Humbje, Vjedhje, Shkatërrim ose Dëmtim i Targës

You are here

Humbja, Vjedhja, Shkatërrimi i Targës/Targave

Në rast humbje/vjedhje/shkatërrim të të dyja apo të ndonjërës prej targave, zotëruesi i mjetit do të marrë targa të reja të ndryshme nga ato që i kanë humbur/vjedhur/shkatërruar.
Targa konsiderohet e shkatërruar, kur të paktën një element i saj nuk është i dallueshëm. 
Në rast humbje/vjedhje/shkatërrim të të dyja apo të ndonjërës prej targave, zotëruesi i mjetit duhet të bëjë denoncimin brenda 24 orëve në organet e policisë të cilët lëshojnë Vërtetimin e Denoncimit. Nëse ka humbur vetëm një targë, nevojitet vetëm Vërtetimi i Denoncimit lëshuar nga Policia, ndërsa nëse kanë humbur të dyja targat nevojitet Vërtetim i lëshuar nga Policia ose Vërtetim i lëshuar nga Prokuroria.

Më pas zotëruesi i mjetit paraqitet në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin për të tërhequr targat e reja me këto dokumente:

  1. Dokument identifikimi;
  2. Vërtetimin e Denoncimit të Policisë;
  3. Vërtetimin e Prokurorisë (në rast se kanë humbur të dyja targat);
  4. Lejen e Qarkullimit të mjetit;
  5. Certifikatën e Pronësisë së mjetit (nëse nuk është pajisur me lejen e re të qarkullimit);
  6. Targën (kur është denoncuar humbja e vetëm njërës prej tyre). 

Për të marrë këtë shërbim, të gjitha detyrimet e mjetit duhet të jenë brenda afatit të vlefshmërisë së tyre.

Tarifat e shërbimit: 

  • Përditësimi i Lejes së Qarkullimit (tarifa: 2,500 Lekë)

Tarifat për prodhimin e targave të reja:

  • Një targë                                      2,000 Lekë
  • Të dyja targat                              4,000 Lekë
  • Targë për motomjet (1 targë)      2,000 Lekë

 

Dëmtim i Targës/Targave të Mjetit

Targat konsiderohen si të dëmtuara kur janë prishur pjesërisht, por të gjitha elementet përbërëse të saj janë të identifikueshme. Në rast dëmtimi të njërës apo të dyja targave, zotëruesi i mjetit mund të ruajë të njëjtat targa.

Ju duhet të paraqiteni pranë Drejtorisë Rajonale ku keni vendbanimin me këto dokumente:

  1. Dokument identifikimi;
  2. Leja e Qarkullimit të mjetit;
  3. Certifikata e Pronësisë së mjetit (nëse nuk është pajisur me lejen e re të qarkullimit);
  4. Targa/t e dëmtuar/a.

Për të marrë këtë shërbim të gjitha detyrimet e mjetit duhet të jenë brenda afatit të vlefshmërisë së tyre.

Nëse targat janë sipas sistemit të vjetër, duhet të ndryshohen sipas formatit të ri të përcaktuar në VKM-së Nr.724, datë 01.09.2010 duke përditësuar:

  • Leja e Qarkullimit (tarifa: 2,500 Lekë)

Tarifat për prodhimin e targave të reja:

  • Një targë    2,000 Lekë
  • Të dyja targat        4,000 Lekë
  • Targë për motomjet (1 targë)   2,000 Lekë

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga