Rinovim i Lejes së Drejtimit

You are here

Rinovimi i Lejes së Drejtimit

 

Dokumentacioni i nevojshëm

Për të rinovuar Lejen e Drejtimit, personi i interesuar paraqitet pranë çdo DRSHTRR-je, pavarësisht vendbanimit, me këto dokumente:

  1. Dokument identifikimi 
    Fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm, njehësuar me origjinalin me vulën e specialistit të aplikimit.
    Për shtetasit shqiptar: Letërnjoftim
    ** Për shtetasit e huaj: Leje qëndrimi dhe kopje e noterizuar dhe e përkthyer e pasaportës. Për rastet kur disponohet leje qëndrimi modeli  i vjetër, format A4, kërkohet kopje e noterizuar e saj.
  2. Certifikatë mjekësore (e vlefshme) me fotografi, e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor;
  3. Leja e drejtimit aktuale që zotëron.

 

Afatet e vlefshmërisë së Lejeve të Drejtimit normale, sipas  grup moshave

 

KATEGORITË E LEJES SË DREJTIMIT VLEFSHMËRIA 

AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE

*Konfirmimi i vlefshmërisë së Lejes së Drejtimit bëhet duke dorëzuar Certifikatë Mjeksore  të lëshuar nga një prej organeve mjekësore.

15 vjet

C1, C1E, C dhe CE, D1, D1E, D dhe DE

*Nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç.

*Personi > 65 vjeç:

  • Leja e Drejtimit të kategorive C dhe CE lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave, me ngarkesë të plotë, nuk është më shumë se 20 tonë;

  • Leja e Drejtimit të kategorive D1, D1E, D dhe DE, lëshohen vetëm  për drejtimin e mjeteve  për të cilat kërkohet pajisja me Leje Drejtimi  përkatësisht e kategorive  B dhe BE.

5 vjet

 

Afatet e vlefshmërisë së Lejeve të Drejtimit normale sipas kategorive dhe grup moshave

    

LEJE DREJTIMI NORMALE

KATEGORIA E LEJES SE DREJTIMIT

GRUP MOSHA

VLEFSHMËRIA NE VITE

KONTROLLI MJEKËSOR

AM

16 ≤ M ≤ Pa kufi

15

Po

A1, A2, B1, B

18 ≤ M ≤  Pa kufi

15

Po

A

21 ≤ M ≤  Pa kufi

15

Po

BE

19 ≤ M ≤ Pa kufi

15

Po

C1

19 ≤ M ≤ 70

5

Po

C1

M > 70

Nuk lëshohet dhe nuk rinovohet

C1E

20 ≤ M ≤ 70

5

Po

C1E

M > 70 vjeç

Nuk lëshohet dhe nuk rinovohet

C

21 ≤ M ≤ 70

5

Po

C

M > 70

Nuk lëshohet dhe nuk rinovohet

CE

22 ≤ M ≤ 70

5

Po

CE

M > 70

Nuk lëshohet dhe nuk rinovohet

D1

21 ≤ M ≤ 70

5

Po

D1

Mosha > 70 vjeç

Nuk lëshohet dhe nuk rinovohet

D1E

22 ≤ M ≤ 70

5

Po

D1E

Mosha > 70 vjeç

Nuk lëshohet dhe nuk rinovohet

D

24 ≤ M ≤ 70

5

Po

D

Mosha > 70 vjeç

Nuk lëshohet dhe nuk rinovohet

DE

25 ≤ M ≤ 70

5

Po

DE

Mosha > 70 vjeç

Nuk lëshohet dhe nuk rinovohet

 

 

Afatet e vlefshmërisë së Lejeve të Drejtimit të posaçme sipas kategorive dhe grup moshave

 

LEJE DREJTIMI E POSAÇME

KATEGORIA E LEJES SE DREJTIMIT

MOSHA MINIMALE DHE MAKSIMALE

VLEFSHMËRIA NE VITE

KONTROLLI MJEKËSOR

AM

16 ≤ M ≤ 65

5

Po

AM

M > 65

3

Po

A1, A2, B1, B

18 ≤ M ≤  65

5

Po

A1, A2, B1, B

M > 65

3

Po

A

21 ≤ M ≤  65

5

Po

A

M > 65

3

Po

BE

19 ≤ M ≤ 65

5

Po

BE

M > 65

3

Po

C1

19 ≤ M ≤ 65

5

Po

C1

M > 65

Nuk lëshohet dhe nuk rinovohet

C1E

20 ≤ M ≤ 65

5

Po

C1E

M > 65

Nuk lëshohet dhe nuk rinovohet

C

21 ≤ M ≤ 65

5

Po

C

M > 65

Nuk lëshohet dhe nuk rinovohet

CE

22 ≤ M ≤ 65

5

Po

CE

M > 65

Nuk lëshohet dhe nuk rinovohet

*Shënim: Data maksimale e vlefshmërisë për kategoritë C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE nuk mund të jetë më e madhe se data në të cilën aplikanti mbush moshën për të cilat nuk lejohet lëshimi apo rinovimi i tyre.

 


Ku dhe kur tërhiqet Leja e re e Drejtimit?

 

  Vendi ku tërhiqet Koha e tërheqjes
Tiranë Në zyrat e shërbimit te ish-NSHRAK 30 min nga momenti i aplikimit
Qytete të Tjera Pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale ku është bërë aplikimi 3 - 5 ditë pune

 

* Nëse Lejen e Drejtimit do ta tërheqë një person tjetër, qytetari plotëson gjatë aplikimit një deklaratë ku autorizon tërheqjen e lejes së tij nga një person tjetër.


Pit Stop Edukativ për Sigurinë Rrugore

“Të udhëtojmë të sigurt” është një libërth edukativ i cili synon të ndihmojë drejtuesit e mjeteve të cilëve u janë konstatuar shkelje në drejtimin e mjetit ose të orientojë ata që janë në proces rinovimi për të rifreskuar njohuritë. Faza e parë e këtij Pit Stopi Edukativ është përvetësimi i njohurive teorike të kandidatëve dhe njohja me aktet ligjore dhe normat e sjelljes në rrugë për promovimin e sigurisë rrugore. DPSHTRR po punon për informatizimin e sistemit dhe ritestimin e kandidatëve për rrugë më të sigurta e qytetarë më të informuar e të përgjegjshëm në drejtimin e mjetit.

Ky libërth mund të shkarkohet në faqen zyrtare të DPSHTRR dhe së shpejti do të ofrohet pa pagesë edhe në sportelet e drejtorive rajonale të DPSHTRR për të gjithë kandidatët që pajisen për herë të parë me Leje Drejtimi dhe për të gjithë drejtuesit e mjeteve që rinovojnë Lejen e Drejtimit.

Shkarko - Libërthin e Shoferit për Sigurinë Rrugore

 


Tarifat e shërbimit

SHËRBIMI

 TARIFA

(lekë)

Rinovimi i  Lejes së Drejtimit    4,500
Rinovimi i Lejes të Drejtimit të kategorisë B me afat ≤ 5 vite 2,000
Rinovimi i Lejes të Drejtimit të drejtuesit të mjetit me aftësi të kufizuara dhe që marrin një Leje Drejtimi të posaçme   2,000
Transferimi i dosjes (vetëm në rastet kur aplikanti ka ndryshuar vendbanim)    1,000

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga