- Dokument identifikimi;
*Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së. Personi që kryen veprimet duhet të ketë me vete autorizim dhe një dokument identifikimi;
- Dokumenti i fitimit të pronësisë së mjetit, i vlefshëm;
- Dokumenti i identifikimit të treguesve të mjetit;
- Dokumentet shoqërues me treguesit teknikë dhe të pronësisë së mjetit, të lëshuar nga organet zyrtare të shtetit nga vjen mjeti, si: leje qarkullimi dhe/ose certifikatë pronësie, ose çregjistrim për eksport, në origjinal;
- Dokumenti që konfirmon kryerjen e procedurave doganore, në origjinal;
- Kontrata e Sigurimit të Mjetit sipas kushteve të marrëveshjes mes DPSHTRR dhe AMF;
Nëse mjeti i përdorur është blerë në Shqipëri:
- RBS - konfirmimi nga Regjistri i Barrëve Siguruese të cilin e siguroni pas hartimit të kontratës së shitblerjes së mjetit pranë zyrave tona të shërbimit ose te noteri.
*Shënim:
Dokumentet teknike dhe ato të fitimit të pronësisë, që janë në gjuhë të huaj, duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuara, me përjashtim të rasteve, si më poshtë:
Certifikatat e konformitetit dhe dokumentet teknik të mjetit, të lëshuar nga prodhuesi dhe që janë homologe me ato të BE;
Certifikatat e regjistrimit të plotësuara me kodet e harmonizuara të BE, si dhe certifikatat e regjistrimit të leshuara nga vendet e BE;
Certifikatat e regjistrimit të lëshuara nga SHBA, Kanada dhe shtete të tjera, të plotësuara në anglisht.
Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të ketë me vete edhe prokurën e posaçme/autorizimin për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.