Ndryshimi i Vendbanimit ose i Emrit/Mbiemrit

You are here

Ndryshimi i Vendbanimit të Drejtuesit të Mjetit

Aplikanti paraqitet në Drejtorinë Rajonale (DRSHTRR) ku ka vendbanimin ose pranë DRSHTRR-së ku është pajisur me leje drejtimi dhe bën kërkesë rinovim me arsyen e ndryshimit të vendbanimit duke dorëzuar:

1. Dokument Identifikimi
a) Për shtetasit shqiptar, fotokopje LETERNJOFTIMIT ID e vlefshme, që vërtetohet me origjinalin nga nëpunësi i pranimit.
b) Për shtetasit e huaj, fotokopje LEJE QENDRIM e vlefshme, që vërtetohet me origjinalin nga nëpunësi i pranimit. Pasaporte e përkthyer dhe noterizuar (rasti kur pasaporta nuk është gjuhë zyrtare e BE).

2. Mandat pagesën e sherbimit per trasferim dosje.
3. Mandat pagesën e shërbimit per pajisje me leje drejtimi.
4. Certifikatë mjekësore me fotografi, me datë jo më të hershme se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për aplikim. Për rastet kur qytetari kërkon që lejedrejtimi e re të ketë vlefshmërinë e lejedrejtimit ekzistuese nuk është e nevojshme të dorëzohet certifikatë mjekësore;
5. Leje drejtimin origjinale

Për rastet e humbjes, vjedhjes apo shkatërrimit të lejedrejtimit aplikanti duhet të dorëzojë vërtetimin e denoncimit të policisë dhe menjëherë qytetari pajiset me Dublikatë (për lejedrejtimi të lëshuar pas 24.01.2017) ose pajiset me lejedrejtimi të re (kërkohet certifikatë mjekësore me fotografi),

Qytetari aplikon për karton e lejes së drejtimit menjëherë.

Shërbimi për transferimin e dosjes (vetëm në rastet kur aplikanti ka ndyshuar vendbanimin). Kërkesa për transferimin e dosjes bëhet nga qytetari, mund të bëhet në dy drejtoritë edhe në atë burim edhe në drejtorinë destinacion.
Tarifa e shërbimit për trasferim dosje është 1,000 lekë.
Tarifa e shërbimit për pajisje me lejedrejtimi është 4,500 lekë.

Ndryshim i Gjeneraliteteve Emrit/Mbiemrit të Drejtuesit të Mjetit

Nëse keni ndryshuar emrin/mbiemrin (gjeneralitetet), ju duhet t’i reflektoni këto ndryshime edhe në Lejen e Drejtimit.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për ndryshimin e emrit/mbiemrit (gjeneraliteteve) te Leja e Drejtimit, personi i interesuar paraqitet pranë DRSHTRR, me këto dokumente:

  • Dokument identifikimi me mbiemrin e ri;
    Fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm, e njehsuar me origjinalin me vulën e specialistit të aplikimit:
    Për shtetasit shqiptar: LETERNJOFTIM ID
    ** Për shtetasit e huaj: LEJEQENDRIM dhe kopje e noterizuar dhe e përkthyer e pasaportës. Për rastet kur disponohet Leje Qëndrimi modeli i vjetër, format A4, kërkohet kopje e noterizuar e saj.
  • Lejen e Drejtimit aktuale që zotëron;
  • Certifikatë mjekësore me fotografi (e vlefshme), e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor. 

Tarifat e shërbimit

  • Leja e re e Drejtimit  - 4,500 lekë
  • Shërbimin për transferimin e dosjes (vetëm në rastet kur aplikanti ka ndryshuar vendbanim apo e kryen shërbimin në Drejtori Rajonale ndryshe nga ajo ku ështe dosja e Leje së Drejtimit) - 1,000 lekë

Nëse Lejen e Drejtimit do ta tërheqë një person tjetër, qytetari plotëson gjatë aplikimit një deklaratë ku autorizon tërheqjen e lejes së tij nga një person tjetër.

Ku dhe kur tërhiqet Leja e re e Drejtimit?

Leja e drejtimit tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale ku është bërë aplikimi. Në Tiranë, Leja e Drejtimit tërhiqet në zyrat e shërbimit te ish-NSHRAK. 
Në Tiranë (zyrat e shërbimit në ish-NSHRAK), Leja e Drejtimit tërhiqet brenda 30 minutash. Në Drejtoritë e tjera Rajonale kjo procedurë mund të zgjasë 3-5 ditë pune. 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”