Targë Jashtë Serie

You are here

DPSHTRR, në kuadër të luftës kundër informalitetit, sjell online sistemin e rezervimit për targat jashtë radhe.

Ky rezervim është pjesë e sistemit të targave të veçanta dhe përfshin kategorinë IV me tarifë 10 000 Lekë me TVSH, për ato targa të automjeteve për të cilat qytetari apo subjekti dëshiron një numër jashtë radhe (nga ajo që gjen ne sportel) ose një numër preferencial i cili lidhet me një simbolikë të caktuar për aplikuesin. Në këtë kategori përfshihen targa me numra si 123, 256, 895, 554, 322, 979, etj. Shkronjat fundore që mund të zgjidhni për automjete variojnë nga AB ### SG - AC ### ZZ (psh: AB 001 SZ, AB 007 PP, AB 333 XN, AB 526 RZ, etj), ndërsa për motomjete nga CH 001 - ZZ 999.

Gjithashtu mund të porositen edhe targa të veçanta me numra si 007, 001, 111, 333, 303, 404, 050 etj sipas tarifave të më poshtme dhe duke i aplikuar dhe tarifën për prodhim jashtë serie prej 10 000 lekë.

 

Njoftim! DPSHTRR është në fazë implementimi të tarifave të reja të targave me përzgjedhje,

ndaj informohuni paraprakisht mbi tarifat e reja të listuara më poshtë para se të dërgoni aplikimin tuaj!

Tarifat dhe kategoritë:

MOTOMJETE

- Kategoria e Parë (1) – 10 000 Lekë
111; 222; 333; 444; 555; 666; 777; 888; 999; 001; 002; 003; 004; 005; 006; 007; 008; 009; 100; 200; 300; 400; 500; 600; 700; 800; 900; 101; 202; 303; 404; 505; 606; 707; 808; 909;
 
- Kategoria e Pestë (5) – 5 000 Lekë
*Aplikohet si shtesë për çdo targë të prodhuar jashtë radhe për numrat e mësipërm ose si tarifë bazë për numra të çfarëdoshëm të ndryshëm nga ato më sipër.
 
- Kategoria e Nëntë (9) – 5 000 Lekë
për përzgjedhjen e secilës gërmë. Shembull: CZ 001, GG 999, etj.
 
Shembull:
CJ909 - tarifë totale 20 000 Lekë
GG007 - tarifë totale 25 000 Lekë
VH123 - tarifë totale 15 000 Lekë
ZZ999 - tarifë totale 25 000 Lekë

 

AUTOMJETE

- Kategoria e Dytë (2) – 20 000 Lekë
010; 070; 002; 003; 004; 005; 006; 008; 009;
 
- Kategoria e Tretë (3) – 40 000 Lekë
001; 007; 111; 222; 333; 444; 555; 666; 777; 888; 999;
 
- Kategoria e Katërt (4) – 10 000 Lekë
100; 200; 300; 400; 500; 600; 700; 800; 900; 101; 202; 303; 404; 505; 606; 707; 808; 909; 020; 030; 040; 050; 060; 080; 090;
ose për çdo targë të prodhuar jashtë serie aplikohet kjo tarifë.
 
- Kategoria e Gjashtë (6) – 50 000 Lekë
për kapërcimin e çdo gërme të rendit alfabetik të karakterit të dytë të gërmave të para.
* Targë me përzgjedhje, automjet me vleren 10,000 lekë për përzgjedhjen e gërmave jashtë rradhe.
 
- Kategoria e Shtatë (7) - 10 000 Lekë
për përzgjedhjen e gërmave fundore të ndryshme: AC, FB, GL, MN, XX, XZ, etj.
 
- Kategoria e Tetë (8) – 20 000 Lekë
për përzgjedhjen e gërmave fundore të njëjta: AA, FF, GG, MM, XX, ZZ, etj.
 
 
Shembull:
AB001ZZ - tarifë totale 70 000 Lekë
AB202XB - tarifë totale 30 000 Lekë
AC123ZZ - tarifë totale 30 000 Lekë
 
 

Shënim:
Përveç vlerës së shërbimit, do të aplikohen edhe tarifat standarde për pajisjen me targë/regjistrim mjeti pranë DRSHTRR-ve për automjetet*.
*Për automjetet nuk përfshihen tarifa RBS, Kalim Pronësie ose ndryshim formati targe nga drejtkëndëshe në katrore. 
Të gjithë aplikantët e këtij shërbimi do të kenë prioritet në kryerjen e procedurave, pa pritur në rradhë. 

Plotëso formularin, dërgo kërkesën për rezervim, qëndro në pritje të konfirmimit.
Adresa email duhet të jetë e saktë pasi do të përcillet konfirmimi. Nëse emaili rezulton jo i saktë, rezervimi i targës do të anullohet. Një adresë email nuk mund të përdoret më shumë se dy herë.

Ju mund të porosisni çdo targë me gërma që variojnë nga AB ### SG - AC ### ZZ.

Kujdes! Informohuni mbi tarifat e reja të listuara më lart para se të dërgoni aplikimin tuaj!

Shembull:

AB001ZZ - tarifë totale 70 000 Lekë

AB202XB - tarifë totale 30 000 Lekë

AC123ZZ - tarifë totale 30 000 Lekë

 

Kërkesa juaj do të verifikohet dhe ju do të njoftoheni me e-mail për disponibilitetin e targës.

Kujdes: Kërkesa për verifikim targe nuk konsiderohet si prenotim. Ju duhet të qëndroni në pritje të konfirmimit që kërkesa juaj të konsiderohet e vlefshme. Pasi emaili të konfirmohet ju mund të paraqiteni pranë Drejtorisë Rajonale përkatëse në datën e njoftuar.

Për çdo problem me rezervimin na shkruani në adresën: targajashteserie@dpshtrr.gov.al

Përzgjidhni numrat dhe dy shkronjat fundore nga CH 001.

Kujdes! Informohuni mbi tarifat e reja të listuara më lart para se të dërgoni aplikimin tuaj!

Ju mund të porosisni çdo targë me kombinime që variojnë nga CH 001 - ZZ 999.

Shembull:

CJ909 - tarifë totale 25 000 Lekë

GG007 - tarifë totale 25 000 Lekë

VH123 - tarifë totale 15 000 Lekë

ZZ999 - tarifë totale 25 000 Lekë

Kërkesa juaj do të verifikohet dhe ju do të njoftoheni me e-mail për disponibilitetin e targës.

Kujdes: Kërkesa për verifikim targe nuk konsiderohet si prenotim. Ju duhet të qëndroni në pritje të konfirmimit që kërkesa juaj të konsiderohet e vlefshme. Pasi emaili të konfirmohet ju mund të paraqiteni pranë Drejtorisë Rajonale përkatëse në datën e njoftuar.

Për çdo problem me rezervimin na shkruani në adresën: targajashteserie@dpshtrr.gov.al

Unë i/e nënshkruari/a në dijeni të përgjegjësive penale që rrjedhin nga deklarimi dhe paraqitja e të dhënave e rrethanave të rreme, nën përgjegjësinë time personale deklaroj se të dhënat e paraqitura në këtë formular janë të vërteta dhe në respektim te ligit Nr. 9887 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" të ndryshuar, autorizoj me vullnetin tim të lirë institucionin, të përpunojë dhe të përdorë të dhënat e mia personale, për qëllimin e marrjes së shërbimit dhe efekte statistikore.
Njoftojmë se autorizimi i mëposhtëm është vullnetar.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga