifikatave të operimit për mjetet e linjave të transportit ndërqytetës.

Aplikimi për revokimin e mjeteve në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Certifikim mjeti në linjat e transportit ndërqytetës”.

Dokumentacion të nevojshëm për aplikim nuk ka.

Në përfundim të shqyrtimit, nga ana e punonjësve në DPSHTRR kryhen veprimet përkatëse dhe mjeti nuk rezulton në listën e mjeteve të certifikuar. Subjekti mund të gjurmojë statusin e aplikimit në platformën e-Albania nëpërmjet numrit unik të aplikimit.

Shërbimi ofrohet pa pagesë.

 

Aplikimi për zëvëndësim në rast dëmtimi/ humbje

Me anë të këtij shërbimi subjekti aplikon për pajisje me dublikatë me certifikatë për transport ndërqytetës në rast dëmtimi/ humbje.

Aplikimi kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Dublikatë licence/certifikatë për transportin ndërqytetës”.

Për pajisjen me dublikatë subjekti ngarkon në platformën e-Albania:

  • Kërkesën e arsyetuar për lëshimin e dublikatës dhe dokumente provuese.

Në përfundim të shqyrtimit të aplikimit, subjekti pajiset me certifikatë të re dublikatë, me afat të njëjtë vlefshmërie me certifikatën ekzistuese. Dokumenti gjenerohet me vulë elektronike dhe mund të shkarkohet në sistemin elektronik eTransport dhe e-Albania, në rubrikën “Dokumentet e mia”.

Afati i vlefshmërisë:   I njëjtë me afatin e certifikatës që dublikohet.

Tarifa:                           30 % e vlerës së certifikatës që dublikohet.

 

 

BAZA LIGJORE.

  1. Ligji Nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar;
  2. Udhëzimi Nr. 5627, datë 18.11.2016, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”, i ndryshuar;
  3. Udhëzimi Nr. 5628, datë 18.11.2016 "Për miratimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse", i ndryshuar;
  4. Urdhëri Nr. 318, datë 02.11.2020 "Për delegim kompetence", i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga