Me anë të këtij shërbimi mundësohet aplikimi për pajisje me licencë transporti ndërkombëtar mallrash për të tretë ose me qira.
Aplikimi kryhet në platformën e-Albania.
Subjekti duhet të plotësojë dhe të ngarkojë në platformën e-Albania dokumentet si më poshtë:
1.Subjekti i paraqet autoritetit kompetent kërkesën (lidhja 5), e cila duhet të përmbajë:
- llojin e veprimtarisë që kërkohet të kryhet,
- të dhëna për identifikimin e kërkuesit dhe të personit që paraqet kërkesën,
- adresën e plotë të zyrës/ selisë/ filialit për ushtrimin e veprimtarisë,
- regjistrimi në QKB ose ekstrakti i QKB-së, ku në objektin e veprimtarisë të përcaktohet aktiviteti transport ndërkombëtar rrugor i udhëtarëve me autobus,
2. dokumenti që vërteton se subjekti zotëron, të paktën një mjet të përshtatshëm për transportin ndërkombëtar të udhëtarëve, (targën/ targat e mjetit/ mjeteve që do përdoren) të regjistruara në QKB, shoqëruar me NUIS dytësor (certifikatë, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm),
3. plotësimi i kriterit të reputacionit të mirë për subjektin (përfaqësuesin ligjor dhe/ ose pronarin/ pronarët), si dhe për drejtuesin e veprimtarisë, që provohet me plotësimin e formularit të vetëdeklarimit,
4. dokument që vërteton zotërimin e CKP-së, për personin që drejton veprimtarinë e transportit që do të licencohet,
5. kontrata e punës, akt që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës lidhur ndërmjet përfaqësuesit ligjor të subjektit dhe drejtuesit të veprimtarisë, në rastet kur subjekti nuk plotëson kërkesën e kompetencës profesionale,
6. dokument i qëndrueshmërisë financiare,
7. dokumente që vërtetojnë përmbushjen e kërkesave ligjore në lidhje me standardet dhe sigurinë për mjetet, që janë:
7.1 aktvlerësimi në plotësimin e kushteve të komoditetit të mjeteve në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve sipas aneksit nr. 2, të udhëzimit nr. 1649, datë 16.8.1999, të ndryshuar,
7.2 policë sigurimi se pronari/ përdoruesi i mjetit të transportit ka lidhur kontratën e sigurimit, sipas ligjit nr. 10076, datë 12.2.2009, “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, të ndryshuar, i cili në transportin e udhëtarëve përfshin:
i. sigurimin e udhëtarëve nga aksidentet në transportin publik,
ii. sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit motorik, për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.
7.3 Certifikata e kryerjes së kontrollit teknik të detyrueshëm,
7.4 Certifikata e kalibrimit të tahografit,
7.5 Certifikatat e aftësimit profesional (CAP), për çdo drejtues mjeti,
7.6 Çdo dokument tjetër shoqërues i cili kërkohet sipas legjislacionit të posaçëm sektorial, me kusht që këto dokumente, janë publikuar në regjistrin informativ për kategorinë e licencës, sipas VKM-së nr. 538, datë 26.5.2009, të ndryshuar,
7.7 çdo dokument që subjekti kërkues gjykon se është i dobishëm për shqyrtimin e kërkesës së tij.
Licenca është kusht paraprak për lëshimin e autorizimeve për shërbimet në linjë të rregullt , të rregullt të specializuar si dhe i jep të drejtën subjektit për të ushtruar veprimtari për shërbime të rastit në transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve me autobus.
DPSHTRR-ja e shqyrton aplikimin nëpërmjet QKB-së dhe merr vendim miratimi ose refuzimi. Licenca gjenerohet me vulë elektronike nga eAlbania.
Afati i vlefshmërisë: Licenca lëshohet pa afat.
Tarifa: 1 euro
Në rast ndryshimi të kushteve të licencës subjekti aplikon në platformën e-Albania, duke paraqitur dokumentacionin provues për ndryshimet e kërkuara.
DPSHTRR-ja shqyrton aplikimin dhe merr vendim miratimi ose refuzimi. Në rast miratimi gjenerohet licenca me vulë elektronike, me të dhënat e reja.
Afati i vlefshmërisë: Licenca lëshohet pa afat.
Tarifa: 1 euro.
BAZA LIGJORE:
- Ligji nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar;
- Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 538, datë 26.05.2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga po ato nëpërmjet QKB dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, i ndryshuar;
- Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 325, datë 19.03.2008, “Për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe njohjen e dokumentave zyrtare, të caktuara për këta operatorë”, i ndryshuar;
- Udhëzimi nr. 8, datë 19.12.2019 “Për kriteret, rregullat dhe dokumentacionin për lëshimin e licencave, autorizimeve dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin ndërkombëtar rrugor