Humbja, Vjedhja, Shkatërrimi i Lejes së Qarkullimit

You are here

Në rast humbje, vjedhje ose shkatërrimi të Lejes së Qarkullimit, ju duhet të:

  1. Bëni denoncimin në organet e policisë, të cilat do t’ju lëshojnë vërtetim për këtë denoncim. Denoncimi kryhet online në linkun më poshtë në portalin e-aAlbania (Për informacion të mëtejshëm mbi vërtetimin e denoncimit, mund të kontaktoni me Policinë). 
  2. Paraqituni pranë Drejtorisë Rajonale ku keni vendbanimin, bashkë me këto dokumente:
    • Dokument identifikimi;
      *Nëse është subjekti fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe mjeti i identifikimit.
    • Vërtetimin e Denoncimit të Policisë;
    • Certifikatën e Pronësisë (nëse nuk jeni pajisur me lejen e re të qarkullimit).

4. Më pas zotëruesi i mjetit mund të aplikojë:

  • për një leje të re qarkullimi (tarifa: 2,500 Lekë) ose
  • për t’u pajisur me leje qarkullimi të përkohshme (tarifa: 1,000 lekë), e cila merret menjëherë dhe ka afat vlefshmërie 30 ditë. Nëse leja e qarkullimit nuk gjendet/kthehet brenda 30 ditëve nga data e lëshimit të vërtetimit të policisë, ju duhet të bëni rinovimin e lejes së qarkullimit (tarifa: 2,500 Lekë), duke dorëzuar në Drejtorinë Rajonale Lejen e Përkohshme të Qarkullimit. Pra, në rastin e dytë tarifa totale e shërbimit është 3,500 lekë.
  • Dëmtimi i Lejes së Qarkullimit:

    Leja e qarkullimit konsiderohet e dëmtuar kur është prishur pjesërisht, por të gjitha elementet përbërëse të saj janë të identifikueshme. 

    Ju duhet të paraqiteni pranë Drejtorisë Rajonale bashkë me mjetin e identifikimit, duke dorëzuar lejen e dëmtuar të qarkullimit.

    Tarifa për zëvendësimin e lejes së qarkullimit: 2,500 lekë.

Kliko këtu për të vijuar me denoncimin në e-Albania

 

Humbja, vjedhja, shkatërrimi ose dëmtimi i Certifikatës së Pronësisë së mjetit. 

Në rast humbje/vjedhje/shkatërrim/dëmtim të Certifikatës së Pronësisë së mjetit, ju mund të paraqiteni pranë Drejtorisë Rajonale ku keni vendbanimin me këto dokumente me vete:

  1. Dokument identifikimi;
    *Nëse është subjekti fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe mjeti i identifikimit.
  2. Lejen e qarkullimit të mjetit. 

Certifikata e pronësisë nuk lëshohet më si dokument pranë DRSHTRR. Ju do të pajiseni me lejen e re te qarkullimit, e cila vlen edhe si certifikatë pronësie. 

Tarifa për lejen e re të qarkullimit: 2,500 lekë.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga