Njoftim për pozicion vakant “Magaziner”, në Degën e Financës, në DRSHTRR Shkodër

You are here

Në mbështetje të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, DPSHTRR ka nisur procesin e rekrutimit për një pozicion vakant, si Magazinier, në Degën e Financës, në DRSHTRR Shkodër
Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
 
Kritere të përgjithshme: 

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jenë shtetas shqiptarë;
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;

 
Kritere e veçanta:

  1. Të kenë kryer arsimin e mesëm ose të kenë diplomë universitare;
  2. Të kenë kryer specializime e kualifikime të ndryshme që lidhen me pozicionin e punës;
  3. Të mos kenë masa disiplinore në fuqi;
  4. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në DPSHTRR;
  5. Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit, paketën MS Office etj.

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin  si më poshtë:  deri më datë 18.11.2021.

  1. Letër interesi ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit për punë, aftësitë e tij profesionale;
  2. Jetëshkrim (CV) me foto personale;
  3. Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Letër reference nga punëdhënësit e mëparshëm apo aktual mbi performancën e aplikantit dhe komunikimit etik të tij;
  6. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës;
  7. Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) dhe mjekësore;
  8. Dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaporte / letërnjoftimi ID);
  9. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme. 

Shënim:

  • Të gjitha aplikimet do të vlerësohen dhe vetëm aplikantët të cilët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e përgjithshme dhe specifike të procedurës për plotësimin e pozicionit vakant, do të njoftohen dhe do të vazhdojnë më tej procesin e rekrutimit.

Konkurimi:
Do të zhvillohet në dy faza:

  1. Verifikimi paraprak
  2. Intervista e strukturuar me gojë

Fusha e njohurive, aftësitë edhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë në fushën e legjislacionit konform pozicionit të punës. 
 
Formular:

  1. Letër interesi ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit për punë, aftësitë e tij profesionale;
  2. Jetëshkrim (CV) me foto personale;
  3. Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Letër reference nga punëdhënësit e mëparshëm apo aktual mbi performancën e aplikantit dhe komunikimit etik të tij;
  6. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës;
  7. Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) dhe mjekësore;
  8. Dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaportë / letërnjoftimi ID);
  9. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme. 
Afati i Aplikimit: 
18/11/2021

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga