Targë me Përzgjedhje

You are here

TARGË E VEÇANTË

Rregulla për marrjen e targave të veçanta:

  • Aplikimi bëhet vetëm online.
  • Në rast se aplikanti nuk paraqitet për të kryer shërbimin e marrjes së targës së veçantë apo të targës jashtë serie, brenda afatit të përcaktuar në njoftimin e dërguar nga DPSHTRR-ja, atëherë aplikimi do të konsiderohet i pavlefshëm.
  • Në rast se ndonjë nga targat e klasifikuar si targë e veçantë apo si targë jashtë serie nuk është shitur, për një periudhë 6 mujore nga data e vendosjes në sistem, ajo shitet si targë e zakonshme.

Kur aplikanti nuk është dakort të marrë targën e përzgjedhur nga sistemi, ai mund të zgjedhë targë tjetër e cila është gjendje në drejtori rajonale. Në këtë rast përveç tarifës për targën/at e zakonshme paguan shtesë 5,000 lekë kur targa është për motomjet;

  • Targa e motomjeteve me kombinime numra të përzgjedhur: 111; 222; 333; 444; 555; 666; 777; 888; 999; 001; 002; 003; 004; 005; 006; 007; 008; 009; 100; 200; 300; 400; 500; 600; 700; 800; 900; 101; 202; 303; 404; 505; 606; 707; 808; 909 – tarifa e targës është 10,000 lekë;
  • Targa e automjeteve me kombinime numra të përzgjedhur: 100; 200; 300; 400; 500; 600; 700; 800; 900; 101; 202; 303; 404; 505; 606; 707; 808; 909; 020; 030; 040; 050; 060; 080; 090 – tarifa, për të dy targat, është 10,000 lekë;
  • Targa e automjeteve me kombinime numrash të përzgjedhur: 010; 070; 002; 003; 004; 005; 006; 008; 009 – tarifa, për të dy targat, është 20,000 lekë;
  • Targa e automjeteve me kombinime numrash të përzgjedhur: 001; 007; 111; 222; 333; 444; 555; 666; 777; 888; 999 – tarifa, për të dy targat, është 40,000 lekë.

REZERVO TARGËN KËTU

 

Për të marrë targën e veçantë aplikanti paraqitet në sportel, paraqet miratimin dhe bën pagesën e tarifës së targës së veçantë, + tarifat standarde të shërbimit të regjistrimit të mjetit

TARGË JASHTË SERIE

Targë jashtë serie janë targa motomjetesh apo automjetesh për të cilat qytetari apo subjekti nuk dëshiron numrin e gjeneruar nga sistemi i radhës, por dëshiron një numër tjetër jashtë radhe. Në këtë kategori përfshihen targa me numra të ndryshëm nga ato të targës së veçantë, të pa prodhuara, por që, me kërkesë të aplikuesit, porositen për tu prodhuar.
Tarifa për këto targa është:

  • 5000 lekë me TVSH kur targa është për motomjet;
  • 10000 lekë, për të dy targat e automjetit.

 
 Rregulla për marrjen e targave jashtë serie:

  • Aplikimi bëhet vetëm online.
  • Në rast se aplikanti nuk paraqitet për të kryer shërbimin e marrjes së targës së veçantë apo të targës jashtë serie, brenda afatit të përcaktuar në njoftimin e dërguar nga DPSHTRR-ja, atëherë aplikimi do të konsiderohet i pavlefshëm.
  • Në rast se ndonjë nga targat e klasifikuar si targë e veçantë apo si targë jashtë serie nuk është shitur, për një periudhë 6 mujore nga data e vendosjes në sistem, ajo shitet si targë e zakonshme.

      Kur aplikanti nuk është dakort të marrë targën e përzgjedhur nga sistemi, ai mund të zgjedhë targë tjetër e cila është gjendje në drejtorinë rajonale. Në këtë rast përveç tarifës për targën/at e zakonshme paguan shtesë 5,000 lekë kur targa është për motomjet;

REZERVO TARGËN KËTU

 

Për të marrë targën jashtë serie aplikanti paraqitet në sportel, paraqet miratimin dhe bën pagesën e tarifës për targë jashtë serie, + tarifat standarde të shërbimit të regjistrimit të mjetit. Kur kërkohet që targa jashtë serie të jetë njëkohësisht dhe targë e veçantë, atëherë shtohet tarifa edhe e targës së veçantë.