Ristampim i Shasisë së Mjetit

You are here

Për shënimin e ri të shasisë (numri i identifikimit të mjetit), ju duhet të paraqiteni me mjetin tuaj në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin.

Dokumentet

  • Dokumentet Identifikuese, që i japin aplikantit të drejtën për të kryer shërbim.   
  • Lejen e qarkullimit të mjetit;
  • Certifikatën e pronësisë së mjetit;
  • Akt - Ekspertizën tekniko ligjore të ekspertit kriminalist.

Shënim: Shënimi i numrit të ri të identifikimit të mjetit do të bëhet nga zyra përgjegjëse në DPSHTRR, vetëm në rastet kur numri i identifikimit është i falsifikuar, mungon, është i ndryshuar ose është i palexueshëm, dhe pasi të jetë verifikuar shkaku nga organet përkatëse.

Nëse nga eksperti konstatohen ndërhyrje mekanike, materiali do t’i përcillet për ndjekje Prokurorisë së Rrethit dhe do të kryhet shënimi i numrit vetëm pas vendimit të kësaj të fundit.

Tarifa

Shërbimi për shënimin e numrit të ri të shasisë

5,000 lekë

Leje Qarkullimi

2,500 lekë