Mosha minimale:
19 vjeç për marrjen e leje drejtimit të kategorisë C1 (të paktën 1 vit leje drejtimi të kategorisë B);
21 vjeç për marrjen e leje drejtimit të kategorisë C (të paktën 3 vjet leje drejtimi të kategorisë B);
21 vjeç për marrjen e leje drejtimit të kategorisë D1 (të paktën 3 vjet leje drejtimi të kategorisë B);
22 vjeç për marrjen e leje drejtimit të kategorisë D1 (të paktën 1 vit leje drejtimi të kategorisë C);
24 vjeç për marrjen e leje drejtimit të kategorisë D (të paktën 3 vjet leje drejtimi të kategorisë C);
24 vjeç për marrjen e leje drejtimit të kategorisë D (të paktën 3 vjet leje drejtimi të kategorisë B).
Mosha maksimale
Lejet e drejtimit të kategorive C1 – C janë të vlefshme për:
- 5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 65 vjeç;
- 2 vjet, për persona mbi 65 vjeç deri 70 vjeç. Për të drejtuar mjete me motor për transport malli, për personat mbi 65 vjeç, leje drejtimi e kategorive C lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave, me ngarkesë të plotë, nuk është më shumë se 20 ton.
Lejet e drejtimit të kategorive D1 – D janë të vlefshme për:
- 5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 65 vjeç;
- 3 vjet, për persona mbi 65 vjeç deri në 70 vjeç. Për personat mbi 65 vjeç, leje drejtimi e kategorive D1 ose D lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve, për të cilat kërkohet pajisja me leje drejtimi përkatësisht të kategorisë B ose BE.
Personi i interesuar për marrjen e leje drejtimit të një prej kategorive C1 – C – D1 – D, regjistrohet në një autoshkollë të licencuar për kategorinë e kërkuar dhe kryen përgatitjen sipas programit të miratuar.
Leje drejtimi e kategorisë C1 – C – D1 – D merret me provë teorie + provë praktike.
Mjetet që mund të drejtohen me leje drejtimi të kategorisë C1 – C – D1 – D
Kategoria C1:
- Automjete të ndryshëm nga ato të kategorive D1 e D, masa maksimale e autorizuar e të cilëve i kalon 3500 kg, por jo më shumë se 7500 kg ose i projektuar dhe i konstruktuar për transportin e jo më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk e kalon 750 kg.
- Autokampe.
Kategoria C:
-
Automjete të ndryshme nga ato të kategorive D1 e D, masa maksimale e autorizuar e të cilëve i kalon 3500 kg dhe të projektuar e konstruktuar për transportin e jo më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk e kalon 750 kg.
Kategoria D1:
-
Automjet i projektuar dhe konstruktuar për jo më shumë se 16 pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit, dhe me gjatësi maksimale që nuk i kalon 8 m. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg.
Kategoria D:
-
Automjete të projektuar dhe konstruktuar për transportin e më shumë se 8 pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg.
Regjistrimi për përgatitjen teorike dhe për provën e teorisë
Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së nën juridiksionin e së cilës ndodhet autoshkolla, plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon dokumentet e kandidatit:
- Fotokopje të dokumentit të identifikimi të vlefshëm, e njehsuar me origjinalin me vulën e autoshkollës (kartë identiteti dhe, për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme) së bashku me fotokopjen; Për shtetasit e huaj kërkohet kopje e noterizuar dhe e përkthyer e pasaportës si dhe kopje e noterizuar e leje qëndrimit;
- Dy foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm, njëra nga të cilat të jetë e nënshkruar nga vetë personi (emër + mbiemër), në pjesën e pasme;
- Certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
- Mandat pagesën për pajisje të kandidatit me “LEJE” mod. DD/T për provën e kontrollit të njohurive teorike. Tarifa e shërbimit është 1500 lekë (200 – regjistrimi dhe 1300 – provimi i praktikës);
- Fotokopjen e leje drejtimit që zotëron të njehsuar me origjinalin me vulën e autoshkollës;
DRSHTRR lëshon “LEJE” për kandidatin, me afat vlefshmërie 6 muaj nga data e lëshimit. Brenda këtij afati kandidati ka të drejtë të japë deri në 5 herë provimin e teorisë, jo më afër se 10 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin. Në rast se kandidati nuk fiton provimin e teorisë brenda 6 muajve apo pas 5 herëve paraqitje në provimin e teorisë, atëherë ai ka të drejtën e regjistrimit në autoshkollë nga e para.
Para çdo riprovimi kryhet pagesa e tarifës së shërbimit prej 400 lekë.
Prova e teorisë
Provimi është i informatizuar.
- Për kalimin nga leje drejtimi e kategorisë B në leje drejtimi të kategorisë C1, C – 40 pyetje, 4 gabime, 40 minuta;
- Për kalimin nga leje drejtimi e kategorisë B në leje drejtimi të kategorisë D1, D - 40 pyetje, 4 gabime, 40 minuta;
- Për kalimin nga leje drejtimi e kategorisë C në leje drejtimi të kategorisë D1, D - 10 pyetje, 1 gabim, 10 minuta;
- Për kalimin nga leje drejtimi e kategorisë D në leje drejtimi të kategorisë C1, C - 10 pyetje, 1 gabim, 10 minuta;
Kandidati që ka kryer programin e plotë të përgatitjes teorike, për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, nga data e marrjes së Lejes, për provën e kontrollit të njohurive teorike, pranë komisionit përkatës të marrjes në prova, në DRSHTRR duhet të paraqesë:
- Dokument identifikimi (kartë identiteti dhe, për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme);
- “LEJE”, që vërteton kryerjen e kursit të njohurive teorike dhe për hyrje në provën e teorisë.
Personat me aftësi të kufizuara në dëgjim, që plotësojnë kushtet e përcaktuara sipas nenit 306 të VKM-së nr. 153, datë 7.4.2000, të ndryshuar, në provimin e teorisë, kanë të drejtë të marrin një interpretues të gjuhës së shenjave shqipe, të certifikuar nga autoriteti përkatës.
Provimi i teorisë zhvillohet me aparat komunikimi audio për personat që kanë kufizime në leximin e gjuhës së shkruar.
Regjistrimi i kandidatit për ndjekjen e kursit praktik për ushtrim në drejtimin e mjetit dhe për provën e aftësive drejtuese e të sjelljes
Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së, dhe dorëzon dokumentet e kandidatit fitues të provës së kontrollit të njohurive teorike:
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit të kandidatit të njehsuar me vulën e autoshkollës (kartë identiteti dhe, për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme);
- Mandat pagesën për pajisje të kandidatit me “AUTORIZIM” model DD/P për ushtrim në drejtimin e mjetit. Tarifa e shërbimit është 1500 lekë (200 lekë – regjistrimi dhe 1300 lekë – provimi i praktikës).
DRSHTRR lëshon “AUTORIZIM” për ushtrim në drejtimin e mjetit dhe për provën e aftësive drejtuese e të sjelljes, për kategorinë e kërkuar. Kandidati lejohet të japë deri në 5 herë provimin e provës praktike, jo më afër se 10 ditë kalendarike nga njëra provë në tjetrën.
Në rast se kandidati nuk e fiton provimin e praktikës me paraqitjen e tij deri në 5 (pesë) here prova praktike ose kalohet afati i vlefshmërisë së autorizimit të praktikës, atëherë kandidati duhet të rifutet në provimin e praktikës, pa e përsëritur kursin e teorisë, brenda afatit njëvjeçar të vlefshmërisë së testimit teorik të fituar. Në këtë rast përfaqësuesi ligjor i autoshkollës, paraqet kërkesën për pajisje të kandidatit me autorizim të ri (kundrejt pagesave përkatëse) për të vijuar me përgatitje shtesë për t’iu nënshtruar provave të tjera brenda afatit të vlefshmërisë së testimit teorik të fituar.
Para çdo riprovimi kryhet pagesa e tarifës së shërbimit prej 600 lekë.
Prova e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes
Kandidati që ka kryer programin e plotë të ushtrimit të drejtimit të mjetit, për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, nga data e marrjes së Autorizimit për provën e verifikimit të aftësive drejtuese dhe sjelljes, paraqitet në DRSHTRR pranë komisionit përkatës të marrjes në prova së bashku me instruktorin e praktikës me të cilin ka kryer përgatitjen dhe me mjetin e marrjes në prova praktike, me dokumentet:
-
Dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti dhe, për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme);
-
“AUTORIZIM” e vlefshëm, që vërteton kryerjen e kursit të ushtrimit të drejtimit të mjetit.
Kohëzgjatja e provimit të aftësive drejtuese e të sjelljes për leje drejtimi të kategorisë “C1”, “C”, “D1”, “D”, “DE” – 45 minuta. Koha e përmendur nuk përfshin kohën përgatitore për kandidatin, automjetin, kontrollin teknik të automjetit me ndikim për sigurinë rrugore, manovrat e veçanta dhe shpalljen e rezultatit të testit praktik.
Për leje drejtimi të kategorive “C1”, “C”, “D1”, “D”, do të kryhen prova praktike sipas autorizimit përkatës ( “C1”, “C”, “D1”, “D”) dhe lidhjes 4 të Udhëzimit të MIE-së nr. 9, datë 14.04.2022 “Mbi aktivitetin e autoshkollave”.
Instruktori i praktikës duhet të jetë prezent në mjet gjatë ushtrimit të provave të praktikës.
Shënim: Instruktori i praktikës dhe mjeti duhet të jenë të pajisur me dokumentacionin përkatës të vlefshëm.
Aplikimi për leje drejtimi
Kandidati fitues i provimit të praktikës paraqitet pranë DRSHTRR-së ku është shpallur fitues ose pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin, plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon:
- Dokument identifikimi të vlefshëm së bashku me fotokopjen (kartë identiteti dhe, për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme); dokumenti origjinal i kthehet pas identifikimit;
- Mandat pagesën e tarifës së pajisjes me leje drejtimi (taksa e buxhetit të shtetit) - 2000 lekë C1, C dhe 3000 lekë D1, D;
- Mandat pagesën e tarifës së shërbimit për leje drejtimin -3500 lekë;
- Mandat pagesën prej 600 lekë për transferim dosje (vetëm për rastet kur aplikimi kryhet në DRSHTRR të ndryshme nga ajo ku ka vendbanimin);
- Leje drejtimi që zotëron (nëse është e vlefshme, leje drejtimi jashtë afateve të vlefshmërisë nuk kërkohet);
- Nëse leje rejtimin do t'a tërheqë një person tjetër, dorëzon edhe një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do të tërheqë leje drejtimin;
- Nëse dëshiron të pajiset me “Kopje përmbledhëse të lejes së drejtimit” dorëzon edhe 1 (një) foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm;
Në përfundim, i merret foto digjitale dhe depozitohet nënshkrimi elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në le jedrejtimi.
Leje drejtimi tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit të DRSHTRR-së ku është bërë aplikimi, pasi identifikohet qytetari me dokument identifikimi.