#GreenDPSHTRR - POLITIKA TË GJELBRA & SOCIALE

You are here

Zyra Vendore

Gjatë vitit 2019 DPSHTRR për t’i ardhur më pranë qytetarëve si dhe gjithashtu për të reduktuar gjurmën mjedisore, ka hapur 7 zyra të reja lokale.

 

Shërbime Online

Viti 2020 shënon revolucionin digjital në testimin teorik dhe praktik, si dhe në upgrade të sistemeve për leje drejtimin duke përfshirë programe, pajisje, rrjete dhe shërbime online duke rritur kapacitetin e prodhimit dhe lëshimit të leje drejtimit.

 

Kontrolli Fizik

Falë udhëzimit të ri të Ministrisë së Infrastrukturës së dhe Energjetikës të gjithë ata që kanë një automjet dhe do duan të bëjnë veprimet më të zakonshme për shitje automjeti, ndryshim i lejes së drejtimit e një sërë shërbimesh të tjera nuk do ta kenë më të nevojshme që të mbajnë radhë, të harxhojnë kohë dhe para për të bërë kontrollin fizik të makinës. Kjo pasi kontrolli fizik i automjeteve tashmë nuk do të jetë i detyrueshëm në një sërë procedurash që kryhen pranë Drejtorisë së Shërbimit dhe Transportit Rrugor.

 

Mjete Elektrike

DPSHTRR rimburson çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për mjetet elektrike & plug-in! Do të bëhen 0 tarifat:

Nisma bazohet në VKM nr. 412, dt. 19.06.2019 “Për Planin Kombëtar për Menaxhimin e Cilesisë së Ajrit” që adreson cilësinë e ajrit si një ndër çështjet mjedisore më kritike, që ka të bëjë me administratorët lokalë dhe autoritetet qëndrore, si dhe prek jetën e përditshme të çdo qytetari.

DPSHTRR bëhet kështu një ent promotor dhe protagonist edhe për risi konkrete për mbrojtjen e mjedisit dhe cilësisë së ajrit, uljen e ndotjes mes nxitjes së regjistrimit të mjeteve GREEN nga qytetarët si edhe ndërgjegjësimit për gjeneratat e së tashmes dhe së ardhmes.

Ky lajm i mirë e i gjelbërt është vetëm një nga shumë nismat GREEN që DPSHTRR po përgatit për miratim në Këshillin tonë Drejtues dhe MIE, krahas propozimMEe në kuadër të ndryshimeve në ligjin për taksat për mjetet rrugore, për miratim në MFE!

 

Leje Drejtimi & Leje Qarkullimi Ndërkombëtare

Nga 1 Shkurti 2019 DPSHTRR filloi lëshimin e Leje Qarkullimi Ndërkombëtare, për të gjitha automjetet, me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të Lejes 1 vjeçare si dhe lëshimin e Leje e Drejtimit Ndërkombëtare me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të Lejes (jepej 1-2 vjeçare). Lehtësim i madh, kursim kohe për ata që paraqiteshin në sportele çdo 1 vit, kursim monetar për qytetarët e subjektet si dhe reduktim i gjurmës mjedisore!

 

Leje Drejtimi në 30 Minuta

Lëshimi i kartonit të ri të Leje Drejtimit (Patenta) nga 15 Gushti në vetëm 30 minuta! Aplikon dhe e merr, pa ardhur 2 herë! Risia starton me Tiranën që lëshon 45% e nr total! Paisjet e reja, eDM e gjithëpërditësuar shpejton shërbimin për qytetarin. Në Nëntor 2018 vononte 15 ditë!

Nga 15 Gushti 7 sportele të reja te NSHRAK për shërbim më të shpejtë! Zyrë e re me klimatizim për tërheqjen e Leje Drejtimi Kombëtare, Leje Drejtimi e Leje Qarkullimi Ndërkombëtare, Targa Suvenir, Tahograf, Licensa, Dëshmi e Certifikata, ATP, ADR Mjeti, CAP, CKP, ADR, DAP-e, DAPMJN

Përmirësojmë kushtet e ofrimit të shumë shërbimeve te NSHRAK duke sjellë më afër sportele për shërbime të tjera! 

 

Shtypshkrime
Tjetër hap! Makineri që 4 fishon shpejtësinë e prodhimit, 10,000 fletë/orë! Linjë me sisteme automatike, print profesional numëratorësh me pafundësi kombinimesh për antifalsifikim! Makineria e vjetër 22 vjeçare i lë vendin së resë! Ndryshim rrënjësor në rendiment e efiçencë!

 

Infrastruktura IT

  • Simulimi Online I Testit Teorik

Në fillim të vitit 2019, DPSHTRR ka hedhur online në faqen zyrtare www.dpshtrr.gov.al TestinTeorik Online, ku qytetarët mund ta aksesojnë për të simuluar testin dhe ku kandidatët mund të përgatiten dhe familjarizohen më mire me Testin Teorik. Gjatë vitit 2019, janë ushtruar rreth 195,986 qytetarë/kandidatë në Testin Teorik Online.

  • Sistemi I Monitorimit Interaktiv – Pajisje teknologjike moderne dhe Sallë Monitorimi!

Tjetër investim strategjiki DPSHTRR për 2020: Sistemi I Monitorimit Interaktiv, me figurë/zë, komunikim nga Salla Qendrore e Monitorimit LIVE me çdo ambient e sale shërbiminë çdo drejtori rajonale, teknologji e fundit për cilësi imazhi dhe transferim të dhënash, filmime 360 gradë, sistem super I avancuar identifikimi e procesimi të dhënash, pafundësi eksplorimi në minimume rekord kohe dhe personeli. Gjithçka me pajisje dhe teknologjinë e AVIGILON, Motorola Solutions Company. Kjo platformë do jetë sistemi nr. 1  I monitorimit në një ent shërbimesh publike në Shqipëri, për nga avantazhet, risitë, elementet e mirëmbajtjes, trajnimit, certifikimit, suportit 24-orësh dhe gjithë filtrave të këtij sistemi pioneer për cilësi e eficiencë, interaktivitet e siguri absolute. Ka nisur puna për implementimin fizik ku do lidhen gjithë sportelet, sallat e testimeve, mjetet e autoshkollave gjatë testit të praktikës në qarkullim, ambientet administratë e oborre, kontrolli fizik, poligonet e testimit të manovrave të parkimit, arkivat, sistemet e radhës, etj. furnizimin me pajisjet avantgarde, ndërtimin e rrjetit të ri dhe trajnimet, çka do t’a ngrejnë shërbimin, sigurinë e testimeve, kredibilitetin ndaj çdo afere/abuzimi në një nivel të panjohur më parë.

  •  UPGRADE 100% i sistemit eDM (sistemi operativ i leje drejtimit)!

Duke filluar nga muaji Janar 2020, është implementuar sistemi I ri eDM gjithë modulet e Leje Drejtimit nga aplikimi I kandidatit te lëshimi I patentës e certifikatave) një UPGRADE për të gjitha procedurat online. Viti 2020 shënon revolucionin digjital në testimin teorik dhe praktik, si dhe në upgrade të sistemeve për leje drejtimin duke përfshirë programe, pajisje, rrjete dhe shërbime online duke rritur kapacitetin e prodhimit dhe lëshimit të leje drejtimit.

 

Riciklimi Targave

Gjatë vitit 2019 DTSH zhvilloi një ankand për shitjen e targave të dëmtuara të mbledhura ndër vite nga Drejtoritë Rajonale. Fal këtij procesi u dërguan për riciklim 42.569 Kg targa të dëmtuara.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga