Kërkesë për Miratim Linje të Transportit Ndërqytetës

You are here

    

KËRKESË PËR MIRATIM LINJE TË TRANSPORTIT NDËRQYTETËS

Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për miratim/ ndryshim/ heqje linje të transportit ndërqytetës që lëshohet si dokument nga autoriteti që ka kompetencën me qëllim plotësimin e nevojave të lëvizjes së udhëtarëve.

Aplikimi kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Kërkesë per miratim linje të transportit ndërqytetës”.

 

Dokumente që ngarkohen nga aplikanti në Platformën e-Albania janë:

  1. Kërkesa e arsyetuar për miratimin e linjës.

Subjekti mund të gjurmojë statusin e aplikimit në platformën e-Albania nëpërmjet numrit unik të aplikimit.

Aplikimi do të përcillet pranë Ministrisë përgjegjëse për transportin rrugor, institucion i cili do kryejë trajtimin e kërkesës. Në përfundim të shqyrtimit, në rast miratimi, linja përfshihet në rrjetin e linjave ndërqytetëse.

Aplikanti do të njoftohet elektronikisht për miratimin ose refuzimin e kërkesës.

 

Afati i vlefshmërisë:           I papërcaktuar.

Tarifa:                                  Nuk ka.

 

 

BAZA LIGJORE:

  1. Ligji nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar;
  2. Udhëzimi nr. 5628, datë 18.11.2016 "Për miratimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse", i ndryshuar;

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga