Rivlerësim i Lejes së Drejtimit

You are here

Zyrat që lëshojnë Lejet e Drejtimit mund të marrin vendim për t'i kaluar në vizitë mjekësore pranë komisionit mjekësor lokal (sipas nenit 117 pika 4 të Kodit Rrugor) ose për t'i marrë në provimin e aftësisë, mbajtësit e Lejeve të Drejtimit kur lindin dyshime për mosplotësimin prej tyre të kërkesave fizike a psikike të përcaktuara. Rezultati i vizitës mjekësore i njoftohet zyrës që lëshon Lejen e Drejtimit për marrjen e masave të pezullimit ose të tërheqjes së Lejes së Drejtimit, kur është e nevojshme.


Dokumentacioni dhe tarifat

Mbajtësi i Lejes së Drejtimit për të cilin është marrë vendim për rivlerësimin e Lejes së Drejtimit, paraqitet pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin:

  • Dokument identifikimi;
    Fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm, e njehsuar me origjinalin me vulën e specialistit të aplikimit:
    Për shtetasit shqiptar: Letërnjoftim
    ** Për shtetasit e huaj: Leje qëndrimi dhe kopje e noterizuar dhe e përkthyer e pasaportës. Për rastet kur disponohet leje qëndrimi modeli  i vjetër, format A4, kërkohet kopje e noterizuar e saj.
  • Vendimin e DRSHTRR-së për rivlerësimin e Lejes së Drejtimit;
  • Certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se  gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  • Vendimin e komisionit mjekësor, me anë të të cilit vendoset nëse aplikanti është ose jo i aftë për të drejtuar mjetin e kategorisë sipas Lejes së Drejtimit që zotëron dhe nëse do t’i nënshtrohet provës teorike dhe/ose praktike;
  • Nëse komisioni mjekësor vendos që aplikanti është i aftë për të drejtuar mjetin, shënon edhe kategorinë përkatëse të cilën ai mund të drejtojë së bashku me kodet kufizuese (nëse ka);
  • Pagesë prej 1,500 lekë për pajisje me “LEJE” model D/TR (për rastet kur kërkohet t’i nënshtrohet provës së teorisë);

DRSHTRR pajis aplikantin me “LEJE”. Leja është e vlefshme 30 ditë nga data e lëshimit. Në rast se kandidati nuk e fiton provimin me një provë, brenda afatit të vlefshmërisë së “LEJE”-s, pajiset me Leje të re kundrejt pagesës përkatëse.
Pas fitimit të provës së teorisë për rastet kur i nënshtrohet provës teorike ose për rastet kur aplikanti i nënshtrohet vetëm provës praktike, kryen:

  • Pagesën prej 1,500 lekë për pajisje me “AUTORIZIM”, model DD/PR;

DRSHTRR pajis aplikantin me “AUTORIZIM”, të vlefshëm për 1 (një) muaj nga data e lëshimit. Në rast se kandidati nuk e fiton provimin me një provë, brenda afatit të vlefshmërisë së Autorizimit, pajiset me Autorizim të ri kundrejt pagesës përkatëse.

  • Pasi fiton provën praktike rimerr Lejen e Drejtimit të pezulluar/tërhequr ose aplikon për Leje Drejtimi të re pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin duke paguar 3,500 lekë për tarifën e shërbimit për Lejen e Drejtimit (për rastet kur pajiset me leje drejtimi të re).

Ku dhe kur tërhiqet Leja e re e Drejtimit? 

Leja e Drejtimit tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale ku është bërë aplikimi. Në Tiranë, Leja e Drejtimit tërhiqet në zyrat e shërbimit te ish-NSHRAK. 
Në Tiranë (zyrat e shërbimit në ish-NSHRAK), Leja e Drejtimit tërhiqet brenda 30 minutash. Në drejtoritë e tjera kjo procedurë mund të zgjasë 3-5 ditë pune.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga