Mjet Bujqësor

You are here

   

Procedura për regjistrimin e makinave bujqësore, për të cilat disponohet dokumenti teknik, dokumenti i fitimit të pronësisë dhe ai i zhdoganimit është e njëjtë me atë të automjeteve, konform përcaktimeve të Udhëzimit të MIE nr. 4, datë 28.06.2019.

Procedura për regjistrimin e makinave bujqësore, për të cilat nuk disponohet dokumenti teknik dhe as dokumenti i zhdoganimit, është si më poshtë.

  1. Fillimisht ju duhet të kontaktoni me zyrën e bujqësisë pranë njësive administrative/bashkive sipas juridiksionit, për të bërë kërkesën tuaj lidhur me regjistrimin e mjetit;
  2. Pas miratimit të kërkesës tuaj, mjeti do t’i nënshtrohet kontrollit fizik në terren, ku pas miratimit nga specialisti i DRSHTRR-së, ju do të pajiseni me dokumentin e identifikimit të treguesve teknik;
  3. Me dokumentin e identifikimit të treguesve teknik, së bashku me deklaratën e marrjes së përgjegjësisë (të cilën e nënshkruani vetë ju) paraqiteni pranë zyrave të shërbimit doganor për t’u pajisur me Deklaratën Doganore.

Pasi t’i keni siguruar dokumentacionet e mësipërme, ju duhet të paraqiteni pranë zyrave të DRSHTRR-së sipas juridiksionit, me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Dokument identifikimi;
    *Nëse jeni subjekt fizik ose juridik nevojitet edhe ekstrakti i QKB-së. Gjithashtu, personi që kryen veprimet duhet të ketë me vete dokument identifikimi dhe autorizimin për kryerjen e veprimeve;
  • Deklaratën e marrjes së përgjegjësisë ku evidentohet se ju posedoni mjetin bujqësor;
  • Dokumentin e identifikimit të treguesve teknik, të lëshuar nga specialisti i DRSHTRR-së gjatë kontrollit të zhvilluar në ambientin ku mjeti ndodhet;
  • Dekleratën doganore të lëshuar nga zyrat doganore;
  • Kontrata e Sigurimit të Mjetit e nevojshme për të qarkulluar në rrugë.

 

Këto mjete janë të përjashtuara nga taksa vjetore e mjeteve të përdorura.

 

Tarifat e shërbimit:

  • Tarifa e shërbimit për verifikimin e treguesve teknik - 2,000 lekë;
  • Tarifa vjetore për përjashtim nga taksat 200 lekë;
  • Tarifa për lëshimin e targës – 2,000 lekë;
  • Tarifa për pajisje me leje qarkullimi – 2,500 lekë.

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga