Pronësia/ Shitblerja e Mjetit

You are here

Verifiko Pronësinë e Mjetit

Nëse keni shitur/blerë një mjet dhe nuk jeni të sigurt nëse është në emrin tuaj apo jo, ju mund të plotësoni një kërkesë për verifikimin e pronësisë:

KËRKESË PËR VERIFIKIMIN E PRONËSISË SË MJETIT

VERIFIKO PRONËSINË E MJETIT 

 

Nëse zotëroni kontratë shitblerje të mjetit/kontratë dhurimi/dëshmi trashëgimie, ju duhet të paraqiteni brenda 30 ditëve nga data e hartimit të dokumentit të fitimit të pronësisë, pranë sporteleve të DRSHTRR për ndryshimin e pronësisë dhe përditësimin e dokumenteve të mjetit me të dhënat tuaja në sistem.

Cilido që nuk paraqitet brenda afateve ligjore për ndryshimin e pronësisë, referuar nenit 93, të Kodit Rrugor, për automjete, motomjete dhe rimorkio, ndëshkohet me masë administrative “gjobë”, e cila është:

  • Për shkelje të afatit mbi 30 ditë deri në 90 ditë kalendarike - 10,000 lekë;
  • Për shkelje të afatit mbi 90 ditë deri në 1 vit - 20,000 lekë;
  • Për shkelje të afatit me më shumë se 1 vit - 40,000 lekë.

Ndërsa për makinat bujqësore, referuar nenit 109, të Kodit Rrugor, gjoba është:

  • Për shkelje të afatit mbi 10 ditë deri në 90 ditë kalendarike - 2,500 lekë;
  • Për shkelje të afatit mbi 90 ditë kalendarike deri në 1 vit - 5,000 lekë;
  • Për shkelje të afatit me më shumë se 1 vit - 10,000 lekë.

Për ndryshimin e pronësisë, pala e interesuar duhet të paraqitet në sportel (jo më vonë se 30 ditë nga nënshkrimi i dokumentit të fitimit të pronësisë) me:

  • Dokument identifikimi;
  • Kontratën e shitblerjes/e dhurimit/shitblerje me ankand/dëshminë e trashëgimisë, vendim nga Gjykata ose organ tjetër i ngarkuar me ligj, faturë tatimore shitje, etj.;
  • Lejen e Qarkullimit dhe Certifikatën e Pronësisë (nëse nuk është pajisur me lejen e re të qarkullimit) me të dhënat e mëparshme të Shitësit;
  • Certifikatën e kontrollit teknik, të vlefshme (Nëse nuk është e vlefshme duhet të bëjë identifikimin e treguesve teknik të mjetit duke u pajisur me certifikatën përkatëse).

Nëse keni shitur një mjet, por ai vijon të jetë i regjistruar në emrin tuaj, kjo do të thotë që blerësi nuk është paraqitur pranë sporteleve të DRSHTRR-së për të kryer ndryshimin e pronësisë dhe përditësimin e të dhënave. Si pasojë, të gjitha detyrimet që lidhen me mjetin mbeten ende në emrin tuaj, ndaj ndryshimi i pronësisë duhet të bëhet sa më parë.
Detyrimi për ndryshimin e pronësisë i takon blerësit, por në rastet kur blerësi nuk paraqitet për të kryer ndryshimin e pronësisë në emër të tij, shitësi mund të paraqitet në DRSHTRR-në që ka juridiksion vendbanimin e tij, për të kryer procedurën e deklarimit të shitjes së mjetit. Për këtë, ai duhet të plotësojë deklaratën e marrjes së përgjegjësisë dhe të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:

  1. Dokument identifikimi që i jep të drejtën për të kryer shërbimin;
  2. Dokumentin e fitimit të pronësisë në original ose të njëhsuar me origjinalin, si p.sh.:
  • Kontratë shit-blerje;
  • Kontratë dhurimi;
  • Kontratë shitje-blerje me ankand;
  • Dokument ose akt trashëgimie/ dokument fitimi pronësisë;
  • Vendim nga gjykata ose organ tjetër i ngarkuar me ligj.

Pas dorëzimit të këtyre dokumenteve, shitësi ka të drejtë të pajiset me Vërtetimin për deklarim shitje mjeti.

Tarifa për këtë shërbim është 1,500 lekë, e cila përfshin:

  • 1,000 lekë për shërbimin;
  • 500 lekë për pajisjen me vërtetim.
  1. Blerësi duhet të paraqitet në sportel (jo më vonë se 30 ditë nga formulimi i aktit të shitblerjes) me:
    • Dokument identifikimi;
    • Kontratën e shitblerjes/e dhurimit/shitblerje me ankand/dëshminë e trashëgimisë, vendim nga Gjykata ose organ tjetër i ngarkuar me ligj, faturë tatimore shitje;
    • Dokumentet e mjetit;
    • Certifikatën e kontrollit teknik, e vlefshme. 

Më pas vijohet me përditësimin e lejes së qarkullimit në emër të blerësit.

Tarifa për këtë shërbim është 2,500 lekë.


Shitblerja e Mjetit

Shitësi dhe Blerësi i mjetit duhet të ndjekin këto hapa:

1. Shitësi dhe Blerësi paraqiten pranë Drejtorisë Rajonale ku ka vendbanimin njëra nga palët me këto dokumente me vete:

  1. Dokument identifikimi.
    *Nëse është subjekti fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së. Personi që kryen veprimet duhet të jëtë i pajisur me autorizim dhe me dokumentin e identifikimit.
  2. Leja e qarkullimit;
  3. Certifikatë Pronësie e mjetit (nëse nuk është pajisur me lejen e re të qarkullimit);
  4. Certifikata e Kontrollit Teknik, e vlefshme (Nëse nuk është e vlefshme duhet të bëjë identifikimin e treguesve teknik të mjetit duke u pajisur me certifikatën përkatëse).


1. Dokument identifikimi.
*Nëse është subjekti fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së. Personi që kryen veprimet duhet të jëtë i pajisur me autorizim dhe me mjetin e identifikimit.

Shënim*: 
Të gjithë dokumentet në gjuhën angleze dhe dokumentet teknike nga prodhuesi apo të fitimit të pronësisë nga vendet e BE ose me kodet e Direktivave KE nuk kanë nevojë për përkthim dhe noterizim. 
Përkthimi e noterizimi do të kërkohet vetëm për dokumentat në gjuhën kineze, arabe, koreane, etj.
Nevojitet prokurë e posaçme/autorizim për kryerjen e veprimeve në emër të shitësit/blerësit të mjetit në mungesë fizike të tyre.

Shënim**: 

Nuk ka nevojë të jenë të përkthyera dhe noterizuara: 

  •  Dokument identifikimi;
    *Nëse është subjekti fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së. Personi që kryen veprimet duhet të jëtë i pajisur me autorizim dhe me mjetin e identifikimit.
  • Leja e qarkullimit;
  • Certifikatë Pronësie e mjetit (nëse nuk është pajisur me lejen e re të qarkullimit); 
  • Certifikata e Kontrollit Teknik, e vlefshme.
  • Dokument identifikimi.
    *Nëse është subjekti fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së. Personi që kryen veprimet duhet të jëtë i pajisur me autorizim dhe me mjetin e identifikimit.
  • Certifikatat e konformitetit dhe dokumentet teknik të mjetit, të lëshuar nga prodhuesi dhe që janë homologe me ato të BE; 
  • Certifikatat e regjistrimit të plotësuara me kodet e harmonizuara të BE, si dhe certifikatat e regjistrimit të leshuara nga vendet e BE;
  • Certifikatat e regjistrimit të lëshuara nga SHBA, Kanada dhe shtete të tjera, të plotësuara në anglisht. 

2. Kontrata e shitblerjes
*Vini re! Mjeti duhet të jetë aktiv në sistem për kryerjen e procedurës dhe i lirë nga detyrimet në DPSHTRR (taksat, kamatvonesat), INTERPOL dhe RBS.

Nëse kontrata e shitblerjes është hartuar pranë një zyre noteriale, mund të vijoni me ndryshimin e pronësisë në sportel, ku do të pajiseni me leje të re qarkullimi. Në rast të kundërt, kontrata e shitblerjes hartohet pranë sporteleve të DRSHTRR.

3. Ndryshimi i pronësisë. Pasi hartohet kontrata e shitblerjes në sportelin e juristit të DRSHTRR-së, një kopje e saj i dorëzohet punonjësit me detyrë specialist regjistrimi/identifikimi, i cili, pasi kryen veprimet lidhur me përfundimin e procedurave të regjistrimit të ndryshimit të pronësisë së mjetit, lëshon lejen e re të qarkullimit për blerësin.

Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të ketë me vete:

  • Prokurën e posaçme/autorizimin për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit;
  • Dokument identifikimi;
  • Lejen e Qarkullimit dhe Certifikatën e Pronësisë (nëse nuk ka lejen e re të qarkullimit).

 

Blerësi duhet të bëjë ndryshimin e pronësisë (përditësimin e të dhënave të reja në sistem) brenda 30 ditëve në sportelet e DRSHTRR-së.

Mosparaqitja brenda afateve ligjore për këtë ndryshim, referuar nenit 93, të Kodit Rrugor, për automjete, motomjete dhe rimorkio, ju ngarkon me gjobë. Gjoba do të jetë: 

  • Për shkelje të afatit mbi 30 ditë deri në 90 ditë kalendarike - 10,000 lekë; 
  • Për shkelje të afatit mbi 90 ditë kalendarike deri në 1 vit - 20,000 lekë; 
  • Për shkelje të afatit me më shumë se 1 vit - 40,000 lekë. 

  • Kontrata e shitblerjes në DRSHTRR 1,500 Lekë;
  • Vërtetim RBS 1,400 Lekë;
  • Leje e re Qarkullimi për Blerësin 2,500 Lekë.

Tarifa shtesë:

  • Transferimi i dosjes së mjetit pranë Drejtorisë Rajonale 1,000 Lekë.
  • Leje Qarkullimi Provizore 1,000 Lekë.
    *Nëse veprimet për shitblerjen e mjetit kryhen pranë drejtorisë rajonale ku ka vendbanimin Shitësi, Blerësi duhet të aplikojë për transferimin e dosjes së mjetit pranë drejtorisë rajonale ku Blerësi ka vendbanimin, si dhe të pajiset me Leje Qarkullimi Provizore për të përfunduar procesin e përditësimit të të dhënave në sistem.
  • Pajisje me targa të reja mjeti (nëse dëshiron Blerësi) 
    • Të dyja targat      4,000 Lekë
    • Targë për motomjet (1 targë)   2,000 Lekë
    • Targa të veçanta Kliko
       


Dhurimi/Lënia në Trashëgimi e Mjetit

Kontratat për rastet e dhurimit të mjetit, dëshmia e trashëgimisë, etj., hartohen pranë një zyre noteriale.
Për rastet e dhurimit, të dyja palët paraqiten pranë noterit dhe kryejnë procedurat përkatëse dhe me kontratën e dhurimit, paraqiten pranë DRSHTRR, për të vijuar me ndryshimin e pronësisë së mjetit. Në rastin e trashëgimisë, pasi çelet trashëgimia, përfituesit duhet të paraqiten pranë DRSHTRR, për të vijuar me ndryshimin e pronësisë së mjetit.

Pala përfituese paraqitet pranë Drejtorisë Rajonale ku ka vendbanimin, bashkë me mjetin që do i ndryshohet pronësia dhe me këto dokumente me vete:

  • Dokument identifikimi;

*Nëse është subjekti fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së. Personi që kryen veprimet duhet të jëtë i pajisur me autorizim dhe me mjetin e identifikimit.

  • Leja e qarkullimit e mjetit;
  • Certifikata e Pronësisë së mjetit (nëse nuk është pajisur me lejen e re të qarkullimit);
  • Certifikata e Kontrollit Teknik, e vlefshme, nëse nuk është e vlefshme duhet të bëjë identifikim e treguesve teknik të mjetit duke u pajisur me certifikatën përkatëse;
  • Kontrata e dhurimit, dëshmia e trashëgimisë, etj.
  • Vërtetimi RBS - konfirmimi nga Regjistri i Barrëve Siguruese të cilin e siguroni pranë zyrave tona të shërbimit ose te noteri.

Vini re! Mjeti duhet të jetë aktiv në sistem për kryerjen e procedurës dhe i lirë nga detyrimet në DPSHTRR (taksat, kamatvonesat), INTERPOL dhe RBS.
Ndryshimi i pronësisë. Pas të gjitha procedurave të ndjekura më lart, pala që do përfitojë mjetin do të pajiset me Leje të re Qarkullimi.
Pra, pala e interesuar do të bëjë ndryshimin e pronësisë (përditësimin e të dhënave të reja në sistem) brenda 30 ditëve në sportelet e DRSHTRR-së ku ka vendbanimin.

Shënim:
Dokumentet teknike dhe ato të fitimit të pronësisë, që janë në gjuhë të huaj, duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuara, me përjashtim të rasteve,si më poshtë:
Certifikatat e konformitetit dhe dokumentet teknik të mjetit, të lëshuar nga prodhuesi dhe që janë homologe me ato të BE;
Certifikatat e regjistrimit të plotësuara me kodet e harmonizuara të BE, si dhe certifikatat e regjistrimit të leshuara nga vendet e BE;
Certifikatat e regjistrimit të lëshuara nga SHBA, Kanada dhe shtete të tjera, të plotësuara në anglisht. 

  • Leje e re Qarkullimi për Blerësin 2,500 Lekë.
  • Vërtetim RBS 1,400 Lekë.

Tarifa shtesë:

  • Transferimi i dosjes së mjetit pranë drejtorisë rajonale 1,000 Lekë.
  • Leje Qarkullimi Provizore 1,000 Lekë.
    *Nëse veprimet për ndryshimin e pronësisë së mjetit, kryhen pranë drejtorisë rajonale ku ka vendbanimin zotëruesi i mëparshëm i mjetit, pala e interesuar duhet të aplikojë për transferimin e dosjes së mjetit pranë drejtorisë rajonale ku i interesuari/zotëruesi i ri ka vendbanimin, si edhe të pajiset me Leje Qarkullimi Provizore për të përfunduar procesin e përditësimit të të dhënave në sistem.
  • Pajisje me targa të reja mjeti (nëse dëshiron Blerësi) 
    • Të dyja targat      4,000 Lekë
    • Targë për motomjet (1 targë)   2,000 Lekë
    • Targa të veçanta Kliko

      Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të ketë me vete edhe prokurën e posaçme/autorizimin për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.


Përdorimi i mjetit nga të tretë

Të gjitha mjetet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë, duhet të paraqiten brenda 30 ditëve pranë DRSHTRR-së për kryerjen e veprimeve për dhënien në përdorim të të tjerëve.

Ndryshim i përdorimit të mjetit. Mjeti mund të caktohet për përdorim vetjak ose për të tretë.

Përdorimi i mjetit nga të tretë përfshin:

  • dhënien me qira, pa drejtues mjeti;
  • dhënien me qira, me drejtues mjeti dhe shërbimi taksi për transport udhëtarësh;
  • shërbimin e linjës për transport udhëtarësh ose për transport mallrash;
  • shërbimin e transportit të mallrave për llogari të tretëve;
  • shërbimin taksi për transportin e mallrave për llogari të tretëve.

Ndryshimi i përdorimit të mjetit pasqyrohet në fushën “Destinacioni dhe Përdorimi” në:

  • Lejen e qarkullimit;
  • Certifikatën e pronësisë (nëse nuk është pajisur me lejen e re të qarkullimit).

Ju duhet të paraqiteni pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale ku është i regjistruar mjeti, me këto dokumente me vete:

  • Dokument identifikimi;
    *Nëse është subjekti fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së. Personi që kryen veprimet duhet të jetë i pajisur me autorizim dhe mjetin e identifikimit.
  • Leja e qarkullimit;
  • Certifikata e pronësisë (nëse nuk jeni pajisur me lejen e re të qarkullimit);
  • Kontrata e qirasë e noterizuar;
  • Kontrata e sigurimit të mjetit.

Tarifat:

  • Përditësimi i Lejes së Qarkullimit   -  2,500 Lekë 

Leje Qarkullimi Ndërkombëtare

Leja e Qarkullimit Ndërkombëtare është dokument i vlefshëm për të qarkulluar në shtete që janë pjesë e Konventës të Trafikut Rrugor (Vjenë, 8 Nëntor 1968, e ndryshuar).
Me lëshimin e lejes së qarkullimit, model i ri që prej datës 6 Qershor 2022, nuk është i nevojshëm aplikimi për Leje Qarkullimi Ndërkombëtare, për të gjithë ata që e zotërojnë modelin e ri të lejes së qarkullimit.
Për të gjithë ata qytetarë që kanë akoma leje qarkullimi model i vjetër, mund të aplikojnë për Leje Qarkullimi Ndërkombëtare.
Personi i interesuar paraqitet pranë sporteleve të shërbimit në çdo Drejtori Rajonale (pavarësisht se ku e kanë dosjen e Lejes së Qarkullimit) me këto dokumente:

  • Mjet Identifikimi;
  • Leje Qarkullimi Kombëtare.

Afati i vlefshmërisë: 3 vjet

Tarifa: 1,000 Lekë 

 

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”