Në bazë të Udhëzimit nr.5, datë 07.10.2019 të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, çdo subjekt që disponon një licencë të kategorisë VII.3.B/1.b “Riparimi dhe mirëmbajtja e karrocerisë së mjeteve rrugore me motorr dhe rimorkiove” mund të ofrojë shërbim për veshjen e xhamave me film.
Në rast se subjekti nuk disponon një licencë të kësaj kategorie, atëherë duhet të drejtohet pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për të aplikuar. Çdo informacion të mëtejshëm mund ta gjeni në faqen zyrtare të www.qkb.gov.al ose në numrin e telefonit +355 4 2250066.
Aplikimi i bërë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit përcillet pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si institucioni tjetër që vendos miratimin dhe dhënien e licencës për këtë kategori.
Akti shpallet në regjistrin informativ dhe vetëm mbi këtë bazë QKB njeh shprehjen e vullnetit të institucionit tjetër.
Mosmarrja e vendimit brenda afatit nga institucioni tjetër vlerësohet miratim në heshtje.
Pasi të pajiseni me licencë mund të vijoni me aplikim në faqen zyrtare të DPSHTRR si subjekt i licencuar për ofrimin e këtij shërbimi dhe pas shqyrtimit të dokumentacionit të ngarkuar në formularin e aplikimit, subjekti do të listohet si i rregullt për ofrim shërbimi.