Rezervo Online Takimin - Shërbime

You are here

 

DPSHTRR rikthen shërbimet e dedikuara në sportel përmes rezervimeve dhe aplikimeve online duke respektuar masat dhe udhëzimet e qeverisë shqiptare për menaxhimin e situatës emergjente të COVID-19.

 

VINI RE!

  • Qytetarët duhet të jenë të pajisur me maska për të mbrojtur veten dhe të tjerët, ndryshe nuk do marrin shërbim në sportelet e DPSHTRR.
  • Qytetarët që paraqiten në sportel duhet të respektojnë radhën dhe distancën prej të paktën 2 metra nga njëri-tjetri.
  • Për udhëtimin me mjet, kujdesuni që dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur për të lejuar qarkullimin e ajrit dhe që mjeti të dezinfektohet vazhdimisht për të ruajtur higjienën.
  • Vizitoni vazhdimisht faqen zyrtare të DPSHTRR www.dpshtrr.gov.al për t’u informuar mbi oraret e shërbimit dhe të rejat më të fundit.

 


Shërbime për Regjistrimin e Mjeteve

Rezervoni orarin në Drejtorinë Rajonale Tiranë (Kashar) dhe Drejtorinë Rajonale Durrës për të shmangur radhën.

Rezervo Orarin për Takim në Sportel


EASY CHECK - Kontrolli Fizik në Ambientet e Subjektit

Shërbimi “Easy Check” i ofrohet të gjithë subjekteve dhe koncesionarëve që tregtojnë automjete duke mundësuar kryerjen e Kontrollit Fizik të mjeteve në ambientet e subjektit prej specialistëve të DPSHTRR, pa qenë nevoja për t’i sjellë mjetet te Kontrolli Fizik në drejtoritë rajonale. Ky shërbim aktualisht ofrohet VETËM nga DRSHTRR Tiranë dhe Durrës.

Apliko për Shërbimin Easy Check


Shërbime për Licencimin dhe Certifikimin e Mjeteve

Aplikime të reja dhe Rinovime të Certifikatave për subjektet që merren me Transport Ndërkombëtar të Mallrave dhe Akt Komoditeti për Taksi.

Apliko për Certifikatë / Akt Komoditeti


Shërbime për Lejedrejtimin

* Shërbimet e ofruara:

  • Rinovim Leje Drejtimi për të gjithë drejtuesit e mjeteve që u ka mbaruar afati i vlefshmërisë.
  • Leje Drejtimi provizore për të gjithë shtetasit.
  • Njëvlefshmëria (Konvertimi) i Lejes së Drejtimit të huaj për të gjithë shtetasit.

Në të gjitha drejtoritë rajonale shërbimet ofrohen direkt në sportel sipas orarit zyrtar:

  • E Hënë: 08:00-19:00
  • E Martë-e Premte: 08:00-16:00

*Në rast pushimi për festat zyrtare në ditën e Hënë, orari 08:00-19:00 do të aplikohet në ditën pasardhëse!

 

  • Testimi teorik dhe praktik për Leje Drejtimi për të gjithë kandidatët.

Shërbime të tjera online përmes Portalit E-ALBANIA

Shërbime të DPSHTRR në e-Albania


 

Paguani Taksën Vjetore të Mjeteve të Përdorura
TVMP dhe Taksën Vjetore të Mjeteve të Luksit - TVML

Për Individë dhe Subjekte

Informohu mbi Mënyrat e Ndryshme të Pagesës së Taksave