Informacion mbi Importin e Mjeteve

You are here

PËR CILAT MJETE LEJOHET IMPORTI NË TERRITORIN SHQIPTAR?

Importi i mjeteve në Territorin Shqiptar preket nga VKM Nr. 633, datë 26.10.2018 ndryshuar me VKM Nr. 154, datë 27.02.2019.

NJOFTIM

DPSHTRR rikujton publikun se:

Afati i regjistrimit të mjeteve, me kategori mjedisore nën EURO 4 të importuara e zhdoganuara brenda dt. 31.12.2018, sipas VKM Nr. 633, dt. 26.10.2018 (të ndryshuar), është DERI NË 31.12.2019!

Pas kësaj date, pra nga dt. 01.01.2020, për mjetet e përdorura, lejohet regjistrimi për herë të parë vetëm nëse përmbushin kategorinë mjedisore EURO 4 e lart, ndërsa mjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6 (sipas kritereve të VKM Nr. 633)!

Për të gjitha subjektet që do të regjistrojnë mjetin për efekt rishitjeje, është i mundur çregjistrimi i përkohshëm për të ndaluar pagesën e taksave, duke paguar vetëm për muajin e regjistrimit!

Për çdo informacion: +355688015833

Në përputhje me këto vendime, automjetet që do të importohen në Republikën e Shqipërisë, duhet të përmbushin kushtet teknike lidhur me karakteristikat funksionale të sistemeve dhe të pajisjeve dhe gjendjes tekniko-fizike të tyre, të cilat duhet t’u korrespondojnë mjeteve të parashikuara si më poshtë:

a) Autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 5, të Bashkimit Evropian;

b) Mjetet motorike të tjera si autobusë (me peshë maksimale me ngarkesë deri në 5 mijë kg) dhe ato për transport të përzier të kategorive M2 dhe N1, me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 5, të Bashkimit Evropian;

c) Autoveturat e përdorura të kategorisë M1 (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 4);

d) Mjetet motorike të tjera si autobusë (me peshë maksimale me ngarkesë deri në 5 mijë kg) dhe ato për transport të përzier të kategorive M2 dhe N1, (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 3).

Mjete te tjera, për të cilat nuk zbatohet vendimi Nr. 633, datë 26.10.2018, por të cilat lejohet të importohen janë:

a) Automjetet e hershme dhe ato me interes historik dhe koleksionimi, siç janë:

  • automjetet e prodhuara deri në dhjetor 1970;
  • automjetet e prezantuara si model i prodhimit deri më 31 dhjetor 1970, pavarësisht vitit aktual të prodhimit të një automjeti të veçantë;
  • automjetet, të cilat paraqesin vlera teknike muzeale apo kulturore, trashëgimi tradicionale dhe sociale.

b) Mjetet motorike, të cilat janë të importuara nga subjekte fizike e juridike, me qëllim ndihmën humanitare, në përputhje me legjislacionin kombëtar që rregullon donacionet dhe ndihmat humanitare.

*Këto vendime gjithashtu ngarkojnë Autoritetet Doganore të kontrollojnë dokumentacionin shoqërues të mjetit motorik dhe të ndalojnë importin e mjeteve motorike që nuk plotësojnë kushtet e përcaktuara më sipër.

Kujdes, verifiko Kategorinë Mjedisore!

Në paraqitjen pranë sporteleve të Drejtorive Rajonale të Transportit Rrugor për regjistrim mjeti nga importi, vërehen problematika me mjete të importuara nga vende si Azia, Arabia Saudite, SHBA dhe Kanada të cilat nuk plotësojnë standartet e përcaktuar nga dispozitat dhe rregulloret për kategorinë mjedisore të miratuara nga vendet europiane të cilat zbatohen në Republikën e Shqipërisë.

Për këtë arsye, para blerjes së çdo mjeti sigurohuni të verifikoni online kategorinë mjedisore, e cila në të shumtën e rasteve nuk ndodhet në dokumentacionin shoqërues të mjeteve të cilat i importohen nga vendet e sipër përmendura.

Verifiko kategorinë mjedisore dhe të dhëna të tjera teknike të Mjetit

Përllogarit Taksën Vjetore të Mjetit pas Importit

Procedura dhe Tarifat për Regjistrimin e Mjeteve në sportelet e shërbimit të DRSHTRR-ve

Mjet i importuar (0 km), i blerë në Shqipëri

Personi i interesuar për të regjistruar një mjet të ri (me 0 Km), të blerë në Shqipëri, paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me këto dokumente:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Dokument identifikimi, i cili pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pasaportës biometrike.
  3. Certifikatën e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambienteve të Drejtorive Rajonale).
  4. Certifikatë përputhje ose dokument, me të gjithë treguesit teknik të domosdoshëm për identifikimin e mjetit, të lëshuar nga prodhuesi, në origjinal.
  5. Dokumenti i zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal.
  6. Dokumenti i fitimit të pronësisë, i vlefshëm.
  7. Kontratën e sigurimit të mjetit sipas kushteve të marrëveshjes së përbashkët DPSHTRR-AMF.
  8. Konfirmimin nga Regjistri i Barrëve Siguruese sipas kushteve të marrëveshjes së përbashkët DPSHTRR-RBS.

Shënim: Të gjithë dokumentet në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuar.

Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të dorëzohet edhe prokura e posaçme/ autorizim për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.

Tarifa e Shërbimit: Certifikatë e Kontrollit Fizik të mjetit 1500 Lekë + Leje Qarkullimi 1000 Lekë + Certifikatë e Pronësisë 2000 Lekë + Tarifa e pajisjes me dy Targa 3000 Lekë = Totali 7500 Lekë.

Mjet i importuar (0 km), i blerë jashtë shtetit

Personi i interesuar për të regjistruar një mjet të ri (me 0 Km), të blerë jashtë shtetit, paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me këto dokumente:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Dokument identifikimi, i cili pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pasaportës biometrike.
  3. Certifikatën e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambienteve të Drejtorive Rajonale).
  4. Certifikatë përputhje ose dokument, me të gjithë treguesit teknik të domosdoshëm për identifikimin e mjetit, të lëshuar nga prodhuesi, në origjinal.
  5. Dokumentin e zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal.
  6. Dokumenti i fitimit të pronësisë, i vlefshëm.
  7. Kontratën e sigurimit të mjetit sipas kushteve të marrëveshjes së përbashkët DPSHTRR-AMF.

Shënim: Të gjithë dokumentet në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuar.

Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të dorëzohet edhe prokura e posaçme/ autorizim për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.

Tarifa e Shërbimit: Certifikatë e Kontrollit Fizik të mjetit 1500 Lekë + Leje Qarkullimi 1000 Lekë + Certifikatë e Pronësisë 2000 Lekë + Tarifa e pajisjes me dy Targa 3000 Lekë = Totali 7500 Lekë.

Mjet i importuar, i përdorur, i blerë në Shqipëri ose jashtë shtetit

Personi i interesuar për të regjistruar një mjet të përdorur, të blerë në Shqipëri, ose jashtë shtetit, paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me këto dokumente:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pasaportës biometrike.
  3. Certifikatën e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambienteve të Drejtorive Rajonale).
  4. Dokumentet shoqërues me treguesit teknikë dhe të pronësisë së mjetit, të lëshuar nga organet zyrtare të shtetit nga vjen mjeti si leje qarkullimi dhe/ose certifikatë pronësie, ose çregjistrim për eksport, në origjinal.
  5. Dokumenti i zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal.
  6. Dokumenti i fitimit të pronësisë, i vlefshëm.
  7. Kontratën e sigurimit të mjetit, sipas kushteve të marrëveshjes së përbashkët DPSHTRR-AMF.
  8. Konfirmimin nga Regjistri i Barrëve Siguruese, sipas kushteve të marrëveshjes së përbashkët DPSHTRR-RBS, për mjetet e përdorura të blera në vend.

Shënim: Të gjithë dokumentet në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuar.

Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të dorëzohet edhe prokura e posaçme për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.

  • Tarifa e Shërbimit në rast kur mjeti është i regjistruar: Certifikatë e Kontrollit Fizik të mjetit 1500 Lekë + Leje Qarkullimi 1000 Lekë + Certifikatë e Pronësisë 2000 Lekë = Totali 4500 Lekë.
  • Tarifa e Shërbimit në rast kur mjeti është i pa regjistruar: Certifikatë e Kontrollit Fizik të mjetit 1500 Lekë + Leje Qarkullimi 1000 Lekë + Certifikatë e Pronësisë 2000 Lekë + Tarifa e pajisjes me dy Targa 3000 Lekë = Totali 7500 Lekë.
Mjet i importuar, i përdorur, i shitur me ankand

Personi i interesuar për të regjistruar një mjet të përdorur, të shitur me ankand nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe nga Rezervat Materiale Shtetërore, por të paregjistruara në Shqipëri; paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me këto dokumente:

  1. Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identitetit ose e pasaportës biometrike.
  3. Faturën tatimore shitje, të lëshuar nga institucionet e mësipërme (në origjinal), ose urdhrin e ministrit përgjegjës për transferimin kapital të mjetit në favor të një institucioni tjetër shtetëror (fotokopje e njësuar me origjinalin).
  4. Fotokopjen e njësuar me origjinalin të dokumentit mbi gjendjen fizike të mjetit në momentin e shitjes, në të cilin përveç të tjerave të evidentohet numri identifikimit të mjetit dhe sipas rastit mungesa e dokumenteve teknike shoqëruesit të mjetit;
  5. Dokumenti i zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal.
  6. Kontratën e sigurimit të mjetit, sipas kushteve të marrëveshjes së përbashkët DPSHTRR-AMF.