Lëshimi i kartonit të lejes së drejtimit të automjeteve (Patenta) do të realizohet vetëm në 30 minuta

You are here

 

Nga 15 Gushti 2019, Personalizimi/Lëshimi i kartonit të ri të Leje Drejtimit do realizohet në vetëm 30 minuta!

Risia nis me Tiranën, drejtoria e cila përballon 45% të numrit total të Leje Drejtimeve në Shqipëri!

Do aplikoni për kartonin, dublikat, rinovim apo hera e parë pasi ke marrë provimet? Tashmë e merrni po atë ditë, pa ardhur 2 herë duke lehtësuar kështu 48,000 qytetarë në vit!

Në Nëntor 2018, i njëjti proces vononte nga 15-20 ditë. Falë investimeve dhe pajisjeve moderne, sistemit eDM të gjithëpërditësuar, shpejtojmë tashmë 7 shërbime:

  1. Leje Drejtimi për herë të parë
  2. Rinovim Leje Drejtimi
  3. Humbje/vjedhje/shkatërrim/dëmtim Leje Drejtimi
  4. Konvertim Leje Drejtimi
  5. Leje Drejtimi për shtesë kategorie
  6. Ndryshim vendbanimi
  7. Ndryshim në gjeneralitete

Shërbim më cilësor, pa tarifë ekstra!