DPSHTRR

You are here

Këtë javë, Komisioni Retro zhvilloi mbledhjen e radhës, ku u paraqitën disa mjete me vlera historike që synojnë të fitojnë statusin prestigjioz  RETRO.

Këtë javë, Komisioni Retro zhvilloi mbledhjen e radhës, ku u paraqitën disa mjete me vlera historike që synojnë të fitojnë statusin prestigjioz  RETRO.

Ky proces vlerësimi synon të ruajë dhe promovojë trashëgiminë automobilistike, duke njohur mjetet që kanë lënë gjurmë në kohë dhe që përfaqësojnë epoka të ndryshme të zhvillimit të industrisë së automjeteve.

 Mjetet që u paraqitën këtë javë janë:

1.  1995 BMW E31 840CI

 Siguria fillon me kontrollin!

 Siguria fillon me kontrollin!

 24% më shumë mjete të testuara në 2025!

Gjatë 10 muajve të parë të vitit 2025, janë kryer 268,999 testime teknike, një rritje e konsiderueshme krahasuar me vitin 2023! 

Mjete të testuara:

 Automjete personale – 86.2%

 Kamionë – 6.2%

 Motomjete – 4.9%

 Autobusë – 1.8%

Fushata “Zëri Yt Dëgjohet” ndalet në Laç! 

Fushata “Zëri Yt Dëgjohet” ndalet në Laç! 

Ekipi i DPSHTRR realizoi monitorim në terren pranë DRSHTRR Laç, me fokus vlerësimin e përvojës së qytetarëve gjatë marrjes së shërbimeve. 

Qëllimi ynë është të kuptojmë më mirë nevojat e qytetarëve, të identifikojmë sfidat dhe të orientojmë përmirësime të vazhdueshme në cilësinë e shërbimit publik.

 Zëri i qytetarit është udhërrëfyesi ynë — ne dëgjojmë për të përmirësuar.

Një ditë plot ritëm, buzëqeshje dhe mësim ndryshe! 

Një ditë plot ritëm, buzëqeshje dhe mësim ndryshe! 

Fëmijët e shkollës “Fadil Gurmani” në Elbasan u bënë pjesë e një ore interaktive mbi sigurinë rrugore, ku përmes lojërave, pyetjeve dhe demonstrimeve zbuluan rëndësinë e çdo semafori, çdo vije të bardhë dhe çdo rregulli që na mbron në rrugë. 

Me energjinë dhe kureshtjen e tyre, ata na kujtuan se kujdesi dhe përgjegjësia nisin që në vegjëli.

Shërbimi dhe qytetari janë në qendër të drejtimit në DPSHTRR!

Shërbimi dhe qytetari janë në qendër të drejtimit në DPSHTRR!

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR-së, Z. Kreshnik Bajraktari, ishte në ambientet e DRSHTRR Tiranë, drejtoria me numrin më të lartë të shërbimeve të përpunuara çdo ditë.

Një vizitë ku u ndanë arritjet, zhvillimet dhe sfidat që e bëjnë këtë strukturë një shembull të përkushtimit ndaj qytetarit.

Në bashkëpunim me Nona Festival, zhvilluam një aktivitet plot ngjyra, energji dhe mësim me nxënësit e shkollës “Liri Gero” në qytetin e Fierit. 

Në bashkëpunim me Nona Festival, zhvilluam një aktivitet plot ngjyra, energji dhe mësim me nxënësit e shkollës “Liri Gero” në qytetin e Fierit. 

Fëmijët mësuan për rregullat e qarkullimit rrugor, rëndësinë e kujdesit në rrugë dhe respektimit të shenjave rrugore, ndërsa përmes lojërave, pyetjeve dhe demonstrimeve argëtuese sollën buzëqeshje, gëzim dhe ndërgjegjësim për të gjithë pjesëmarrësit.

 PLANIFIKON TË MODIFIKOSH MJETIN TËND? APLIKO ONLINE NË DPSHTRR! 

 PLANIFIKON TË MODIFIKOSH MJETIN TËND? APLIKO ONLINE NË DPSHTRR! 

Lehtë, shpejt dhe në mënyrë transparente – çdo ndryshim konstruktiv apo funksional në mjetin tënd duhet të autorizohet paraprakisht nga DPSHTRR, mund ta bësh këtë plotësisht vetë!

 Si funksionon:

 Vetëdeklaro kërkesën për ndryshim konstruktiv në mjet duke aplikuar online në faqen zyrtare:

 DPSHTRR dhe 13 Drejtoritë Rajonale në mbarë vendin kanë ndezur motorët për ta nisur javën me energji dhe përkushtim!

 DPSHTRR dhe 13 Drejtoritë Rajonale në mbarë vendin kanë ndezur motorët për ta nisur javën me energji dhe përkushtim!

 Ekipet tona janë në gatishmëri për t’ju ofruar shërbim cilësor dhe të shpejtë.

 Orari i shërbimit sot: 08:00 – 19:00

Krenari shqiptare në “Auto e Moto d’Epoca”, Bolonja!

Krenari shqiptare në “Auto e Moto d’Epoca”, Bolonja!

Koleksionisti i pasionuar Vigan Karkini solli magjinë e historisë në stendën e DPSHTRR, duke ekspozuar disa nga perlat e tij të rralla që mahnitën vizitorët e panairit:

Moto Guzzi 250 Super Sport (VP) (1928) — pjesëmarrëse në gara historike, e dokumentuar që ka mbërritur në Shqipëri në vitin 1932.

Gilera 500 L Elastico (1937) — në shërbim civil, ende me targat origjinale të kohës!

Dita e tretë në Auto e Moto d’Epoca 2025!

Dita e tretë në Auto e Moto d’Epoca 2025!

DPSHTRR vijon prezencën në panairin prestigjioz të Bolonjës, me interes të lartë nga publiku dhe partnerët ndërkombëtarë.

Në qendër të ditës së sotme: promovimi i “Tirana Grand Prix”, që po ngjall kureshtje e entuziazëm në komunitetin automobilistik europian.

Një tjetër ditë plot energji, bashkëpunime dhe krenari për transportin shqiptar!

Ndonjëherë mjafton ta shohim ndryshe për të gjetur zgjidhjen!

Ndonjëherë mjafton ta shohim ndryshe për të gjetur zgjidhjen!

Ky mund të jetë momenti yt për të sjellë ndryshimin!

 Mos e humb mundësinë!

Traditë, pasion dhe vizion për të ardhmen!

Traditë, pasion dhe vizion për të ardhmen!

Sot, në panairin prestigjioz Auto e Moto d’Epoca në Bolonja, Drejtori i Përgjithshëm Endri Haxhiu, së bashku me Presidentin e Old Cars Club, Antonio Durso, promovuan në panel ngjarjen e madhe të vitit që vjen – Tirana Grand Prix 2026.

Një event që do të sjellë në zemër të Tiranës elegancën, historinë dhe adrenalinën e mjeteve klasike dhe moderne, duke vendosur Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të pasionit automobilistik.

Mjete që flasin më shumë se 1000 fjalë!

Mjete që flasin më shumë se 1000 fjalë!

Sot vijon dita e dytë e panairit Auto Moto d’Epoca ku çdo moment po na sjell reagime plot admirim dhe habi për vizitorët!

Nga ora në orë, vizitorët po mbeten të habitur dhe befasuar nga koleksionet tona, nga pasioni dhe kujdesi me të cilin komuniteti shqiptar i automotivës po ruan historinë dhe trashëgiminë e këtyre vlerave të rralla.

Ka nisur edicioni 2025 i Auto e Moto d’Epoca në Bolonja!

 Ka nisur edicioni 2025 i Auto e Moto d’Epoca në Bolonja - një ndër panairet automotive më të mëdhenj në Europë!

Emocion i madh këtë vit, pasi Shqipëria merr pjesë për herë të parë me stendën e saj përfaqësuese në këtë event prestigjioz ndërkombëtar. 

Përmes DPSHTRR vendi ynë prezantohet me krenari duke sjellë në qendër të vëmendjes trashëgiminë kulturore, historinë dhe pasionin shqiptar për automotorizmin klasik. 

Një ditë vjeshte e ndriçuar nga shkolla “Rreze Drite”, në Orën e Sigurisë Rrugore.

Një ditë vjeshte e ndriçuar nga shkolla “Rreze Drite”, në Orën e Sigurisë Rrugore.

Sot, bashkë me nxënësit e kësaj shkolle plot energji e dashuri për dijen, zhvilluam Orën e Sigurisë Rrugore.

Fëmijët mësuan si të ecin me kujdes, të respektojnë rregullat dhe të kujdesen për veten dhe të tjerët në rrugë. 

Një orë që solli shumë buzëqeshje, dije dhe rreze shprese për një brez më të ndërgjegjshëm dhe një të ardhme më të sigurt në rrugë! 

 

Vijojmë të jemi më pranë qytetarëve me fushatën “Zëri Yt Dëgjohet”.

 

Vijojmë të jemi më pranë qytetarëve me fushatën “Zëri Yt Dëgjohet”.

Këtë rradhë ekipi ynë ishte pranë DRSHTRR Durrës për të dëgjuar më nga afër zërin e qytetarëve!

Çdo mendim i tyre ndihmon në ndërtimin e një shërbimi sa më të drejtë dhe efikas!

Nëse ke një kritikë, opinion apo sugjerim: NDAJE ME NE!

Denonco në kohë reale nga kudo vetëm me një klikim.

 Jeni përdorues i linjave ndërqytetëse të transportit dhe keni vënë re parregullsi apo shkelje në shërbim?

 Mos hezitoni të raportoni! Ndryshimi fillon nga ndërgjegjësimi dhe veprimi i çdo qytetari. Pa raportime, nuk mund të ketë përmirësim!

 Kujdes: Për të vijuar me verifikimin, fotot ose videot duhet të tregojnë qartë problematikën e denoncuar. Targa e mjetit duhet të jetë e lexueshme dhe e dukshme.

 Tradita që na bashkon - Siguria rrugore në Përmet.

 Tradita që na bashkon 

Dje, në zemër të Përmetit, u zhvillua festa e “Nonës” – një ditë e mbushur me muzikë, valle, shije të traditës dhe gëzim që na rikthen tek rrënjët tona.

 Pjesë e festës ishte edhe DPSHTRR me mesazhe dhe aktivitete për sigurinë rrugore, duke kujtuar se rrugët e sigurta fillojnë nga ne.

 Aroma e gatimeve, tingujt e polifonisë dhe mikpritja përmetare e bënë këtë ditë të paharrueshme.

 Siguria rrugore në zemër të Përmetit!

 Siguria rrugore në zemër të Përmetit!

Gjatë Nona Festival sollëm energji, muzikë dhe mesazhe të rëndësishme për një lëvizje të sigurt për të gjithë!

Komisioni Retro

Këtë javë, Komisioni Retro ka pritur dhe vlerësuar një përzgjedhje të veçantë mjetesh, të cilat janë paraqitur për të marrë statusin zyrtar  RETRO .

Mjetet të cilat janë paraqitur këtë javë janë:

1.  1982 Piaggio Vespa PK50S

2.  1967 Mercedes Benz - W108 250SE

3.  1983 Mercedes Benz - W123 300TD

4.  1988 Mercedes Benz - R107 560SL

Fushata Sensibilizuese “Learn – Ride – Enjoy – Repeat”

Edhe pilotët më të mirë e rifreskojnë dijen. Edhe motoristët me përvojë stërviten dhe kujtojnë rëndësinë e rregullave. Përsëritja e sjelljeve të sigurta të bën më të shpejtë në reagim dhe më të mirë në vendimmarrje.

 Praktiko. Kujto. Reflekto.

Rimarrje Leje Drejtimi

 U realizua sesioni i rradhës ritestues për ata që kanë humbur pikët e Leje Drejtimit!

Ndajmë me ju rezultatet e këtij sesioni:

 Riregjistrime - 42 kandidatë;

 Prezent - 25 kandidatë;

 Fitues - 10 kandidatë.

Nga fillimi i fushatës Qershor 2022, raportohet:

 Riregjistrime në Autoshkollë - 2,329 kandidatë;

Raporti i Kontrollit Teknik

 Janar - Korrik 2025, numëron 167,046 mjete të testuara dhe 24.3% mjete të ngelura!

Testimi i mjeteve 

 86.2% e mjeteve të testura janë automjete (4+1 - 8+1 vende);

 35.6% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë.

 Arsyet e ngeljes 

 34.9% Mangësi vizuale e funksionale;

 37.8% Sistemi i shkarkimit të gazrave;

 Po planifikon një udhëtim jashtë Shqipërisë me makinë?

 Po planifikon një udhëtim jashtë Shqipërisë me makinë?

Mos u nis pa dokumentet e duhura!

 Dokumentet e domosdoshme:

 Leje qarkullimi shqiptare (dhe ndërkombëtare vetëm nëse ke një model të vjetër);

 Leje drejtimi kombëtare dhe ndërkombëtare;

 Sigurimi i detyrueshëm i mjetit (TPL) + Karton Jeshil;

 Certifikata e kontrollit teknik;

Jemi gjithmonë në dispozicion për të shërbyer çdo qytetari, me përkushtim dhe profesionalizëm!

 Vijon Shërbimi në DRSHTRR

Jemi gjithmonë në dispozicion për të shërbyer çdo qytetari, me përkushtim dhe profesionalizëm!

 Orari i shërbimit:

E Hënë: 08:00 – 19:00

E Martë – e Premte: 08:00 – 16:00

 Kurse kohë, rezervo online:

Fushatë Sensibilizuese - Siguri Rrugore

Të drejtosh një motor ka emocion, por edhe përgjegjësi.

Asgjë s’të jep ndjesinë e shijimit të rrugëtimit si një motor, por çdo kthesë kërkon përqendrim, çdo nxitim kërkon gjykim. Shpejtësia nuk ka kuptim pa kontrollin.

Shijo udhëtimin, por mos harro ji gjithmonë përgjegjës për jetën tënde dhe të të tjerëve.

Raporti i Kontrollit Teknik

 6 muaj Kontroll Teknik, 130,256 mjete të testuara dhe 24.7% mjete të ngelura!

Testimi i mjeteve

 86% e mjeteve të testura janë automjete (4+1 - 8+1 vende);

 36.2% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë.

Arsyet e ngeljes

 34.5% Mangësi vizuale e funksionale;

 37.5% Sistemi i shkarkimit të gazrave;

 Sot, rrugët e Tiranës u gjallëruan nga zhurma karakteristike e motorëve dhe ngjyrat e Vespave që erdhën nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë! 

 Sot, rrugët e Tiranës u gjallëruan nga zhurma karakteristike e motorëve dhe ngjyrat e Vespave që erdhën nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë! 

Dashamirës të stilit klasik dhe koleksionistë të pasionuar sollën modelet më të bukura e autentike të Vespave, nga ato të viteve ‘60 deri tek versionet më të reja. Një paradë që nuk ishte thjesht ekspozim, por një festim i kulturës, nostalgjisë dhe bashkimit mes vendeve tona përmes pasionit të përbashkët.

 Orari i Shërbimit në Qendrat e Kontrollit Teknik

 Orari i Shërbimit në Qendrat e Kontrollit Teknik

 Kujdesuni për mjetin tuaj në kohë!

 Jemi në dispozicionin tuaj në çdo qytet të Shqipërisë sipas fashave orare :

 E Hënë: 08:00 – 19:00/ E Martë – E Premte: 08:00 – 16:00

 DRSHTRR Vlorë

 DRSHTRR Shkodër

 DRSHTRR Sarandë

 DRSHTRR Laç

Pages


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”