Çregjistrim i Përkohshëm i Mjetit
Për të çregjistruar përkohësisht mjetin tuaj, ju duhet:
- Të paraqiteni vetëm me targat e mjetit që do çregjistroni (pra, pa mjetin) në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin.
Dokumentet që duhet të keni me vete:
- Dokument identifikimi;
*Nëse jeni subjekt fizik ose juridik nevojitet edhe ekstrakti i QKB-së. Gjithashtu, personi që kryen veprimet duhet të ketë me vete dokument identifikimi dhe autorizimin për kryerjen e veprimeve;
- Leja e qarkullimit të mjetit;
- Targat e mjetit.
- Të gjitha detyrimet e mjetit (taksat, kamatvonesat) deri në momentin e çregjistrimit, duhet të jenë shlyer.
Tarifa e shërbimit: 1,000 Lekë
Ju mund ta bëni sërish aktiv mjetin kurdo që të dëshironi, duke paraqitur Vërtetimim e Çregjistrimit të Përkohshëm dhe duke tërhequr targat e dorëzuara në momentin e çregjistrimit. Pas aktivizimit të mjetit, ju duhet të paguani taksat nga momenti i riaktivizimit deri në Dhjetor të vitit kur bëhet riaktivizimi.
Tarifa e shërbimit për riaktivizimin e mjetit: 1,000 Lekë.
Gjatë periudhës që mjeti do qëndrojë i çregjistruar nuk do të ketë taksa vjetore, por vetëm një tarifë shërbimi prej 1,000 lekësh në vit. DPSHTRR administron dhe ruan dokumentet dhe targat e mjetit pa kosto për një periudhë 5-vjeçare. Pas kësaj periudhe, do të llogaritet një tarifë për ruajtjen dhe arkivimin e dokumentacionit dhe të targave.
Çregjistrim i Përhershëm i Mjetit
Për të çregjistruar përgjithmonë mjetin tuaj, ju duhet:
- Të paraqiteni vetëm me targat e mjetit që do çregjistroni (pra, pa mjetin) në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin.
Dokumentet që duhet të keni me vete:
- Dokument identifikimi;
*Nëse jeni subjekt fizik ose juridik nevojitet edhe ekstrakti i QKB-së. Gjithashtu, personi që kryen veprimet duhet të ketë me vete dokument identifikimi dhe autorizimin për kryerjen e veprimeve;
- Leja e qarkullimit të mjetit;
- Certifikata e pronësisë së mjetit (nëse nuk jeni i pajisur me lejen e re të qarkullimit) ;
- Targat e mjetit;
- Vërtetimin RBS- konfirmimi nga Regjistri i Barrëve Siguruese të cilin e siguroni pranë zyrave tona të shërbimit ose tek noteri;
- Certifikatën e shkatërrimit, e lëshuar nga subjektet e licencuara për menaxhimin e mbetjeve të automjeteve në fund të jetës, të cilët duhet të jenë të pajisur me licencë me kod VII.3.B.1/dh;
- Denoncimi nga Policia e Shtetit, në rast humbje/ vjedhje të dokumenteve ose targës/targave të mjetit.
- Të gjitha detyrimet e mjetit (taksat, kamatvonesat) deri në momentin e çregjistrimit, duhet të jenë shlyer.
Çregjistrimi i përhershëm: 1,000 Lekë
Vërtetimi RBS: 1,400 Lekë
Tarifa e shërbimit në total: 2,400 Lekë
Çregjistrim i Përhershëm i Mjetit për Eksport
Heqje e përhershme nga qarkullimi në Shqipëri për t’u eksportuar në shtete të tjera
Për të eksportuar mjetin jashtë Republikës së Shqipërisë me qëllim regjistrimin e mjetit në një shtet tjetër, duhet të bëhet çregjistrimi i përhershëm i mjetit ku ju duhet:
- Të paraqiteni vetëm me targat e mjetit që do çregjistroni (pra, pa mjetin) në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin.
Dokumentet që duhet të keni me vete:
- Dokument identifikimi;
*Nëse jeni subjekt fizik ose juridik nevojitet edhe ekstrakti i QKB-së. Gjithashtu, personi që kryen veprimet duhet të ketë me vete dokument identifikimi dhe autorizimin për kryerjen e veprimeve;
- Leja e qarkullimit të mjetit;
- Certifikata e pronësisë së mjetit;
- Targat e mjetit;
- Vërtetimin RBS- konfirmimi nga Regjistri i Barrëve Siguruese të cilin e siguroni pranë zyrave tona të shërbimit ose tek noteri;
- Kontratë shitblerje (nëse ka) ku kontrata origjinale duhet të dorëzohet që të vijohet me kalimin e pronësisë.
- Të gjitha detyrimet e mjetit (taksat, kamatvonesat) deri në momentin e çregjistrimit, duhet të jenë shlyer.
- Mjeti pajiset me:
- Targa provizore për eksport;
- Leje qarkullimi provizore me afat vlefshmërie 30 ditë;
- Certifikatë pronësie me shënimin “për eksport”.
Shënime:
*Kur mjeti është eksportuar dhe regjistruar në një shtet tjetër duke përdorur dokumentacionin origjinal, pa kryer më parë çregjistrimin e përhershëm në Republikën e Shqipërisë, leja e qarkullimit, certifikata e pronësisë dhe targat e mjetit, do të zëvendësohen me vërtetimin në origjinal me konfirmimin përkatës të lëshuar nga autoritetet e shtetit të huaj që ka bërë regjistrimin, me vulë apostile.
*Nëse personi është shtetas i huaj, jorezident në Shqipëri, si dokument identifikimi duhet fotokopje e noterizuar e pasaportës, ose e kartës së identitetit.
Tarifa për shërbimin:
- Tarifa për çregjistrim - 1,000 Lekë
- Leje qarkullimi - 2,500 Lekë
- Leje qarkullimi ndërkombëtare - 1,000 Lekë
- Targa (1 copë) - 2,000 Lekë/ Targa (1 palë) - 4,000 Lekë