Mjet Elektrik & Plug-in

You are here

Për të regjistruar mjetin tuaj, ju duhet: 

  1. Të paraqiteni me mjetin tuaj në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin;

 

  1. Dokument identifikimi;
    *Nëse jeni subjekt fizik ose juridik nevojitet edhe ekstrakti i QKB-së. Personi që kryen veprimet duhet të ketë me vete dokument identifikimi dhe autorizimin për kryerjen e veprimeve;
  2. Certifikatë Përputhje/Dokument me të gjithë treguesit teknik të domosdoshëm për identifikimin e mjetit, të lëshuar nga prodhuesi, në origjinal;
  3. Dokumenti i zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal;
  4. Certifikata e Pronësisë, e vlefshme;
  5. Kontrata e Sigurimit të Mjetit;
  6. Nëse mjeti i ri/ 0 km është blerë në Shqipëri, do të nevojitet edhe: 
    RBS
    - konfirmimi nga Regjistri i Barrëve Siguruese të cilin e siguroni pas hartimit të kontratës së shitblerjes së mjetit pranë zyrave tona të shërbimit ose te noteri.

*Shënim:

Nuk ka nevojë të jenë të përkthyera dhe noterizuara: 

  • Certifikatat e konformitetit dhe dokumentet teknik të mjetit, të lëshuar nga prodhuesi dhe që janë homologe me ato të BE; 
  • Certifikatat e regjistrimit të plotësuara me kodet e harmonizuara të BE, si dhe certifikatat e regjistrimit të leshuara nga vendet e BE;
  • Certifikatat e regjistrimit të lëshuara nga SHBA, Kanada dhe shtete të tjera, të plotësuara në anglisht. 

Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të ketë me vete edhe prokurën e posaçme/autorizimin për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.

 

  1. Të kryeni Kontrollin Fizik të mjetit në Drejtorinë Rajonale ku do të pajiseni me Certifikatën e Kontrollit Fizik;
  2. Pas Kontrollit Fizik, do paraqiteni me të gjithë dokumentet e mësipërme në sportelet e regjistrimit të mjetit për të përfunduar të gjithë procedurën.

 

Nga 7 Nëntori 2019, DPSHTRR rimburson çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për Mjetet Elektrike & Plug-in, duke zeruar tarifat e mëposhtme: 

  • Kontrolli Fizik 1,500 lekë;
  • Leje Qarkullimi Kombëtare 2,100 lekë;
  • Targat 3,000 Lekë (ose 2,000 lekë për motomjet).

Pra, në total tarifa prej 5,600 lekë për çdo mjet GREEN do të mbulohet nga DPSHTRR.

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga