Mjet RETRO

You are here

Për të regjistruar një mjet RETRO, ju duhet:

  • Të verifikoni nëse mjeti juaj i plotëson kriteret e nevojshme për të qenë RETRO në faqen zyrtare www.retro.al.
  • Nëse mendoni se mjeti juaj i plotëson kriteret, aplikoni online në www.retro.al përmes formularit të aplikimit i cili i dërgohet elektronikisht Komisionit RETRO. 
  • Pas vlerësimit paraprak bazuar mbi të dhënat e mjetit, Komisioni RETRO vendos lidhur me refuzimin apo me vijimin e shqyrtimit teknik të mjetit rrugor duke ju caktuar një datë për kontrollin fizik në vendin ku ndodhet mjeti ose në Drejtorinë Rajonale më të afërt.
  • Kryhet vlerësimi fizik dhe teknik i kritereve të përcaktuara më sipër. Në rast vlerësimi pozitiv nga Komisioni si mjet RETRO, vijohet me lëshimin e Certifikatës së Njohjes dhe regjistrimin e mjetit në Qendrën Historike Shqiptare RETRO.

Mjeti që fiton status RETRO, pajiset me:

  • Targa RETRO; 
  • Certifikatë njohje me vlefshmëri 4-vjeçare;
  • Libri i Lëvizjes, ku shënohet itinerari i udhëtimit.

*Certifikata dhe Libri i Lëvizjes duhet të mbahen me vete në çdo qarkullim me mjet.

 

Për automjete:

  • Pajisje me Targë RETRO (2 targa): 4,000 Lekë.
  • Procedura e verifikimit dhe klasifikimit si mjet rrugor i hershëm: 10,000 Lekë.
  • Certifikata e Njohjes: 2,000 Lekë.
  • Libri i Lëvizjes: 6,000 Lekë.

Totali i tarifës së regjistrimit për automjetet është: 22,000 Lekë.

Kjo pagesë është e vlefshme për 4 vite.


Për motomjete/ciklomotorë:

  • Pajisje me Targë RETRO (1 targë): 2,000 Lekë.
  • Procedura e verifikimit dhe klasifikimit si mjet rrugor i hershëm: 10,000 Lekë.
  • Certifikata e Njohjes: 2,000 Lekë.
  • Libri i Lëvizjes: 6,000 Lekë.

Totali i tarifës së regjistrimit për automjetet është 20,000 Lekë.

Kjo pagesë është e vlefshme për 4 vite. 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga