Vetëdeklaro Kërkesën për të kryer një Ndryshim Konstruktiv në Mjet

You are here

Ndryshimi konstruktiv konsiston në ndryshimin e një ose më shumë karakteristikave konstruktive, funksionale, apo sistemeve dhe pajisjeve të mjetit të cilët reflektohen si tregues teknik në lejen e qarkullimit.

*Ju do të njoftoheni brenda 2 ditë punë për konfirmimin ose për informacion të mëtejshëm rreth aplikimit.

 

Kujdes! Për të gjithë ata posedues mjetesh që kanë bërë ndryshime të karakteristikave konstruktive ose funksionale të mjetit pa kërkesën paraprake dhe miratimin përkatës, gjatë shqyrtimit të kërkesës, nisur nga data 4.05.2020 do të aplikohen masat administrative si më poshtë:

  • Për ndryshim të ngjyrës ose kutisë së shpejtësisë, ose ndryshime të tjera me procedurë të lehtësuar të aplikohet masa administrative prej 10 000 (dhjetë mijë) lekë.
  • Për ndryshim të motorit, shtim të sistemit alternativ të ushqimit (impiantit të gazit), ndryshim të karrocerisë apo ndryshime të tjera me procedurë normale të aplikohet masa administrative prej 20 000 (njëzet mijë) lekë.

 

TË DHËNAT E ZOTËRUESIT
TË DHËNAT E MJETIT

   

Çfarë hapash duhet të ndjek nga aplikimi deri te ndryshimi i lejes së qarkullimit?

  1. Duke nisur nga data 04.05.2020 do të aplikohet masa administrative prej 10 000 (dhjetë mijë) lekë për ndryshimet konstruktive me procedurë të lehtësuar.
  2. Qëndroni në pritje të përgjigjes me email për konfirmimin (Autorizimin me email) ose refuzimin e shërbimit në rast problemi me aplikimin ose ndryshimin e kërkuar. (1 ditë pune).
  3. Pas pajisjes me Autorizimin me email dhe faturën e rregullt nga servisi vijohet me Identifikimin e Treguesve të mjetit në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Tarifa 1500 lekë.
  4. Pajisja me Leje Qarkullimi të re në të cilën reflektohet ndryshimi konstruktiv i kërkuar. Tarifa 1000 lekë leja e qarkullimit + 800 lekë azhurnimi i të dhënave teknike të mjetit në sistem.

Çfarë hapash duhet të ndjek nga aplikimi deri te ndryshimi i lejes së qarkullimit?

  1. Qëndroni në pritje të përgjigjes me email për konfirmimin (Autorizimin me email) ose refuzimin e shërbimit në rast problemi me aplikimin ose ndryshimin e kërkuar. (1 ditë pune).
  2. Pas marrjes se Autorizimit vijohet me ndryshimin konstruktiv pranë çdo servisi të licencuar i cili ofron këtë shërbim dhe përdor materiale të certifikuara dhe homologuara.
  3. Pas pajisjes me faturë të rregullt nga servisi vijohet me Identifikimin e Treguesve të mjetit në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Tarifa 1500 lekë.
  4. Pajisja me Leje Qarkullimi të re në të cilën reflektohet ndryshimi konstruktiv i kërkuar. Tarifa 1000 lekë leja e qarkullimit + 800 lekë azhurnimi i të dhënave teknike të mjetit në sistem.

Çfarë hapash duhet të ndjek nga aplikimi deri te ndryshimi i lejes së qarkullimit?

  1. Duke nisur nga data 04.05.2020 do të aplikohet masa administrative prej 20 000 (njëzet mijë) lekë për ndryshimet konstruktive me procedurë normale.
  2. Qëndroni në pritje të përgjigjes me email për konfirmimin (Autorizimin me email) ose refuzimin e shërbimit në rast problemi me aplikimin ose ndryshimin e kërkuar. (1 ditë pune).
  3. Pas pajisjes me faturë të rregullt nga servisi i licencuar i cili ofron këtë shërbim dhe përdor materiale të certifikuara dhe homologuara vijohet me pajisjen me Certifikatën e miratimit përfundimtar të ndryshimit lëshuar nga subjekti i licencuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE).
  4. Në përfundim të procesit vijohet me Identifikimin e Treguesve të mjetit dhe pajisjen me Leje Qarkullimi të re pranë DRSHTRR në të cilën reflektohet ndryshimi konstruktiv i kërkuar. Tarifa: 1500 lekë Identifikimi i Treguesve të mjetit + 1000 lekë leje qarkullimi + 800 lekë azhurnimi i të dhënave teknike të mjetit në sistem.

Çfarë hapash duhet të ndjek nga aplikimi deri te ndryshimi i lejes së qarkullimit?

  1. Qëndroni në pritje të përgjigjes me email për konfirmimin (Autorizimin me email) ose refuzimin e shërbimit në rast problemi me aplikimin ose ndryshimin e kërkuar. (1 ditë pune).
  2. Pas marrjes se Autorizimit vijohet me ndryshimin konstruktiv pranë çdo servisi të licencuar i cili ofron këtë shërbim dhe përdor materiale të certifikuara dhe homologuara.
  3. Pas pajisjes me faturë të rregullt nga servisi vijohet për pajisjen me Certifikatën e miratimit përfundimtar të ndryshimit lëshuar nga subjekti i licencuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE).
  4. Në përfundim të procesit vijohet me Identifikimin e Treguesve të mjetit dhe pajisjen me Leje Qarkullimi të re pranë DRSHTRR në të cilën reflektohet ndryshimi konstruktiv i kërkuar. Tarifa: 1500 lekë Identifikimi i Treguesve të mjetit + 1000 lekë leje qarkullimi + 800 lekë azhurnimi i të dhënave teknike të mjetit në sistem.
NJOFTIM

E gjithë pagesa për këtë shërbim do të kryhet pranë drejtorisë rajonale kur ju të paraqiteni për azhurnimin e të dhënave në lejen e qarkullimit.

Ky shërbim nuk është më me parapagesë, ndaj nuk duhet të kryeni asnjë pagesë paraprake.

NGARKONI 3-5 FOTO

Ngarko foto për të vërtetuar nëse e keni kryer ose jo ndryshimin e kërkuar. Në foto duhet të dallohen qartë: mjeti në disa pozicione, targa e mjetit dhe treguesi teknik për të cilin kërkoni të pajiseni me Autorizim. (jo më pak se 3 foto) *Komisionit shqyrtues mund t’i lindë e drejta të kërkojë informacione ose foto shtesë në rast se materialet e dërguara nga ju nuk janë bindëse!
 

Ngarko 3-5 foto
Files must be less than 5 MB.
Allowed file types: gif jpg jpeg png.
*Deklarimi i rremë ju ngarkon me përgjegjësi administrative.

Unë i/e nënshkruari/a në dijeni të përgjegjësive penale që rrjedhin nga deklarimi dhe paraqitja e të dhënave e rrethanave të rreme, nën përgjegjësinë time personale deklaroj se të dhënat e paraqitura në këtë formular janë të vërteta dhe në respektim te ligit Nr. 9887 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" të ndryshuar, autorizoj me vullnetin tim të lirë institucionin, të përpunojë dhe të përdorë të dhënat e mia personale, për qëllimin e marrjes së shërbimit dhe efekte statistikore.
Njoftojmë se autorizimi i mëposhtëm është vullnetar.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga