Prej vitit 2019, DPSHTRR ka ndërmarrë nisma transformuese për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve.
Fokusi ndaj qytetarëve, si pjesë integrale e këtij transformimi ka mundësuar:
● Informimin e saktë për shërbimet
● Reduktimin e procedurave dhe burokracive (reduktim i kostove direkte & indirekte të shërbimeve)
● Kursimin e kohës për marrjen e shërbimeve
● Reduktimin e distancës së përshkruar për marrjen e shërbimeve
● Risi në shërbime
● Përfshirjen e qytetarëve/subjekteve në procesin e përmirësimit të shërbimeve
#ZëriYtDëgjohet synon:
● Identifikimin dhe trajtimi i ankesave/problematikave të qytetarëve për shërbimet në sportelet e DPSHTRR
● Lehtësimin për marrjen e shërbimit
● Përmirësimin e shërbimeve
● Rritjen e besueshmërisë së qytetarëve ndaj DPSHTRR-së