Kërkesë për Miratim Stacioni në Linjat e Transportit Ndërqytetës

You are here

    

KËRKESË PËR MIRATIM STACIONI NË LINJAT E TRANSPORTIT NDËRQYTETËS

 

Aplikimi për herë të parë

Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për miratimin e kërkesës për miratimin e stacionit të qëndrimit për marrjen e udhëtarëve përgjatë itinerarit të linjave të transportit ndërqytetës.

Aplikimi kryhet online në platformën e-Albania në shërbimin "Kërkesë për shtim/ndryshim/heqje stacioni në linjat e transportit ndërqytetës".

Për miratimin e stacionit në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës, dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është:

  • Kërkesa e arsyetuar e subjektit;
  • Raporti i auditimit të sigurisë rrugore për projekt stacionin;
  • Projekti teknik për stacionin.

Subjekti mund të gjurmojë statusin e aplikimit në platformën e-Albania nëpërmjet numrit unik të aplikimit.

Në përfundim të shqyrtimit të aplikimit, në rast miratimi subjekti mund të ndalojë në stacione përgjatë itinerarit të linjës. Kërkesa shqyrtohet nga një grup i përbashkët pune DPSHTRR/ ARRSH.

Afati i vlefshmërisë:               I papërcaktuar

Tarifa:                                      Nuk ka.

Shënim: Pas miratimit të kërkesës për miratim stacioni subjektet aplikojnë për pajisje me autorizim stacion qëndrimi.

 

Aplikimi për shtim të stacionit në linjat e transportit ndërqytetës

Aplikimi kryhet online në platformën e-Albania në shërbimin "Kërkesë për shtim/ndryshim/heqje stacioni në linjat e transportit ndërqytetës".

Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për miratimin e kërkesës për miratimin e stacionit të qëndrimit për marrjen e udhëtarëve përgjatë itinerarit të linjave të transportit ndërqytetës.

Për shtimin e stacionit në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës, dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është:

  1. Kërkesa e arsyetuar e subjektit;
  2. Raporti i auditimit të sigurisë rrugore për projekt stacionin;
  3. Projekti teknik për stacionin.

Në përfundim të shqyrtimit të aplikimit, në rast miratimi, stacioni shtohet në listën e stacioneve të miratuara për subjektin. Kërkesa shqyrtohet nga një grup i përbashkët pune DPSHTRR/ARRSH.

Afati i vlefshmërisë:               I papërcaktuar

Tarifa:                                      Nuk ka

Shënim: Pas miratimit të kërkesës për miratim stacioni subjektet aplikojnë për pajisje me autorizim stacion qëndrimi.

 

Aplikimi për heqje të stacionit në linjat e transportit ndërqytetës

Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për miratimin e kërkesës për miratimin e stacionit të qëndrimit për marrjen e udhëtarëve përgjatë itinerarit të linjave të transportit ndërqytetës. 

Aplikimi kryhet online në platformën e-Albania në shërbimin "Kërkesë për shtim/ndryshim/heqje stacioni në linjat e transportit ndërqytetës".

Për heqjen e stacionit në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës, dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është:

  1. Kërkesa e arsyetuar e subjektit;

Subjekti mund të gjurmojë statusin e aplikimit në platformën e-Albania nëpërmjet numrit unik të aplikimit.

Në përfundim të shqyrtimit të aplikimit, në rast miratimi, stacioni hiqet nga lista e stacioneve të miratuara për subjektin. Kërkesa shqyrtohet nga një grup i përbashkët pune DPSHTRR/ARRSH.

Afati i vlefshmërisë:               I papërcaktuar

Tarifa:                                      Nuk ka.

Shënim: Pas miratimit të kërkesës për miratim stacioni subjektet aplikojnë për pajisje me autorizim stacion qëndrimi.

 

 

BAZA LIGJORE:

  1. Ligji nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar;
  2. Udhëzimi nr. 5627, datë 18.11.2016, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”, i ndryshuar;
  3. Urdhëri nr. 318, datë 02.11.2020 "Për delegim kompetence", i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga