Kërkesë për Shtimin/Ndryshimin/Heqjen e Orareve në Linjat e Transportit Ndërqytetës

You are here

KËRKESË PËR SHTIMIN/NDRYSHIMIN/HEQJEN E ORAREVE NË LINJAT E TRANSPORTIT NDËRQYTETËS

 

Aplikim për shtim/heqje të numrit të orareve

Me anë të këtij shërbimi subjektet mund të aplikojnë për shtimin ose pakësimin e numrit të orareve në linjat e transportit ndërqytetës ose për ndryshimin e orës së nisjes dhe kthimit të përcaktuar në licencë.

Aplikimi për shtim/ndryshim/heqje të orareve në linjat e transportit ndërqytetës kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Kërkesë për shtim/ndryshim/heqje orari në linjat e transportit ndërqytetës”.

Për shtimin dhe heqjen e numrit të orareve në linjat e transportit ndërqytetës, nevojiten dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesa e arsyetuar e subjektit të licencuar;
  2. Kërkesa e arsyetuar e Bashkisë;
  3. Marrëveshje me subjektin partner të linjës anasjelltas.

Në përfundim të shqyrtimit, miratohen numri i orareve të reja për subjektin. Shtimi dhe heqja e numrit të orareve shqyrtohet nga Komisioni Vlerësues brenda 30 ditëve nga ardhja e aplikimit.

Afati i vlefshmërisë:               I papërcaktuar

Tarifa:                                      Nuk ka

Shënim: Pas miratimit të kërkesës për shtim/ heqje të numrit të orareve subjektet aplikojnë në ndryshimin e licencës së transportit ndërqytetës.

 

Aplikimi për ndryshimin e orareve

Me anë të këtij shërbimi subjektet mund të aplikojnë për shtimin ose pakësimin e numrit të orareve në linjat e transportit ndërqytetës ose për ndryshimin e orës së nisjes dhe kthimit të përcaktuar në licencë.

Aplikimi për ndryshim të orareve në linjat e transportit ndërqytetës kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Kërkesë për shtim/ndryshim/heqje orari në linjat e transportit ndërqytetës”.

Për shtimin dhe heqjen e numrit të orareve në linjat e transportit ndërqytetës, nevojiten dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesa e arsyetuar e subjektit të licencuar;
  2. Kërkesa e arsyetuar e Bashkisë;
  3. Marrëveshje me subjektin partner të linjës anasjelltas.

Kërkesa për ndryshim orari shqyrtohet nga zyra e licencimit në DPSHTRR.

Në përfundim të shqyrtimit, miratohen oraret e reja për subjektin.

Afati i vlefshmërisë:               I papërcaktuar

Tarifa:                                      Nuk ka

Shënim: Pas miratimit të kërkesës për shtim/ heqje të numrit të orareve subjektet aplikojnë në ndryshimin e licencës së transportit ndërqytetës.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga