Humbja, Vjedhja, Shkatërrimi i Lejes së Drejtimit
Për rastet e humbjes, vjedhjes ose shkatërrimit të lejes së drejtimit, zotëruesi i saj duhet që brenda 48 orëve të bëjë denoncim në organet e policisë, të cilat lëshojnë vërtetim për këtë denoncim.
Qytetari, me kërkesë pranë çdo DRSHTRR-je, mund të pajiset me leje drejtimi të re menjëherë.
Dokumentacioni
Për t’u pajisur me leje të re drejtimi, drejtuesi i mjetit duhet të ketë me vete:
- Dokument identifikimi;
- Vërtetimin e denoncimit nga organet e Policisë për humbje, vjedhje apo shkatërrim të lejes së drejtimit. Ky shërbimet ofrohet online në e-albania në këtë link (Kliko). Pasi pajiseni elektronikisht me këtë dokument, mund të paraqiteni pranë Drejtorisë Rajonale.
- Certifikatë mjekësore me fotografi, e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor (vetëm në rast se lejes së drejtimit i ka mbaruar afati i vlefshmërisë!)
Nëse leje e drejtimit do ta tërheqë një person tjetër, qytetari plotëson gjatë aplikimit në Drejtorinë Rajonale një deklaratë ku autorizon tërheqjen e lejes së tij nga një person tjetër.
Tarifat e shërbimit
- Leje drejtimi e re 3,500 lekë
- Ose dublikati i lejes së drejtimit (opsionale) 2000 lekë
Dëmtim i Lejes së Drejtimit
Leja e drejtimit konsiderohet e dëmtuar kur nuk është i identifikueshëm një nga elementët:
- Numri i dokumentit;
- Të dhënat personale;
- Data e skadencës;
- Foto e mbajtësit të lejes së drejtimit.
Dokumentacioni
Për t’u pajisur me leje të re drejtimi, drejtuesi i mjetit duhet të ketë me vete:
- Dokument identifikimi;
- Certifikatë mjekësore me fotografi, e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor (vetëm në rast se lejes së drejtimit i ka mbaruar afati i vlefshmërisë!)
Nëse lejen e drejtimit do ta tërheqë një person tjetër, qytetari plotëson gjatë aplikimit në Drejtorinë Rajonale, një deklaratë ku autorizon tërheqjen e lejes së tij nga një person tjetër.
Tarifat e shërbimit
- Leje drejtimi e re 3,500 lekë
- Ose dublikati i lejes së drejtimit (opsionale) 2000 lekë
Dublikati i Lejes së Drejtimit
Qytetari mund të aplikojë për leje drejtimi të re ose për dublikat të lejes së drejtimit. Dublikati vlen në rast se leja e drejtimit e humbur/vjedhur/shkatërruar/dëmtuar është e prodhuar pas janarit 2017 (formati i ri i lejes së drejtimit) dhe lejes së drejtimit nuk i ka mbaruar afati i vlefshmërisë së lejes së drejtimit dhe qytetari dëshiron të ruajë të njëjtën afat vlefshmërie.
Shembull: Supozojmë se qytetari është pajisur me formatin e ri të lejes së drejtimit në Qershor 2018. Afati i vlefshmërisë së lejes së drejtimit për kategorinë B është 10-vjeçar, pra deri në Qershor 2028. Nëse leja e drejtimit është humbur/vjedhur/shkatërruar/dëmtuar në janar 2021, qytetari ka të drejtë të aplikojë për leje drejtimi të re:
- Me afat të ri vlefshmërie, pra nga Janari 2021 i aplikimit deri në Janar 2031 me tarifë shërbimi 3,500 lekë ose
- Nëse do ruhet afati i mëparshëm i vlefshmërisë, pra megjithëse aplikim i Janar 2021 do ruhet Qershori 2028 si afat, qytetari do pajiset me dublikat i cili kushton 2,000 lekë.
Ku dhe kur tërhiqet Leja e re e Drejtimit?
Leja e drejtimit tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale ku është bërë aplikimi. Në Tiranë, leja e drejtimit tërhiqet në zyrat e shërbimit te ish-NSHRAK.
Në Tiranë (zyrat e shërbimit në ish-NSHRAK), leja e drejtimit tërhiqet brenda 30 minutash. Në drejtoritë e tjera kjo procedurë mund të zgjasë 3-5 ditë pune.