Mjet i Ri/0 km

You are here

Për të regjistruar një mjet të ri/0 km, të paregjistruar më parë, të blerë në Shqipëri/jashtë shtetit, ju duhet:

  • Të siguroheni që mjeti përmbush kriteret e kategorive mjedisore EURO 5 ose EURO 6 (sipas kritereve të VKM Nr. 633);
  • Të paraqiteni me mjetin tuaj në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin;

Dokumentet që duhet të keni me vete:

  • Dokument identifikimi;
    *Nëse jeni subjekt fizik ose juridik nevojitet edhe ekstrakti i QKB-së. Gjithashtu, personi që kryen veprimet duhet të ketë me vete dokument identifikimi dhe autorizimin për kryerjen e veprimeve;
  • Dokumenti i fitimit të pronësisë së mjetit, i vlefshëm;
  • Dokumenti i identifikimit të treguesve të mjetit;
  • Certifikatë Përputhje/Dokument me të gjithë treguesit teknik të domosdoshëm për identifikimin e mjetit, të lëshuar nga prodhuesi, në origjinal;
  • Dokumenti që konfirmon kryerjen e procedurave doganore;
  • Kontrata e Sigurimit të Mjetit sipas kushteve të marrëveshjes mes DPSHTRR dhe AMF;

Nëse mjeti i ri/ 0 km është blerë në Shqipëri, do të nevojitet edhe:
RBS - konfirmimi nga Regjistri i Barrëve Siguruese të cilin e siguroni pas hartimit të kontratës së shitblerjes së mjetit pranë zyrave tona të shërbimit ose te noteri.
*Shënim:
Dokumentet teknike dhe ato të fitimit të pronësisë, që janë në gjuhë të huaj, duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuara, me përjashtim të rasteve, si më poshtë:
Certifikatat e konformitetit dhe dokumentet teknik të mjetit, të lëshuar nga prodhuesi dhe që janë homologe me ato të BE;
Certifikatat e regjistrimit të plotësuara me kodet e harmonizuara të BE, si dhe certifikatat e regjistrimit të leshuara nga vendet e BE;
Certifikatat e regjistrimit të lëshuara nga SHBA, Kanada dhe shtete të tjera, të plotësuara në anglisht.
Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të ketë me vete edhe prokurën e posaçme/autorizimin për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.


Të kryeni identifikimin e treguesve të mjetit në Drejtorinë Rajonale ku do të pajiseni me Certifikatën e treguesve të mjetit;
Në vijim do të paraqiteni me të gjithë dokumentet e mësipërme në sportelet e regjistrimit të mjetit për të përfunduar të gjithë procedurën.

  1. Të kryeni Kontrollin Fizik të mjetit në Drejtorinë Rajonale ku do të pajiseni me Certifikatën e Kontrollit Fizik;
  2. Pas Kontrollit Fizik, do të paraqiteni me të gjithë dokumentet e mësipërme në sportelet e regjistrimit të mjetit për të përfunduar të gjithë procedurën.

Regjistrimi i Mjetit të Ri/0 km

Mjet i blerë në Shqipëri Mjet i blerë jashtë shtetit

Certifikatë e Kontrollit Fizik të Mjetit

2,000 lekë 2,000 lekë

Leje Qarkullimi

2,500 lekë 2,500 lekë

Pajisje me targa (2,000 lekë/targa)
Mjet: 2 targa 
Motomjet: 1 targë 
Pajisje me targa të veçanta Kliko

4,000 lekë Targa Mjeti
2,000 lekë Targë Motomjeti
4,000 lekë Targa Mjeti
2,000 lekë Targë Motomjeti

RBS

1,400 lekë -

 

 

Kontrolli Teknik

Të gjitha mjetet e reja të llojit autoveturë, ATP dhe motomjete, përjashtuar ambulancat dhe taksitë, të cilat regjistrohen për herë të parë në Republikën e Shqipërisë, mund të qarkullojnë pa kryer kontrollin teknik për një afat 3-vjeçar nga data e regjistrimit për herë të parë.

Të gjitha mjetet e tjera të reja të ndryshme nga sa më lart, të cilat regjistrohen për herë të parë në Republikën e Shqipërisë, mund të qarkullojnë pa kryer kontrollin teknik për një afat 1-vjeçar nga data e regjistrimit për herë të parë.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”